Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...

E keni dëgjuar gjëegjëzën e vjetër: “Cila ka ekzistuar e para: pula apo veza?” Interpretuar në mënyrë metaforike, ajo është një meditim mbi kotësinë e përcaktimit të shkakut të një cikli vetëpërjetësues. Ndërsa fjalë për fjalë, është një pyetje e shkëlqyer për biologët evolucionarë.
Pulat vijnë nga vezët, por edhe vezët vijnë nga pulat. Atëherë, cila u shfaq e para në planetin tonë? Shumica e biologëve deklarojnë pa mëdyshje se e para u shfaq veza. Në nivelin e tyre më themelor, vezët janë vetëm disa qeliza seksuale femërore. Vezët e jashtme të forta që mund të vendosen në tokë (të njohura edhe si vezë amniotike) ishin një ndryshim me shumë peshë për vertebrorët.
“Veza përfaqëson një hap kaq shumë të rëndësishëm në evolucionin e vertebrorëve, sepse i lejoi amniotët të largoheshin gjithnjë e më shumë nga uji”- thotë Koen Shtein, paleontolog në Institutin Mbretëror Belg të Shkencave të Natyrës. Para shfaqjes së vezëve me lëvozhgë të fortë, të ngarkuara me lëngun e verdhë shumë ushqyes, për t’u riprodhuar vertebrorët duhej të mbështeteshin te mjediset ujore.
Shumica e amfibëve përballen ende sot me këtë kufizim. Ata duhet t’i mbajnë vezët e tyre xhelatinoze me lagështi në mënyrë që të mbijetojnë. Sipas një studimi të botuar në revistën “Current Biology”, zogjtë e vërtetë nuk u shfaqën bazuar në të dhënat fosile deri në mesin e epokës së Jurasikut të vonë, rreth 165-150 milionë vjet më parë.
Por shkencëtarët mendojnë se vezët e para me lëvozhgë evoluan shumë më parë, rreth 325 milionë vjet më parë, sipas Universitetit të Teksasit në Qendrën e Biodiversitetit në Ostin, SHBA. “Kjo do të thotë se veza lindi shumë kohë përpara pulës”- thot Shtein. Vezët e para ka të ngjarë të kenë qenë të lakueshme dhe të veshura me lëkurë, njësoj si vezët e sotme të zvarranikëve.

Në periudhat Karbonifere, Permiane dhe Triasike, në Tokë banonin shumë vertebrorë që bënin vezë amniotike. Por më të famshmit nga këto kafshë ishin dinosaurët. Shtein ka studiuar disa nga lëvozhgat e vezëve më të hershme të njohura të dinosaurëve, të cilat vijnë nga periudha e hershme Jurasike, rreth 200 milionë vjet më parë.
Këto vezë kishin një lëvozhgë të jashtme jashtëzakonisht të hollë, vetëm rreth 100 mikron, ose sa trashësia e flokut të njeriut. Por bazuar në strukturën e tyre, këto vezë të hershme të dinosaurëve ishin të ngurta dhe të forta si porcelani dhe jo fleksibël si një lëkurë bananeje, duke i bërë ato shembullin më të hershëm të njohur të një veze siç e njohim sot.
Kjo hollësi e madhe shpjegon ndoshta edhe arsyen pse studiuesit kanë hasur vështirësi në gjetjen e shembujve të mëparshëm të lëvozhgave të vezëve. Kur një vezë ndeshet në një tokë të pasur me lëndë ushqyese dhe acid, ajo fillon që të shpërbëhet dalëngadalë.
“Toka do ta kishte bërë të pamundur ruajtjen e një shtrese kaq të hollë gëlqerore”- mendon Shtein. Një ide tjetër është se vezët e hershme të dinosaurëve ishin me lëvozhga shumë të buta, prandaj nuk janë ruajtur mirë në të dhënat fosile.
Pra veza i parapriu pulës, dhe ky debat mund të cilësohet i mbyllur apo jo? Në fakt jo plotësisht. Nëse po flasim për vezën e parë të pulës, historia ndryshon. Pulat (Gallus gallus domesticus) ka të ngjarë të evoluojnë nga një nënspecie e shpendëve të kuq të xhunglës (Gallus gallus) rreth 50 milionë vjet më parë.
Njerëzit që jetonin në Azinë Juglindore, i zbutën për herë të parë këta zogj diku midis viteve 1650-1250 Para Erës Sonë, sipas një artikulli studimor të vitit 2022 të botuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.
Në një moment gjatë procesit të zbutjes, paraardhësi i fundit i pulave moderne ka bërë një vezë që përmban një embrion me shumë dallime gjenetike, për ta bërë atë të ndryshëm nga speciet e tij mëmë. Por historia e evolucionit nuk është e drejtpërdrejtë.
Ka prova që pulat ndërthuren me nënlloje të tjera të shpendëve të xhunglës, edhe pasi u bënë nënspecie të tyre gjenetikisht të dallueshme. Disa nga këto tipare janë pak a shumë të dukshme edhe sot te disa raca moderne të pulave.
Për më tepër, zbutja e pulës nga njerëzit, duket se ka ndodhur në mënyrë të pavarur disa herë në pjesë të Indisë dhe Oqeanisë gjatë disa mijëra viteve, sipas Universitetit Uiskonsin-Medison.
Pra përcaktimi se cila pulë ishte origjinale mund të jetë shumë i vështirë. Pavarësisht se cila ishte e para, biologët dhe filozofët pajtohen se pulat dhe vezët kanë diçka të rëndësishme të përbashkët: që të dyja janë të shijshme.
Më shumë pemë shpëtojnë jetë! Në këtë përfundim ka arritur...
Pavarësisht nëse besoni apo jo te fati, është e vërtetë që...
Gjetja e dhuratës për personin tuaj të zemrës është një pr...
Një imazh i ri mahnitës i Mjegullnajës Tarantula (aka 30 D...
Zakonisht hënat e plota janë faza të cilat ndodhin afërsis...
Gjeografia është një fushë magjepsëse. Ajo përfshin gjithç...
“A mos je i zbehtë nga lodhja, nga ngjitja në qiell dhe sh...
Ndërsa bota po hapet përsëri ndaj udhëtime ndërkombëtare, ...
Më 25 janar mediat më të rëndësishme raportuan se një ekip...
Në Kiyotsu, një nga tre kanionet e mëdha të Japonisë, Tune...
Vetmia është një problem madhor në shoqërinë japoneze, por...
Një zbulim i madh i katër varreve të faraonëve dhe një mum...
Çdo 26 sekonda, Toka “pulson” m’u nën këmbët tona. Ky puls...
Filmi "Everything Everywhere All At Once" është renditur t...
Sot miliona njerëz në mbarë botën përdorin alfabetin Breil...
Magjistarët kanë ekzistuar që në kohërat e lashta. Akti i ...
I vlerësuar shumë për vetitë e tij estetike dhe metalurgji...
Në fillimin e viteve 1950, kur po “nxehej” Lufta e Ftohtë ...
A e keni menduar ndonjëherë se qenit tuaj i mungon vetëm t...
Duket si një pjesëz e shkëputur nga filmat më mbresëlënës ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...