Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...

“A mos je i zbehtë nga lodhja, nga ngjitja në qiell dhe shikimi i Tokës prej andej, duke u endur i vetëm, mes yjeve që kanë një lindje tjetër?”. Ky varg kaq i mrekullueshëm i përket poezisë “Hënës” nga poeti romantik Persi Shelli. Sateliti i Tokës dhe bukuria e tij kanë frymëzuar poezi të panumërta përgjatë historisë së njerëzimit.
Ciklet e saj të zgjerimit dhe tkurrjes e kanë lidhur atë me mitrën e gruas, shtatzëninë dhe mëmësinë. Ndërsa prania e saj në qiellin e natës, i ka dhënë një rëndësi shumë të madhe në traditat mistike dhe astrologjike.
Aktualisht, shumë studiues bien dakord se Hëna u formua kur protoplaneti i madhësisë së Marsit i quajtur Theia, u përplas me Tokën rreth 4 miliardë vjet më parë. Një pjesë e Theias u fut brenda Tokës, dhe pjesë të dy planetëve u bashkuan për të formuar Hënën tonë tepër unike.
Hëna është shumë më e madhe në proporcion me Tokën sesa hënat e planetëve të tjerë. Ajo është e lidhur me baticat dhe zbaticat detare për shkak të forcës tërheqëse. Prandaj vetëm njëra anë është gjithmonë përballë nesh. Hëna është thelbësore për ekzistencën e jetës në Tokë.
Pa të, ne, njerëzit, kafshët, bimët, mund të mos ishim fare këtu. Sipas studiuesve, jeta në Tokë ka shumë të ngjarë të ketë nisur ose në disa ujëra gjeotermale në fundin e oqeanit, ose në pellgjet ndër-baticore përgjatë skajit të tokës dhe detit. Në çdo rast, nevojitej kontrasti: i nxehtë dhe i ftohtë, i lagësht dhe i thatë, lëvizje dhe qetësi.

Lëvizja e baticave dhe vërshimi i ujit përpara dhe mbrapa në tokë, stimuluan lëvizjen e fijeve të acidit protonukleik që u bë ADN-ja. Kur batica u tërhoq, pas mbeti kripa. Pjesë toke të kripur të thara në Diell stimuluan zhvillimin e “sistemeve vetë-shumuese” të jetës.
Sot kemi batica vetëm për shkak të Hënës dhe gravitetit të saj. Pa të, baticat do të ishin rreth 75 për qind më pak të larta. Dhe nuk do të kishte gjithashtu asnjë fryrje baticore në Ekuator, e cila ndikon shumë në shpërndarjen e ujit në të gjithë sipërfaqen e planetit tonë.
Biologu molekular amerikan Riçard Late thotë se “pa baticat hënore shanset e formimit të acideve nukleike në Tokë, do të ishin shumë më të vogla”, sidomos në periudhën e turbullt pas krijimit të Hënës. Baticat e përshpejtuan procesin e mbështetjes së jetës në planetin tonë, dhe e përshpejtuan rrugën specifike evolucionare që na krijoi ne njerëzit.
Paleontologu Brus Liberman, thotë se jeta në Tokë mund të kishte lindur gjithsesi, por do të kishte ndjekur një trajektore tjetër. Që të vazhdojë jeta këtu, ajo ka nevojë për periudha stabiliteti, që mënjanojnë presionet të cilat nxisin evolucionin.
Ne kemi pasur nevojë për mijëra e mijëra vite të një mjedisi planetar relativisht të qëndrueshëm për të arritur në pikën, ku jeta inteligjente të mundet të formojë qytetërime që bëjnë gjëra të tilla si ndërtimi i rrokaqiejve, zhvillimi i infrastrukturës moderne.

