Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

A e keni menduar ndonjëherë se qenit tuaj i mungon vetëm të folurit? Në fakt atij nuk i mungon ajo. Fakti është që ne flasim dy gjuhë të ndryshme, atë njerëzore dhe të qenit. Megjithatë, epoka e moskuptimit midis kafshëve dhe njerëzve mund të përfundojë shumë shpejt.
Disa grupe studiuesish po e përdorin Inteligjencën Artificiale (AI) për të studiuar dhe deshifruar gjuhën e kafshëve, duke na dhënë mundësi të komunikojmë me speciet e tjera. Një nga kompanitë që punon për ta bërë këtë të mundur është Projekti Kalifornian i Llojeve të Tokës (ESP), i cili po zhvillon sisteme të bazuara te mësimi automatik (machine learning), të aftë për të deshifruar gjuhën e kafshëve duke identifikuar modele të sjelljes së përsëritur.
Gjuhët që duhen deshifruar
Për të zbuluar një model që të na lejojë - pak a shumë si te lojërat me enigmë - të deshifrojmë të folurën e kafshëve, ne duhet ta furnizojmë Inteligjencën Artificiale me një sasi të madhe të dhënash, të cilat përmbajnë komunikime gojore, vizuale dhe fizike të kafshëve.
Qëllimi, shpjegojnë studiuesit, është të përcaktojë se në cilat kushte një kafshë prodhon një sinjal komunikues, cili është reagimi i bashkëbiseduesit dhe cilat sinjale të tjera ndikojnë te veprimet e mëvonshme. ESP ka krijuar BEANS (akronim për Benchmark of Animal Sounds), një sistem për analizimin e sinjaleve akustike të komunikimit të kafshëve - si bioakustike (të prodhuara nga vetë kafsha) ashtu edhe eko-akustike (regjistrimet e të gjithë ekosistemit) - që përfaqëson një bazë nga e cila do ta lejojë Inteligjencën Artificiale të klasifikojë modelet e komunikimit me kafshët.
Gjuha e cetaceve më e kuptueshme për ne se ajo e kafshëve të tjera
Gjuha më "e kuptueshme” për ne deri më sot është ajo e cetaceve, balenave të cilat komunikojnë mbi të gjitha nëpërmjet tingujve, pasi drita nuk përhapet mirë nën ujë. “Gjuha e cetaceve është shumë interesante. Në historinë e tyre 34 milionë vjeçare, ata kanë mësuar shumë, si në aspektin shoqëror po ashtu edhe në atë kulturor”- thotë Keti Zakarian, bashkëthemeluese e ESP.
Për çfarë duhet kjo gjë?
Kuptimi i gjuhës së specieve të tjera mund të na ndihmojë të adresojmë më mirë përpjekjet për ruajtjen e tyre. Gjithashtu ne duhet të kuptojmë nëse kafshët në një zonë të caktuar janë të shëndetshme apo po shqetësohen nga aktiviteti njerëzor (siç është rasti i balenave, të shqetësuara nga shpimet), dhe të vendosim përfundimisht nëse është e përshtatshme që të krijohen zona të mbrojtura.
E drejta e përgjigjes
“Të kuptuarit se çfarë thonë kafshët, është hapi i parë për t’u dhënë specieve të tjera në planetin tonë ‘një zë’ në diskutimin mbi mjedisin tonë. Për shembull, është e drejtë t’u kërkosh balenave të zhvendosen nga kursi që ndjekin anijet nëse kjo lëvizje ndryshon zakonet e tyre të të ngrënit, apo duhet të lëvizin anijet diku tjetër? Ndoshta pas njëfarë kohe, ne do të jemi në gjendje t'i pyesim ato drejtpërdrejt”- thotë Kei Firth-Baterfilld i Forumit Ekonomik Botëror.
Duket si një pjesëz e shkëputur nga filmat më mbresëlënës ...
Shumica e fëmijëve duan të vizatojnë. Por Andres Valencia ...
Tatuazhet janë bërë një pjesë e përhapur e kulturës në bot...
Për të parashikuar se çfarë do të ndodhë me 215,000 akulln...
A keni provuar ndonjëherë një frut që vlen qindra mijëra e...
Një kometë e zbuluar së fundmi do të shfaqet së shpejt...
Në Shtetet e Bashkuara, numri i njerëzve që flasin një...
Fotografë të natyrës nga e gjithë bota sollën përmes fotog...
Mësoni disa fakte për kufijtë më të pazakontë në vende të ...
Linja ajore "Frontier" ka ofruar një udhëtim falas për...
A keni parë ndonjëherë një foto të dikujt dalë shumë v...
Danuri, sonda e parë hënore e Koresë së Jugut ka dërguar f...
Dorëshkrimi më i madh mesjetar ekzistues, Codex Gigas,...
Një shi meteororësh pritet të bjerë mbrëmjen e sotme. ...
1. Mosplanifikimi Shumë goca mendojnë se ju doni të d...
Londra është shtëpia e disa prej stdiumeve më të njohu...
Pavarësisht nëse i frikësoheni motit me erë ose prisni mën...
Kur këpucët tuaja janë të pista dhe të gërvishtura, mund t...
Qefini i Torinos është një pëlhurë prej liri, e cila ...
Nëse vazhdimisht shtyni alarmin në mëngjes, mund të je...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...