“Danuri” mahnit nga hapësira/ Dërgon pamjet e mrekullueshme bardh e zi të Tokës
Danuri, sonda e parë hënore e Koresë së Jugut ka dërguar f...

A keni parë ndonjëherë një foto të dikujt dalë shumë vite më parë, dhe megjithëse është në të njëjtën moshë me ju, duket shumë më i moshuar? Jo vetëm 1 apo 2 vite, por deri në 10 vite apo më shumë? Ndoshta ju mund të keni parë fotografi të anëtarëve të familjes suaj gjatë rinisë së tyre, dhe ata duken si të rritur në moshë të thyer. Për këtë ekzistojnë një sërë arsyesh, nga ato psiko-sociale tek ato shkencore.
Arsyeja e parë: Moda e vjetëruar

Përveç grumbujve të provave anekdotike se të rinjtë e dikurshëm na duken të moshuar përtej viteve të tyre, “YouTuber”-i Majkëll Stivens - i njohur më mirë si Vsauce - vendosi të kërkonte më shumë mbi këtë fenomen, duke ngarkuar një video në kanalin e tij me titull: “A dukeshin dikur njerëzit më të moshuar sesa sot?”
Ndërsa Stivens u përqendrua te shumë shpjegime, ai u ndal edhe te një faktor veçanërisht interesant: moda e vjetëruar dhe ndikimi i saj në dukje gjë, e cila bënte që njerëzit të dukeshin disa vite më të mëdhenj nga sa ishin në të vërtetë. Duke parë foto të së shkuarës, njerëzit shikojnë se brezat e mëhershëm visheshin me një stil të vjetëruar, i cili prej shumë kohësh asociohet me njerëz më të moshuar.
Kjo gjë bën që brezat e rinj të së kaluarës t’u duken më të moshuar sesa kanë qenë në të vërtetë brezave të rinj të sotëm. Këto ishin zakonisht veshje apo aksesorë që individët mbanin në rininë e tyre dhe që vazhduan të ishin në modë deri kur ata arritën në moshë të thyer.
Arsyeja e dytë: Një shëndet në përgjithësi më i mirë

Edhe pse tregon modën si një nga arsyet kryesore se përse njerëzit duken më të moshuar në të kaluarën, Stivens përmend gjithashtu rëndësinë e përmirësimeve në mënyrën se si trajtohen problemet shëndetësore. Faktorët kryesorë që kanë ndikuar te dallimet në plakjen midis brezave, ishin popullarizimi i kremrave kundër diellit dhe i kujdesit dermatologjik në përgjithësi, por edhe kujdesi dentar dhe ortodontia, që u bë një praktikë e zakonshme.
Sigurisht, në lidhje me këtë çështje ka shumë për të thënë edhe për përmirësimet drastike në kujdesin shëndetësor, përfshirë kujdesin shëndetësor universal në shumë vende, përmirësimin e standardeve të jetesës dhe rritjen e njohurive mbi të ushqyerit cilësor. Çdo brez i ri është i përmbytur me një sërë informacionesh se si mund të ruhet një shëndet i mirë, dhe me pamje të re, por edhe më shume studime shkencore që ofrojnë provat e nevojshme për të marrë vendime të tilla.
Arsyeja e tretë: Rëndësia e “epokës biologjike”

Si të mos mjaftonte as kjo për të treguar se përse njerëzit dukeshin dikur më të moshuar sesa vitet që kishin mbi supe, shkencëtarët kryen ndërkohë një studim intrigues në vitin 2018, i cili vlerësoi moshat biologjike të afërsisht 1000 individëve, që të gjithë të moshës 38-vjeçare. Ata analizuan shenjues të shumtë fiziologjikë, si metabolizmi dhe presioni i gjakut, për të përcaktuar moshën biologjike të secilit pjesëmarrës, shumica e të cilëve ishin të rinj. Por të tjerët, ishin të moshës rreth 50 vjeç, madje njëri ishte 61 vjeç.
Një studim tjetër analizoi se si ndryshoi mosha biologjike në lidhje me moshën kronologjike tek individët midis viteve 1988-2010. Ata zbuluan se gjeneratat më të fundit ishin dukshëm biologjikisht më të rinj se më të vjetrit. Brezat e rinj që kanë një moshë biologjike më të vogël, mund të shpjegojnë pjesërisht pse duken kaq të ndryshëm në pamjen e jashtme./ Përshtatur nga CNA.al
Danuri, sonda e parë hënore e Koresë së Jugut ka dërguar f...
Dorëshkrimi më i madh mesjetar ekzistues, Codex Gigas,...
Një shi meteororësh pritet të bjerë mbrëmjen e sotme. ...
1. Mosplanifikimi Shumë goca mendojnë se ju doni të d...
Londra është shtëpia e disa prej stdiumeve më të njohu...
Pavarësisht nëse i frikësoheni motit me erë ose prisni mën...
Kur këpucët tuaja janë të pista dhe të gërvishtura, mund t...
Qefini i Torinos është një pëlhurë prej liri, e cila ...
Nëse vazhdimisht shtyni alarmin në mëngjes, mund të je...
Prej disa ditësh rrjetet kryesore sociale, sidomos në Ital...
Nisja e një viti të ri dhe lënia pas e një viti tjetër shp...
Kur flitet për mitologjinë antike, mund të jetë ndonjëherë...
Guatemala Guatemala ka kohë që ka mbetur në hije në...
A e ndaluam përdorimin e drogës për gjërat që kanë rëndësi...
Çokollata prodhohet nga fermentimi, tharja, pjekja dhe blu...
Çdo njeri bie në dashuri në mënyra të ndryshme, e madj...
Këtë vit, njerëzimi hodhi një vështrim në univers në n...
Kur jeton në një qytet si Auckland, jeta pa makinë duket e...
Gjatë gjithë jetës tuaj ju mund të keni parë një numër...
Google Earth përpilon imazhe nga burime të ndryshme, n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...