Muçollari: Rinia shqiptare po frymëzohet nga Sali Berisha
Pas rikthimit në krye të Partisë Demokratike, Sali Ber...

Kreu i PD, Sali Berisha, i ftuar sonte në “Open”, mes të tjerash foli dhe për marrëdhëniet që do të ketë me SHBA nëse vjen në pushtet.
I pyetur nëse mund të bëhet kryeministër një politikan i shpallur “non grata” dhe që nuk ka mbështetjen amerikane, Berisha u shpreh se nuk e kërkon mbështetjen amerikane dhe as nuk do ta kërkojë atë, duke shtuar se kur ambasadori amerikan, Donald Lu, i ka propozuar të marrë drejtimin e PD-së, ai ka refuzuar.
Pjesë nga diskutimet:
Rakipllari: Nuk kishit nevojë të bënit 7 korrikut për të konfirmuar marrjen e PD, sepse e dëshmuat edhe më parë që e zotëronit bazën e partisë. Nuk është kjo sfida që keni tani, por sfida juaj është se ju thatë që do e rrëzoni Edi Ramën para se të shkoni në zgjedhje dhe në këtë kuptim përmendët protestën e Shkupit, por ajo protesta e Shkupit kishte mbështetje amerikane, ju s’e keni… A mundeni dot të bëheni kryeministër pa mbështetje amerikane?
Berisha: Dhe nuk e kërkoj mbështetjen amerikane. Të garantoj që nuk kërkoj mbështetje nga askush, përveçse nga shqiptarët. Kur më është propozuar nga të tjerë të marrë PD, kanë marrë një “jo” të thatë. Donald Lu, psh.
Rakipllari: Besoni vërtet që një forcë politike mund të marrë pushtetin, pa mbështetjen e SHBA?
Berisha: Në mënyrë absolute, 100%, me një kusht, të ketë parime të drejta.
Rakipllari: Ju do të rrëzoni një kryeministër që bën korrupsion, ndërkohë që jeni “non grata”.
Breisha: Jam rast unik në botë, i dyti, që kam paditur Sekretarin e Shtetit për shpifje. Dhe të them këtu, që do të vazhdojë gjyqi sa të jem gjallë. Edhe po u bëra kryeministër, do të vazhdojë procesi. Ka disa forma, kjo që kam bërë unë është padi për shpifje. Kam paditur në një vend.
Rakipllari: Pse nuk e padisni në Amerikë?
Berisha: Sepse forma e trajtimit të problemit ishte ndryshe, edhe çmimi shumë i lartë. Nëse e padisje për shpifje, merrte dosjen e Delinës, e dënonte Delinën dhe më jepte mua të drejta. Unë nuk e kisha me Delinën, as me Ramën, por me njeriun që më kishte akuzuar për korrupsion. Ka pasur përpjekje, por unë nuk tërhiqem nga kjo.
Rakipllari: Ju do të bëni dhe Primare…
Berisha: A ke parë të më pengojë njeri gjatë këtij udhëtimi që kam bërë? Jo, absolutisht.
Rakipllari: Ke fituar bazën e PD…
Berisha: Jo nuk është baza, janë shqiptarët, sepse kauza e drejtë dhe forca e idealit të një njeriu që mbron kauzën e drejtë, nuk thyhet absolutisht. Marrëdhëniet e mia me SHBA do të jenë të shkëlqyera, kur të fitoj unë pushtetin.
Berisha: Ke 6 zyrtarë, merr lexo, 6 zyrtarë hungarezë, që unë i kam takuar, dhe që iu është hequr ‘”non grata”, që iu ishte vënë për të njëjtin përcaktim si mua. Kam takuar kryetarin e parlamentit të atij vendit dhe më ka folur një orë se e kishin caktuar “non grata”. Nuk kam përgjegjësi unë për ato që thotë ambasadorja Kim. Është përpjekur të bëjë gjithçka ndaj meje, por e vërteta është rezultati. I vetmi rezultat është dezinformomi që i ka bërë DASH, por është punë e saj, jo e imja./E.T-CNA.al
Pas rikthimit në krye të Partisë Demokratike, Sali Ber...
Deputeti Belind Këlliçi, ka folur për aferën e incener...
Kreu i PD, Sali Berisha, zbuloi se si do ta organizojë...
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, gjatë ...
kreu i PD, Sali Berisha, i ftuar këtë mbrëmje në emisi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zbuluar një bisedë që ka zhv...
“Do të jetë një stinë protestash”. Kështu u shpreh dep...
Kreu i PD, Sali Berisha, ka paralajmëruar hapur kryemi...
Një nga deklaratat më të forta të kreut të PD-së, Sali...
Kreu i Partisë Demokratike Berisha, është i ftuar mbrë...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka deklaruar se pro...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar protestën...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dorian Teliti, dek...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka folur për hapjen e n...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestën e 7 Korr...
Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka denoncuar mazhorancën q...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi,...
Sekretari i përgjithshëm i PS apo i njohuri ndryshe si...
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me sh...
Petrit Vasili firmosi në emër të LSI kontratën me komp...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...