Kriza ekonomike/ Tabaku, akuza qeverisë: Shqetësohet vetëm për propagandë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hed...

"Partia Socialiste ka organizuar një takim të brendshëm partiak në mjediset e ambasadës shqiptare në Athinë".
Këtë denoncim e ka bërë pak momente më parë sekretari për emigracionin në PD, Indrit Hoxha.
Në një deklaratë për shtyp, Hoxha tha se zyrtarë të lartë të PS-së kanë kryesuar të shtunën në një takim organizativo-elektoral, brenda zyrave ku stema është e Republikës së Shqipërisë.
Ai u shpreh se përvetësimi i simboleve kombëtare, hapësirave shtetërore dhe devijimi i vullnetit të taksapaguesve shqiptarë për qëllime partiake, është një rekord i zi që nuk i bën nder shtetit dhe as një PS-je normale.
Sekretari për Emigracionin në PD kërkon që të hetohen ministrja Mirela Kumbaro, sekretari i PS-së, Damian Gjiknuri, dhe deputeti Laert Duro.
“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është kthyer në zyrë elektorale të Partisë Socialiste.
Informacione të konfirmuara, ardhur në Partinë Demokratike, bëjnë me dije për organizimin e një takimi të brendshëm partiak në mjediset e përfaqësisë diplomatike shqiptare në Athinë. Duke shkelur çdo ligj të shtetit dhe kod të etikës, zyrtarë të lartë të PS kanë kryesuar të shtunën në një takim organizativo-elektoral, brenda zyrave ku stema është e Republikës së Shqipërisë.
Futja aty e flamujve dhe simboleve partiakë është mjerim dhe përdhosje e idesë së shtetit. Përvetësimi i simboleve kombëtare, hapësirave shtetërore, dhe devijimi i vullnetit të taksapaguesve shqiptarë për qëllime partiake, është një rekord i zi që nuk i bën nder shtetit dhe as një PS-je normale.
Partia Demokratike dënon me forcë praninë në takim dhe implikimin e ministres Mirela Kumbaro, sekretarit të Përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe deputetit Laert Duro, dhe u bën thirrje organeve përkatëse të hetojnë këtë shkelje flagrante.
Partia Demokratike dënon gjithashtu një shkelje të dytë, caktimin e atasheut ushtarak Roland Berxhani, si koordinator për zgjedhjet në degën e PS në Athinë. Përfshirja e një zyrtari, aq më shumë një atasheu ushtarak në punë partiake, cenon jo vetëm dinjitetin e Forcave të Armatosura të një vendi të NATO-s, por ul kredibilitetin e ambasadës dhe shtetit shqiptar te bashkatdhetarët tanë atje.
Kthimi i Amabsadës në zyrë me aneks të Partisë Socialiste është një atentat tjetër që partia në pushtet i bën shtetit dhe imazhit të Shqipërisë. Ju bëjmë thirrje bashkatdhetarëve tanë në Greqi të na informojnë për çdo kundërvajtje dhe problem të tyrin atje. Partia Demokratike do t’u jetë në krah”, deklaroi Hoxha./ B.A. – CNA.al
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hed...
Ish-zv.kryeministri Erion Braçe u ka drejtuar një mesazh p...
Duke marrë shkas nga situata në Sri Lankë, ish-ministr...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një paralajmërim të for...
Deputetja Jorida Tabaku është viktimizuar pas reagimev...
Avokati Altin Goxhaj ka folur për protestën e 7 korrik...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka folur sërish p...
“Kamikazja” e Lulzim Bashës, Jorida Tabaku, është ndër...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, është shfaqur sot në...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka shuar z...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka tre...
“Babalja” i PD-së ka lënë hallet mënjanë dhe është arr...
Deputetja Albana Vokshi, ka folur pasditen e sotme për...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka fol...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka denoncuar një ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me...
Në mbledhjen e radhës së Komitetit të Përbashkët të Po...
Në datën 7 korrik me mijëra qytetarë mbushën bulevardi...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ndërsa ironizon r...
Deputeti Erion Braçe është i pranishëm këtë të premte ...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...