
Sekreti i thjeshtë për t'u bërë më i pëlqyeshëm
Nëse mendoni se njerëzit janë thjesht të mirë nga natyra, ...
Konfirmimi i ekzistencës së jetës jashtëtokësore, do ishte një moment kulmor në historinë njerëzore dhe do të na detyronte të rishikonim rrënjësisht perspektivat tona psikologjike. Bazuar në madhësinë, moshën dhe përmbajtjen e Universit, është e arsyeshme të dyshohet, ndoshta edhe të pritet, që qytetërimet jashtëtokësore të ekzistojnë në një numër të madh.
E megjithatë gjithçka që dimë deri më sot është vetmia jonë. Më shumë se 70 vjet më parë, fizikani fitues i Çmimit Nobel Enriko Fermi bëri pyetjen e famshme:”Ku janë ata?”, e cila u bë e njohur si Paradoksi i Fermit. Deri më sot, nuk kemi asnjë vizitë, asnjë provë, madje as zhurmën e zbehtë të ndonjë mjeti fluturues që vjen nga shoqëri të largët post-biologjike.
Me gjithë respektin për Ekuacionin Drejk, ka të ngjarë që ne të jemi vetëm. Gjithsesi nëse qytetërimet jashtëtokësore ekzistojnë në një numër të madh, atëherë një ose disa kombinime nga tetë përgjigjet e mëposhtme ndaj pyetjes së Fermit, janë një bast shumë i mirë për të shpjeguar pse nuk ka ndodhur ende kontakti i parë me ta.
Koha
Njerëzit anatomikisht modernë janë pak më shumë se 300.000 vjet të vjetër, dhe qytetërimi është 6 ose 7 mijë vjet i vjetër. Këto janë fraksione të vogla momentesh në një Univers ku koha matet në miliarda vjet. Pra mund të mos ketë pasur mjaftueshëm kohë që të na kontaktojnë jashtëtokësorët.
Ne jemi të neveritshëm
Ndoshta faji është i yni. Ndoshta jashtëtokësorët na vëzhguan dikur, dhe nuk u pëlqeu ajo që panë. Mund të ishim një formë jete e çuditshme, të çmendur, të neveritshëm dhe të pamatur saqë ata thanë “Jo faleminderit” dhe vazhduan më tutje. Në fakt ne lejojmë një pjesë të konsiderueshme të species tonë të vuajë në varfëri ekstreme, ndërsa përdorim vazhdimisht teknologji vdekjeprurëse kundër vetvetes.
Kozmosi është një vrasës
Universit nuk i intereson sa të zgjuar jemi. Ai ka shumë mënyra për të zhdukur qytetërimet. Ndoshta vrimat e zeza shkatërrojnë shoqëri jashtëtokësore me një frekuencë të tillë, që nuk u lejon qytetërimeve kohë të mjaftueshme për të gjetur njëri-tjetrin.
Largësia
Fizika aktuale deklaron me besim se asgjë nuk mund ta tejkalojë shpejtësinë e dritës. Distancat e jashtëzakonshme midis yjeve dhe midis galaktikave, përkthehen në udhëtime që ndoshta janë përtej durimit të shumicës apo të gjithë jashtëtokësorëve. Nëse shumica e tyre ndodhen në anën tjetër të Universit, do t’u duheshin miliarda vjet për të mbërritur tek ne.
Nuk i interesojmë askujt
Po sikur shumica e tyre të mos duan apo mos kenë nevojë të eksplorojnë, zgjerohen apo kolonizojnë? Po sikur kjo të jetë sjellje të jetë unike e jona? Ndoshta ata priren të shohin punët e tyre, pasi janë të kënaqur apo aq të sofistikuar sa të mos humbin kohë duke menduar mbi jetën e përditshme në botë të largëta.
Shkenca nuk është e pashmangshme
Shoqëritë tona sot janë aq të ngopura me shkencë dhe teknologji, saqë na duket sikur shkenca lind natyrshëm si një nënprodukt i të menduarit. Por mbase zbulimi shkencor dhe teknologjia komplekse mund të jenë të rralla midis formave jashtëzakonisht inteligjente të jetës.
Vetë-shkatërrimi është i pashmangshëm
Ndoshta qytetërimet e tjera janë nga nevoja aq ambicioze, krijuese dhe të pangopura, saqë në mënyrë të pashmangshme e kafshojnë bishtin e tyre. Ndoshta kur imagjinata dhe teknologjia rriten së bashku, gjatë mijëra apo miliona viteve, gjasat e vetë-shkatërrimit rriten ndjeshëm, dhe në fund ndodh diçka.
Ne jemi të mërzitshëm
Ndoshta alienët nuk kanë interes të takohen me ne. Mund të ndodhë që ne të lëvizim, të komunikojmë dhe të mendojmë aq ngadalë apo në mënyrë të paaftë, saqë ata zgjedhin të vizitojnë botë të tjera ose të qëndrojnë të zhytur në universet e tyre virtuale./ Përshtatur nga CNA.al
Nëse mendoni se njerëzit janë thjesht të mirë nga natyra, ...
Zyrtarët egjiptianë të antikiteteve thonë se kanë konfirmu...
Shumë besojnë se është thjesht një mit, të tjerë një reali...
Negociatat për ngritjen e një paneli ekspertësh të Kombeve...
Ne njerëzit duket se kemi një marrëdhënie dashuri-urrejtje...
Ndryshimet e temperaturës dhe shkurtimi i ditës në dimër bë...
Faqja e rezervimit të udhëtimeve Omio, ka zbuluar destinaci...
E keni dëgjuar gjëegjëzën e vjetër: “Cila ka ekzistuar e p...
Më shumë pemë shpëtojnë jetë! Në këtë përfundim ka arritur...
Pavarësisht nëse besoni apo jo te fati, është e vërtetë që...
Gjetja e dhuratës për personin tuaj të zemrës është një pr...
Një imazh i ri mahnitës i Mjegullnajës Tarantula (aka 30 D...
Zakonisht hënat e plota janë faza të cilat ndodhin afërsis...
Gjeografia është një fushë magjepsëse. Ajo përfshin gjithç...
“A mos je i zbehtë nga lodhja, nga ngjitja në qiell dhe sh...
Ndërsa bota po hapet përsëri ndaj udhëtime ndërkombëtare, ...
Më 25 janar mediat më të rëndësishme raportuan se një ekip...
Në Kiyotsu, një nga tre kanionet e mëdha të Japonisë, Tune...
Vetmia është një problem madhor në shoqërinë japoneze, por...
Një zbulim i madh i katër varreve të faraonëve dhe një mum...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e ...
Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit Kl...
Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarr...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Sipas një studimi të kësaj platforme, në gjashtë muajt e p...
Një gazetare franceze u vu në pranga më 19 shtator nga pol...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Almyros, në Greqinë ...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...