LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si e manipulojnë magjistarët trurin e spektatorëve për të realizuar truket e tyre në skenë

23 Janar 2023, 08:42, Kuriozitete CNA

Si e manipulojnë magjistarët trurin e spektatorëve për

Magjistarët kanë ekzistuar që në kohërat e lashta. Akti i parë magjik i dokumentuar ndodhi në vitin 2700 Para Krishtit nga një magjistar i quajtur Dedi, truket e të cilit përfshinin topa dhe kupa, si dhe prerjen e kokës së zogjve dhe ringjalljen e tyre. Truket e tyre kanë evoluar përgjatë shekujve, dhe njerëzit e të gjitha moshave mbeten të magjepsur dhe të argëtuar nga magjia.

Të rriturit e dinë se një person nuk është duke e ndarë realisht përgjysmë skenën, apo se një lepur nuk mund të dalë nga një kapele kur nuk ka qenë më parë aty. Por prapëseprapë, ne jemi të tërhequr nga këto akte. Vitet e fundit janë kryer shumë kërkime dhe studime për të kuptuar magjinë dhe mënyrën se si njerëzit e perceptojnë atë.

Departamenti i psikologjisë në Universitetin e Londrës ka një laborator - The Magic Lab - vetëm për të studiuar magjinë. Dr.Gustav Kun, drejtuesi i këtij laboratori, tha se ne priremi të jemi të fiksuar pas gjërave që nuk i kuptojmë, dhe këtu përfshihen edhe truket magjike. Kun thotë se magjia dhe psikologjia shkojnë dorë për dore, dhe magjistarët shfrytëzojnë mënyrën se si funksionon truri i njeriut. “Që të jeni një magjistar i mirë, duhet të kuptoni se si funksionon truri- thotë ai. Truri mesatar i një njeriu të rritur punon me rreth 12 vat fuqi.

Si e manipulojnë magjistarët trurin e spektatorëve për

Sa për krahasim një laptop punon me rreth 60 vat. Për shkak të këtij kufizimi, ne priremi të përqendrohemi vetëm te një gjë në të njëjtën kohë.

Dhe kjo është ajo që shfrytëzojnë magjistarët kur kryejnë truket e tyre të çuditshme, të tilla si zhdukja apo marrja e objekteve nga trupi juaj pa e vënë re. Truri ynë përdor dy mënyra për të përpunuar stimujt: nga lart-poshtë dhe nga poshtë-lart. Nga lart-poshtë, truri përpunon informacionin nga stimuli bazuar tek ajo që dimë tashmë.

Dhe ai i formon përfundimet bazuar te njohuritë që janë ruajtur tashmë. Nga ana tjetër nga poshtë-lart ndodh përpunimi i informacionit përmes shqisave. Duke e ditur këtë, magjistarët mund të kryejnë në mënyrë efektive truke të zgjuara duke përdorur shpërqendrimin për të magjepsur trurin e spektatorëve.

Shpërqëndrimet nga lart-poshtë përfshijnë tërheqjen e vëmendjes së audiencës duke biseduar ose duke bërë veprime, ndërsa ato nga poshtë-lart janë lëvizje të papritura, zhurma dhe veprime të tjera që stimulojnë shqisat. Më pas ndodh mashtrimi i zgjuar, pikërisht në kohën kur vëmendja e audiencës është diku tjetër.

Si e manipulojnë magjistarët trurin e spektatorëve për

Psikologu i Universitetit të Jutah në SHBA, Dejvid Shtrajer, thotë se bërja e disa detyrave njëkohësisht nga njeriu është diçka e pamundur, pasi ne jemi “përpunues në seri”. “Kur përpiqemi të bëjmë shumë detyra, ne thjesht kalojmë nga një aktivitet në tjetrin. Pra, mund të duket sikur jeni të përqendruar te të gjitha gjërat që po ndodhin gjatë një truku magjik. Por në realitet, po ndodhin disa gjëra dhe truri mund të fokusohet vetëm te një gjë në të njëjtën kohë.

Drejtimi i gabuar psikologjik, është një tjetër mekanizëm që përdorin magjistarët për të kryer truket. Një magjistar e bën audiencën të besojë se ajo e di se çfarë do të ndodhë, por më pas ai bën një veprim të papritur. Pra taktika e drejtimit të gabuar psikologjik është arti i manipulimit të audiencës për ta zhvendosur fokusin e tyre te një gjë, në mënyrë që të mbetet sekret truku dhe mënyra se si ekzekutohet.

Një shembull i thjeshtë është truku i zhdukjes së topit, kur një magjistar e hedh një top disa herë në ajër. Spektatorët zakonisht ndjekin lëvizjen e topit lart e poshtë - ashtu siç bën magjistari. Dhe në gjuajtjen e fundit, topi duket sikur zhduket në ajër. Në realitet, magjistari e fsheh topin pas pëllëmbës në goditjen e fundit, ndërsa sheh lart për të keqdrejtuar vëmendjen e audiencës.

Si e manipulojnë magjistarët trurin e spektatorëve për

Sipas një studimi, që informacioni të arrijë në tru duhet rreth 1/10 e sekondës. Në atë kohë, truri parashikon automatikisht se çfarë do të ndodhë. Pra për të kryer truket magjistarët përfitojnë nga iluzionet e aftësive njohëse. Iluzionet njohëse merren me kujtesën, vëmendjen dhe përfundimin.

Një nga truket më themelore përfshin kalimin e një monedhe nga njëra anë në tjetrën dhe më pas “zhdukjen” e saj. Publiku parashikon automatikisht lëvizjen e monedhës, dhe magjistari e fsheh përmes një lëvizjeje të papritur. Dr.Gustav Kun dhe bashkëpunëtorët e tij kryen një studim mbi perceptimin, dhe pse ne nuk e dallojmë lehtë kur ndodhin ndryshime, si për shembull në trukun me monedhën.

Rezultatet e studimit zbuluan se kjo nuk ndodh sepse sytë nuk po shohin nga afër se çfarë ndodh, por sepse vëmendja e audiencës është diku tjetër. Ekspertët kanë zbuluar se ajo që ne shohim dhe ajo që i kushtojmë vëmendje mund të jenë gjëra të ndryshme, dhe një nga arsyet pse truku i monedhës mund të jetë kaq efektiv është sepse edhe nëse turma i ka sytë drejt dorës ku zhduket monedha, vëmendja mund të përqendrohet te diçka krejtësisht tjetër.

Fuqia e sugjerimit është e pranishme në jetën tonë të përditshme, dhe magjistarët e përdorin atë për të kryer edhe truket e tyre. Disa nga shembujt se si ata nxitin një ide në mendjen e audiencës janë duke thënë disa fjalë, duke bërë gjeste specifike me duar, ose duke krijuar një mjedis që do të ndikojë mbi mënyrën se si mendojnë njerëzit. Por truku është ta bësh audiencën të besojë se ka vullnet të lirë.

Përkthyer nga CNA.al

Lajmet e fundit nga