Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi Venezuelën ishte më i madhi në më shumë se një shekull
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...

Vetmia është një problem madhor në shoqërinë japoneze, por jo vetëm atje. Ajo është akute sidomos në mesin e popullatës së saj më të moshuar, por ka shenja se vetmia është në rritje edhe popullata në moshë të re. Tek të moshuarit që jetojnë vetëm, mbi 15 për qind e tyre kanë rregullisht ditë kur nuk komunikojnë me askënd, ndërsa 30 për qind thonë se nuk kanë njerëz të besueshëm në jetën e tyre.
Por vitet e fundit po bën më shumë përshtypje fenomeni i quajtur “Hikikomori”, heremitët e ditëve moderne ose të vetmuarit. Në vitin 2010, qeveria japoneze vlerësoi se kishte mbi 700.000 njerëz që jetonin si Hikikomori brenda vendit, me një moshë mesatare 31 vjeç.
Por sipas studimeve të reja, ky problem është bërë më i zakonshëm në shumë pjesë të botës.
Në fundin e viteve 1990, Japonia nisi të alarmohej kur zbuloi se një numër i madh adoleshentësh dhe të rinjsh nuk kishin pothuajse asnjë kontakt shoqëror, përveç njëfarë komunikimi me familjet e tyre.
Dukuria quhej Hikikomori në japonisht, që do të thotë “mbyllje në vetvete”. Në thelb, një Hikikomori tërhiqet nga jeta sociale, edhe pa pasur ndonjë gjendje themelore fizike apo mendore. Kjo gjendje ndryshon rrallë për mirë, dhe të qenit një Hikikomori është një gjendje thuajse gjithmonë kronike.

Intervistat me Hikikomori-t, kanë zbuluar se këta njerëz përjetojnë nivele të larta të shqetësimit psikologjik dhe ankthit. Madje edhe vetëm mendimi i heqjes dorë nga ky stil jetese mund të prodhojë shqetësim. Tërheqja sociale nënkupton që Hikikomorit qëndrojnë brenda pothuajse çdo ditë.
Ata të jetojnë me familjet e tyre ose vetëm. Kjo nuk është vetëm një formë e ankthit social. Shumica e studiuesve që e studiojnë po mendojnë ta klasifikojnë atë si një gjendje patologjike. Një sondazh i publikuar në vitin 2010, raportoi se prevalenca e Hikikomorit ishte afro 1.2 për qind e popullsisë japoneze, dhe nuk ka ende një konsensus rreth asaj që shkakton këtë lloj gjendjeje.
Kjo dukuri prek që të dyja gjinitë në mënyrë të barabartë, dhe duket se lidhet shpeshherë me trauma të mëparshme apo përvoja të pakëndshme sociale (përfshirë dështimin në shkollë). Prek shpesh familjet e shtresës së mesme dhe të mesme.
Por kjo sepse këto familje kanë mundësi të mbështesin plotësisht kërkesat e djalit apo vajzës që bën një jetë të izoluar. Ndërsa tek familjet që nuk janë aq të pasura, një Hikikomori do të detyrohet të shkojë në punë.
Hikikomori është i ngjashëm me tërheqjen sociale të shfaqur nga disa njerëz me çrregullime të spektrit të autizmit, por nuk është vendosur asnjë lidhje e caktuar. Sipas librit të Majkëll Zielenziger “Si Japonia krijoi brezin e vet të humbur”, kjo sindromë lidhet ngushtë me çrregullimin e stresit post-traumatik, edhe pse hulumtimet e publikuara deri më sot sugjerojnë se kjo tezë është spekulative.

Gjithsesi, nuk është rastësi që ky fenomen u shfaq për herë të parë në Japoni. Hikikomori është lidhur me një prishje të kohezionit social dhe në marrëdhëniet shoqërore, urbanizimin e shpejtë dhe përparimin e shpejtë teknologjik, dhe që të gjitha këto janë të përhapura në Japoni.
Këto ndryshime mund t’i shkëputin individët nga shoqëria, duke i bërë ata të ndihen të pavend në çdo situatë sociale. Kërkimet e vazhdueshme sugjerojnë se faktorët intrapersonalë (vetëvlerësimi, vështirësitë emocionale, kontrolli i impulseve, etj.) janë faktorë rreziku më të mëdhenj se ata ndërpersonalë (ankthi social, marrëdhëniet problematike me bashkëmoshatarët, vështirësitë në marrëdhënie me prindërit etj).
Por ndikon edhe një faktor më i rëndësishëm. Teknologjia, me internetin dhe lojërat kompjuterike, duket se është e lidhur fort me Hikikomorit. Pasi këta njerëz priren ta përdorin shumë internetin. Ata preferojnë të komunikojnë në internet dhe shpesh (por jo gjithmonë) kalojnë shumë nga koha e tyre në botën online.
Megjithatë, do të ishte shumë sipërfaqësore që Hikikomorit të etiketohen thjesht si njerëz varur nga interneti. Përdorimi i internetit dhe i mediave sociale në veçanti, ka lulëzuar vitet e fundit. Një studim i fundit zbuloi se 17-26.8 për qind e adoleshentëve në Hong Kong mund të konsiderohen të varur nga interneti, krahasuar me rreth 1 për qind që mund të konsiderohen Hikikomori.

