Pse Hëna është kaq shumë e rëndësishme për jetën në Tokë
“A mos je i zbehtë nga lodhja, nga ngjitja në qiell dhe sh...

Gjeografia është një fushë magjepsëse. Ajo përfshin gjithçka, nga majat më të larta të maleve deri tek oqeanet më të thella. Po ashtu, tregon historinë e planetit tonë dhe forcat që e formojnë atë. Ja cilat janë 10 faktet gjeografike më të mahnitshme, që vështirë se mund t’i besoni.
1. Kanadaja ka më shumë liqene sesa gjithë pjesa tjetër e botës

Kanadaja është vendi i dytë më e madh në botë sa i përket sipërfaqes. Ajo ka male madhështore, lumenj dhe plazhe. Por liqenet e Kanadasë që janë ndoshta më intriguesit, dhe numri i tyre i madh është befasues. Nga të gjithë liqenet natyrore në botë më të mëdhenj se 10 hektarë, më shumë se 60 për qind e tyre ndodhen në Kanada. Numri i liqeneve më të mëdhenj se 3 km2 vlerësohet në afro 31.752, nga të cilët 561 liqene kanë një sipërfaqe më të madhe se 100 km2, përfshirë katër nga Liqenet e Mëdha.

2. Pas Varshavës, Çikago ka popullsinë më të madhe polake në botë

Varshava është kryeqyteti i Polonisë, me më pak se 3 milionë banorë, nga të cilët 95 për qind kanë origjinë polake. Megjithatë, përveç Varshavës, nuk ka asnjë qytet të vetëm me një popullsi më të madhe polake sesa Çikago në SHBA, edhe pse vetë Polonia numëron 37 milionë banorë.
Çikago është qyteti i tretë më i madh në SHBA, me 7.5 milionë njerëz që jetojnë në zonën metropolitane. Për shkak të popullsisë së madhe me prejardhje polake, arkitektura dhe kultura e qytetit ngjajnë shumë me atë të Polonisë. Aty mund të gjeni teatro, tregje dhe madje edhe një gazetë në gjuhën polake. Është shumë e vështirë të thuhet se sa pjesë e popullsisë së Çikagos është me prejardhje polake. Vlerësimet variojnë nga 150.000 deri 1.9 milionë banorë.
3. Qyteti më i madh në botë është Hulunbuir, me sipërfaqe 263.953 km2

Cili mendoni se është qyteti më i madh në botë? Tokio? Delhi? Nju Jork? Gabim. Qyteti më i madh në botë për nga sipërfaqja është qyteti pak i njohur i Hulunbuir, i vendosur në rajonin kinez të Mongolisë së Brendshme. Vetëm 2.5 milionë njerëz jetojnë brenda kufijve të mëdhenj të qytetit, me një sipërfaqe prej më shumë se 263.000 kilometra katrorë, ose më shumë sesa sipërfaqja e Britanisë së Madhe.
4. Vendi më i thatë në Tokë është afër ishullit Ros në Antarktidë. Atje nuk ka rënë shi prej miliona vjetësh

Ndërsa dilni nga avioni, gjëja e parë që do të vëreni aty është heshtja. Nuk ka asnjë zog që cicëron, as shushurima gjethesh, dhe as nuk fryn erë. I vetmi tingull është kërcitja e borës dhe e akullit nën këmbë. Mirë se vini në luginat e thata Mekmardo, vendi më i thatë në Tokë. Ato janë një rrjet luginash të vendosura në ishullin Ros në Antarktidë, pranë bazës kërkimore të Stacionit Mekmardo.
5. Vrima më e thellë e hapur nga njeriu është mbi 12 km e thellë

Shpimi i pusit të Kolas ka një thellësi prej 12.261 metrash, më i thellë edhe se hendeku i Marianës në Oqeanin Paqësor. Gjatë Luftës së Ftohtë, gara e gërmimeve nëntokësore ishte po aq konkurruese sa ajo e armatimeve dhe në hapësirë. Projekti u financua nga BRSS, dhe më vonë Rusia gjatë viteve 1970-1994.
Në atë periudhë, gjeologët dhe gjeofizikanët kishin vetëm prova indirekte se çfarë ndodhte në koren e Tokës. Puset super të thellë siguruan informacione shumë të nevojshme për një kuptim më të mirë të gjeologjisë duke shfrytëzuar vëzhgimin e drejtpërdrejtë. Edhe sot e kësaj dite, informacioni i mbledhur nga ky projekt është ende duke u analizuar dhe interpretuar.
6. Kontinentet lëvizin me të njëjtin ritëm që rriten thonjtë tuaj

Lëvizja e kontinenteve shpjegohet me teorinë e tektonikës së pllakave. Kjo teori thotë se korja e Tokës përbëhet nga disa pllaka të ngurta që lëvizin në shtresën më të butë dhe më të zhdërvjellët të saj. Këto pllaka bashkohen, largohen dhe rrëshqasin mbi njëra-tjetrën, duke bërë që me kalimin e kohës kontinentet të zhvendosen dhe të ndryshojnë formën.
Shpejtësia me të cilin lëvizin kontinentet është tepër e ngadaltë, mesatarisht me të njëjtën shpejtësi që rriten thonjtë tuaj, rreth 2-3 cm në vit. Kjo mund të mos duket shumë, por gjatë miliona viteve, distanca është e konsiderueshme.
7. Teknikisht mali më i lartë në botë nuk është Everesti

