Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar protestën e 7 Korrikut.
Gjatë një interviste, Lubonja është shprehur se protesta shfaqi qartazi se kreu i PD-së, Sali Berisha ka në kontroll pjesën dërrmuese dhe kundërshtarët janë të dobët para tij, duke nënkutpuar kundërshtarët e tij brenda PD-së.
“Mendoj që protesta shfaqi qartazi disa gjëra dhe la hapur disa gjëra të tjera. Shfaqi qartazi se ai që mund të quhet “grupi i themelimit”, Berisha, kontrollon pjesë më të madhe të PD, për të mos thënë që kontrollon pjesë dërrmuese të PD. Pra është një opozitë që imponohet me numrat e veta. Shfaqi qartazi që kundërshtarët janë shumë të dobët përpara tij, flas për kundërshtarët brenda PD. Shfaqi qartazi që përveç njerëzve të PD-së, aty kishte dhe shumë njerëz të tjerë, që në një far mënyre janë të pakënaqur nga qeveria. Sigurisht pastaj ka lënë çështje të hapura, atë se sa mundet të grumbullojë për të krijuar një masë kritike, për të sfiduar pushtetin e Ramës. Gjuha që përdoret a është apo jo kjo gjuha përbashkuese për të krijuar këtë dhe politikat që përdoren janë apo jo të tilla.
Çfarë duhet bërë për t’u bashkuar pjesa tjetër, çfarë duhet bërë më shumë për t’u afruar ajo pjesa gri, që mendoj se janë të rëndësishme në lojën politike shqiptare. Ashtu sikurse do të thoja edhe dy gjëra shumë të rëndësishme që gati nuk ceken, sepse mbulohet gati gjithçka me denoncimin, por nuk kemi qartazi një formulim të një programi alternativë se si mund të dilet nga kjo situatë. Shqipëria në rrezik, por cili është programi që do të shpëtojë Shqipërinë, përtej denoncimit të atyre që po qeverisin. Kjo lidhet me gjërat që janë përtej të majtës e të djathtës, kundër krimit, korrupsionit, oligarkisë, medias së kapur, etj, etj, pra që janë probleme që ka krijuar kjo qeveri. Pra, cila është ideologjia bazë e kësaj opozite, çfarë është e ndryshme nga partia në pushtet. Këto nuk janë të formuluara qartazi.
Grumbullimi i kaq shumë njerëzve në një kohë të papërshtatshme, ka të bëjë me vullnetin e organizatorëve, shtysa që ka Berisha, edhe për shkak të mërzive të tij mund të thuash, por janë shtysa të rëndësishme, dhe historia tregon se njerëz me vullnet mund të bëjnë shumë, mendoj se dhe Ilir Meta bën pjesë në këtë. Besoj nuk ka të bëjë shumë me pakënaqësinë në rritje, sepse ka pasur dhe me parë, por lidhet dhe me një lloj bazamenti militantësh që PD e ka të pandryshueshëm, kështu që nëse ky vullnet do të jetë dhe më i madh, me pakënaqësi që parashikohen në rritje, mundet të kemi protesta shumë më të fuqishme. Nuk ka pasur asnjëherë ndjeshmëri ndaj shtesave të brishta… sigurisht që maxhoranca duke u ndjerë e sigurt se ka një opozitë që mendon se e ka përçarë, i duket se mund të bëjë akoma dhe më shumë çudira në shtrëngimin e rripave të njerëzve dhe asgjë të mos ndodhi, dhe kjo është një nga arsyet e kësaj që po ndodh… pra është një situatë ku maxhoranca me dhe pa të drejtë mendon se mund të vazhdojë të sillet kështu, është detyrë e opozitës dhe njerëzve që të organizohen nëse duan të dalin nga kjo situatë”, u shpreh analisti./ A.E-CNA.al
Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka denoncuar mazhorancën q...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi,...
Sekretari i përgjithshëm i PS apo i njohuri ndryshe si...
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me sh...
Petrit Vasili firmosi në emër të LSI kontratën me komp...
E vetëquajtura aktiviste konservatore, Evi Kokalari në një...
Në fushatën zgjedhore 2021, LSI ka deklaruar një fond ...
Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë një seancë dëgjimo...
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Dorian Teliti, ka reagua...
Ditën e djeshme në qytetin e Peshkopisë u zhvillua Asa...
Deputeti Belind Këlliçi shkruan se kryeministri Edi Rama n...
Profesor Artan Fuga ka komentuar një postim të deputetes J...
Deputetja Jorida Tabaku, një ndër “kurtizanet” e Lulzim Ba...
"Partia Socialiste ka organizuar një takim të brendshëm pa...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hed...
Ish-zv.kryeministri Erion Braçe u ka drejtuar një mesazh p...
Duke marrë shkas nga situata në Sri Lankë, ish-ministr...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një paralajmërim të for...
Deputetja Jorida Tabaku është viktimizuar pas reagimev...
Avokati Altin Goxhaj ka folur për protestën e 7 korrik...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...