Dhe të gjithë këtë stabilitet ia detyrojmë pak a shumë një burimi: Hënës. Sepse ajo e stabilizon shpejtësinë e rrotullimit të Tokës. Menjëherë pas formimit të Tokës, dita zgjaste vetëm 6 orë. Ajo u zgjat dhe u rregullua për shkak të së njëjtës tërheqje gravitacionale të Hënës, që ndihmoi në formimin e jetës në oqeanet tona.
Kur u ngadalësua rrotullimi i Tokës - dhe u zvogëlua forca e saj centrifugale - u pakësua tërheqja gravitacionale e Hënës dhe u rrit orbita e saj. Hëna u zhvendos më larg, gjë që çuditërisht stabilizoi motin dhe baticat. Në të kundërt, baticat do të ishin aq të mëdha sa të kishin pasoja shkatërruese.
Tërmetet do të shtoheshin shumë, pasi graviteti i Hënës do të tërhiqte pllakat tektonike të Tokës. Një rrotullim i qëndrueshëm i Tokës, rregullon edhe modelet e motit në Tokë, të cilat përndryshe do të ishin shumë më katastrofike. Mendoni pak për kaosin që shkakton një uragan i vetëm. Dhe mendoni pastaj që Toka rrotullohet pa pushim me një shpejtësi prej rreth 1600 km në orë.

Çfarë do të ndodhte me të gjithë ajrin e atmosferës nëse rrotullimi i saj ndërpritet, shpejtohet apo bëhet i parregullt? Një pikë tjetër ku ndikon Hëna ka të bëjë me animin e boshtit të Tokës. Pjerrësia boshtore e Tokës është 23.44 gradë, gjë që do të thotë se ajo nuk shtrihet drejtpërdrejt lart-poshtë, por anohet dhe rrotullohet në një kënd pingul me orbitën e saj rreth diellit.
Nëse nuk do të kishte asnjë anim, kjo do të thotë që do të kishim vite pa stinë të ndara. Një anim i tepruar, do të thotë se do të përcëlloheshin nga Dielli në mesditë dhe do të ngrinim gjatë natës. Ne kemi nevojë për një anim mesatar për të pasur cikle sezonale të parashikueshme dhe të moderuara, që të lejojnë zhvillimin e bujqësisë.
Dhe pse kemi një pjerrësi të qëndrueshme dhe krejtësisht të butë? Për shkak të Hënës. Po ashtu Hëna mbron fushën magnetike të Tokës, që nga ana e saj mbron planetin tonë dhe na mban të sigurt nga shumica e stuhive diellore, por na mbron edhe nga rrezet e tjera kozmike që qarkullojnë rreth hapësirës. Së fundi, drita e Hënës natën ndikon në jetën e shumë specieve. Për shembull, grabitqarët si luanët e shmangin gjuetinë në dritën e hënës, ndërsa lakuriqët e natës shmangin fluturimin.
Ndërsa bota po hapet përsëri ndaj udhëtime ndërkombëtare, ...
Më 25 janar mediat më të rëndësishme raportuan se një ekip...
Në Kiyotsu, një nga tre kanionet e mëdha të Japonisë, Tune...
Vetmia është një problem madhor në shoqërinë japoneze, por...
Një zbulim i madh i katër varreve të faraonëve dhe një mum...
Çdo 26 sekonda, Toka “pulson” m’u nën këmbët tona. Ky puls...
Filmi "Everything Everywhere All At Once" është renditur t...
Sot miliona njerëz në mbarë botën përdorin alfabetin Breil...
Magjistarët kanë ekzistuar që në kohërat e lashta. Akti i ...
I vlerësuar shumë për vetitë e tij estetike dhe metalurgji...
Në fillimin e viteve 1950, kur po “nxehej” Lufta e Ftohtë ...
A e keni menduar ndonjëherë se qenit tuaj i mungon vetëm t...
Duket si një pjesëz e shkëputur nga filmat më mbresëlënës ...
Shumica e fëmijëve duan të vizatojnë. Por Andres Valencia ...
Tatuazhet janë bërë një pjesë e përhapur e kulturës në bot...
Për të parashikuar se çfarë do të ndodhë me 215,000 akulln...
A keni provuar ndonjëherë një frut që vlen qindra mijëra e...
Një kometë e zbuluar së fundmi do të shfaqet së shpejt...
Në Shtetet e Bashkuara, numri i njerëzve që flasin një...
Fotografë të natyrës nga e gjithë bota sollën përmes fotog...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...