Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, është shfaqur sot në rolin e viktimës.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Tabaku shkruan se ka marrë komente negative në "Facebook", pas pjesëmarrjes në protestë.
“'Po të mbysin në fb', më shkruajti një i afërm pasi postova shënimin për protestën e së enjtes. 'Sa të këqia i paske komentet', qe mesazhi i një miku tjetër. Mora disa të tilla, siç mora edhe disa krejt ndryshe nga miq demokratë që ndanin të njëjtin shqetësim. Njësoj si unë edhe ata kishin qenë në protestë. Pata edhe debate me ndonjë që s'kuptonte dot pse kisha shkuar në protestë.
Më pas i lexova një e nga një komentet. Siç bëj gjithnjë, megjithëse që kur partia u përça si s'ka më keq leximi i tyre është bërë i dhimbshëm. Do të ishte gjysma e së keqes sikur gjithë ato të shara të vlenin për të sjellë demokratët në pushtet. Por nuk vlejnë për asgjë. Prandaj nuk mund të mbyll gojën dhe bëj sehir duke parë të njëjtin film me të njëjtin fund”, shkruan Tabaku.
Më tej, ajo tenton të sqarojë pjesëmarrjen në protestë dhe të shfajësohet se nuk është ajo fajtorja që PD prej tetë vitesh është në opozitë.
“Sot disa ekzaltohen njësoj si disa të tjerë më parë, përfshirë edhe mua, duke numëruar pjesëmarrësit në uragane fitoresh që në fund nuk vijnë. Më shkruanin edhe se duhet thjesht të protestoja dhe mbyllja gojën! Po sfida jonë është që ta hapin gojën të gjithë shqiptarët, jo që ne t'ia mbyllim njëri-tjetrit.
Disa të tjerë ankoheshin se 8 vjet i paskam lënë unë në opozitë dhe të enjten qenka hapur rruga drejt pushtetit! Do ta uroja shumë të ishte kështu, po të besosh këtë do të thotë të besosh se shumica e shqiptarëve e beson këtë.
Ky ka qenë gabimi ynë 8 vjet. I të gjithëve bashkë. Kemi ngatërruar dëshirën tonë të përbashkët me shumicën për të larguar Edi Ramën, me besimin e shumicës së shqiptarëve tek alternativa e Partisë Demokratike.
Protestat duhen dhe shumë mirë që t'i bëjmë. Po halli është se këtë ngatërresën që thashë mes nesh dhe shqiptarëve, protestat nuk e zgjidhin dhe do të jetë tejet e hidhur sikur e shkuara të përsëritet”, shkruan Tabaku.
Pavarësisht viktimizimit, Tabaku nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me protestën.
Sipas saj duhet një ofertë e re me emrin Partia Demokratike.
“Prandaj nuk ndryshoj mendim: Duhet një shpresë e re që ndërtohet me një mendësi ndryshe, përmes një mënyrë ndryshe të të parit dhe të bërit të gjërave! Një ofertë e re me emrin Partia Demokratike! Një PD moderne, e fortë dhe e bashkuar patjetër, po mbi të gjjtha e hapur, jo e izoluar. Pa frikë për ta dëgjuar mendimin ndryshe me respekt. Për të vepruar ndryshe me kurajo.
Për të qenë ndryshe për shqiptarët”, përfundon reagimin Tabaku./CNA.al
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka shuar z...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka tre...
“Babalja” i PD-së ka lënë hallet mënjanë dhe është arr...
Deputetja Albana Vokshi, ka folur pasditen e sotme për...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka fol...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka denoncuar një ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me...
Në mbledhjen e radhës së Komitetit të Përbashkët të Po...
Në datën 7 korrik me mijëra qytetarë mbushën bulevardi...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ndërsa ironizon r...
Deputeti Erion Braçe është i pranishëm këtë të premte ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha n...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, u shpreh se protest...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi se ...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e ka cilësuar protestën ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, u është përgjigjur d...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, deputetja Albana Vokshi,...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, gja...
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lid...
Me mijëra qytetarë mbushën ditën e djeshme bulevardin "Dës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...