Po ashtu mosha në të cilën fillojnë të shfaqen këto dy fenomene është e ndryshme. Për varësinë nga interneti janë adoleshentët në moshë të hershme. Për Hikikomorit, është adoleshenca e vonë dhe fillimi i moshës madhore. Ka të ngjarë të ketë një mbivendosje midis të varurve nga interneti dhe Hikikomorit.
Por edhe në atë rast nuk është e qartë se çfarë e shkakton atë. Varësia nga interneti mund t’i nxitë njerëzit të izolohen nga pjesa tjetër e botës. Por nga ana tjetër, interneti mund të jetë një mekanizëm ndihmës për njerëzit që kanë një komunikim shumë të kufizuar me të tjerët.
Sipas disa studimeve, interneti mund të përmirësojë cilësinë e jetës së Hikikomorit, duke i dhënë mundësi të takojnë virtualisht njerëz të tjerë, përfshirë njerëz me probleme të ngjashme dhe interesa të përbashkëta.
Por Takahiro Kato, profesor i asociuar i psikiatrisë në Universitetin Kjushu në Fukuoka, mendon se video-lojërat dhe mediat sociale, e kanë reduktuar sasinë e kohës që njerëzit kalojnë jashtë dhe në mjedise sociale, gjë që mund të shërbejë si një lloj porte hyrëse drejt këtij fenomeni.
Shfaqja e telefonave inteligjentë, shërbimet online të porosisë së ushqimeve, dhe të gjitha shërbimeve që reduktojnë ndërveprimin social, mund të kenë gjithashtu një efekt të ndërlikuar në këtë çështje. Në thelb, ju mund ta jetoni gjithë jetën tuaj nga shtrati ose tavolina juaj dhe kjo është ajo që po bëjnë shumë Hikikomori.
Por, megjithëse fenomeni u shfaq dhe u përkufizua në Japoni dhe pjesë të tjera të Azisë, ai është bërë prej kohësh një fenomen global. Studimet e mëparshme, raportuan ekzistencën e Hikikomori në Korenë e Jugut dhe Hong Kong, si dhe në Shtetet e Bashkuara, Marok, Oman, Itali, Indi, Finlandë dhe Francë.
Një zbulim i madh i katër varreve të faraonëve dhe një mum...
Çdo 26 sekonda, Toka “pulson” m’u nën këmbët tona. Ky puls...
Filmi "Everything Everywhere All At Once" është renditur t...
Sot miliona njerëz në mbarë botën përdorin alfabetin Breil...
Magjistarët kanë ekzistuar që në kohërat e lashta. Akti i ...
I vlerësuar shumë për vetitë e tij estetike dhe metalurgji...
Në fillimin e viteve 1950, kur po “nxehej” Lufta e Ftohtë ...
A e keni menduar ndonjëherë se qenit tuaj i mungon vetëm t...
Duket si një pjesëz e shkëputur nga filmat më mbresëlënës ...
Shumica e fëmijëve duan të vizatojnë. Por Andres Valencia ...
Tatuazhet janë bërë një pjesë e përhapur e kulturës në bot...
Për të parashikuar se çfarë do të ndodhë me 215,000 akulln...
A keni provuar ndonjëherë një frut që vlen qindra mijëra e...
Një kometë e zbuluar së fundmi do të shfaqet së shpejt...
Në Shtetet e Bashkuara, numri i njerëzve që flasin një...
Fotografë të natyrës nga e gjithë bota sollën përmes fotog...
Mësoni disa fakte për kufijtë më të pazakontë në vende të ...
Linja ajore "Frontier" ka ofruar një udhëtim falas për...
A keni parë ndonjëherë një foto të dikujt dalë shumë v...
Danuri, sonda e parë hënore e Koresë së Jugut ka dërguar f...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...