Me 8.850 metra lartësi, Mali Everest është pika më e lartë mbi nivelin e detit. Megjithatë, ai nuk është mali më i lartë në planet. Ky çmim i takon malit Mauna Kea, një vullkan i fjetur në Hauaui, baza e të cilit është i zhytur 6.000 metra në thellësinë e detit. Në total Mauna Kea është mbi 10.000 metra i lartë.
8. Sudani ka gati dy herë më shumë piramida se Egjipti

Kur mendojmë mbi piramidat, në mendje na vijnë menjëherë strukturat e lashta në Egjipt. Por a e dini se ka më shumë piramida në Sudan se në Egjipt? Atje gjenden 200-250 piramida, krahasuar me 130 piramida që ka Egjipti. Shumica janë më të vjetra dhe më të mëdha sesa piramidat në Egjipt.
Këto piramida u ndërtuan nga Mbretëria e lashtë e Kushit, e cila shtrihej në Sudanin dhe Egjiptin e sotëm nga rreth viteve 800 Para Erës Sonë deri në vitin 350 të Erës Sonë. Piramidat në Sudan janë ndërtuar me një stil të veçantë që i veçon nga ato të Egjiptit. Ato janë bërë me tulla balte, dhe anët e lëmuara e të pjerrëta janë të mbuluara me një shtresë gëlqerore të bardhë.
9. Në Filipine ekziston një ishull në mesin e një liqeni, në një ishull tjetër që është brenda një liqeni në një ishull

Liqeni Tal në Filipine, që ndodhet në ishullin Luzon, ka brenda ishullin e tij të quajtur Ishulli Volkano. Atje ndodhet një liqen tjetër, i quajtur Liqeni i Kraterit, që përmban ishullin e tij të quajtur Pika Vullanike. Sado e pazakontë që mund të duket, Pika Vullkanike nuk është i vetmi ishull brenda një liqeni në një ishull brenda një liqeni në një ishull tjetër. Pasi ekziston një ishull shumë më i madh prej 4 hektarësh brenda një sistemi liqenesh në Kanada.
10. Papua Guinea e Re, vendi më shumëgjuhësh në botë, me mbi 840 gjuhë të folura
Por pse ky vend është kaq i larmishëm nga pikëpamja gjuhësore? Diversiteti i tij mund t’i atribuohet kryesisht gjeografisë dhe historisë së vendit. Terreni i thyer dhe malor i Papua Guinesë së Re, e ka bërë të vështirë komunikimin dhe ndërveprimin me njëri-tjetrin për grupet e ndryshme.
Për pasojë, shumë komunitete kanë mbetur të izoluara dhe kanë zhvilluar gjuhët e tyre.
Një faktor tjetër është migrimi austronezian. Populli austronezian, i ardhur nga Tajvani dhe Filipinet, filloi të vendoset në Papua Guinenë e Re rreth 4000 vjet më parë. Ndërsa u përhapën në të gjithë ishujt, ata sollën me vete gjuhët dhe kulturat e tyre. Me kalimin e kohës, këto gjuhë janë diversifikuar dhe evoluar për t'u bërë 840 gjuhët që fliten sot.
“A mos je i zbehtë nga lodhja, nga ngjitja në qiell dhe sh...
Ndërsa bota po hapet përsëri ndaj udhëtime ndërkombëtare, ...
Më 25 janar mediat më të rëndësishme raportuan se një ekip...
Në Kiyotsu, një nga tre kanionet e mëdha të Japonisë, Tune...
Vetmia është një problem madhor në shoqërinë japoneze, por...
Një zbulim i madh i katër varreve të faraonëve dhe një mum...
Çdo 26 sekonda, Toka “pulson” m’u nën këmbët tona. Ky puls...
Filmi "Everything Everywhere All At Once" është renditur t...
Sot miliona njerëz në mbarë botën përdorin alfabetin Breil...
Magjistarët kanë ekzistuar që në kohërat e lashta. Akti i ...
I vlerësuar shumë për vetitë e tij estetike dhe metalurgji...
Në fillimin e viteve 1950, kur po “nxehej” Lufta e Ftohtë ...
A e keni menduar ndonjëherë se qenit tuaj i mungon vetëm t...
Duket si një pjesëz e shkëputur nga filmat më mbresëlënës ...
Shumica e fëmijëve duan të vizatojnë. Por Andres Valencia ...
Tatuazhet janë bërë një pjesë e përhapur e kulturës në bot...
Për të parashikuar se çfarë do të ndodhë me 215,000 akulln...
A keni provuar ndonjëherë një frut që vlen qindra mijëra e...
Një kometë e zbuluar së fundmi do të shfaqet së shpejt...
Në Shtetet e Bashkuara, numri i njerëzve që flasin një...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...