Mbi kopshtoren e parë të hapur në qytetin e Korçës
Për herë të parë në Korçë dhe ndofta në gjithë Shqipër...

Besoj se kjo është një ndër fotot më të bukura të konteshës hungareze Geraldine Apponyi, që erdhi në Shqipëri në fund të vitit 1937 për t’u njohur me bashkëshortin e ardhshëm, Mbretin Zog.
Fotoja është bërë në Tiranë dhe po e publikoj në përmasat origjinale.
Geraldina, vajzë katolike me nënë amerikane, në atë kohë ishte 22 vjeçe.
“Një nga bukuritë më të spikatura dhe më joshëse të aristokracisë hungareze do të ulet në fronin shqiptar,” shkruante një gazetë.
Nga i ati, Konti Anton Apponyi, Geraldina trashëgoi dhuntinë për të mësuar gjuhë të huaja dhe fliste anglisht, frëngjisht, gjermanisht e italisht. Pak kohë para se të vinte në Shqipëri, ajo punonte në Muzeun Kombëtar Hungarez ku kërkoheshin njohuri të gjuhëve të huaja. Koha tregoi se Geraldina e mësoi shqipen mjaft mirë, edhe pse qëndroi vetëm një vit në Shqipëri.
Në sallën kryesore të Muzeut ishin ekspozuar riprodhime fotografish, që bliheshin nga vizitorët. Geraldina punonte në këtë sallë dhe shërbente edhe si udhërrëfyese për të huajt që vinin në Muze ose ndihmonte arkivistin.
Në vjeshtën e vitit 1937, tri motrat e Zogut e njohën atë në Muze dhe ajo u dhuroi një foto të saj me autograf. Më vonë Zogu dërgoi një korrier, i cili e ftonte Geraldinën të merrte pjesë në një festë të oborrit në Tiranë. Korrieri kishte sjellë një buqetë të madhe me lule dhe ajo mësoi për herë të parë se mbreti i Shqipërisë ishte në kërkim të një princeshe për fronin shqiptar.
Në fillim Geraldina refuzoi, sepse mendonte që një bashkim i tillë, thjesht për arsye shtetërore, do të ishte martesë pa dashuri dhe nuk përputhej me idenë e saj për një lidhje romantike.
Më në fund, ajo vendosi t’i jepte një shans mbretit shqiptar. Gjatë një udhëtimi në Romë, Geraldina u kthye në Budapest me një ndalesë në Tiranë dhe zbuloi me kënaqësi se nuk ishte e vështirë të bije në dashuri me Zogun, një burrë që iu duk guximtar dhe i vendosur. Kjo ishte vizita e saj e parë në Shqipëri.
Ajo u martua me Zogun më 27 prill 1938, por një vit më vonë Shqipëria u pushtua nga Italia dhe ëndrrat e saj morën fund. Geraldina u rikthye në Shqipëri pas më shumë se gjashtë dekadash dhe ndërroi jetë më 22 tetor 2002.
Me fytyrën gjithnjë të qeshur, me natyrën paksa të ndrojtur dhe fisnike, me fjalën e butë, kontesha u bë një prani qetësuese për shqiptarët e ashpër.
Ne mund të themi jo pa krenari se në majat e shtetit, në krye, kemi pasur dikur një grua të urtë që rrezatonte mirësi, durim, modesti dhe civilizim për qytetarët e tjerë. Nuk është e lehtë të kesh njerëz të tillë.

Për herë të parë në Korçë dhe ndofta në gjithë Shqipër...
Pas dy vitesh ndërprerjeje për shkak të pandemisë rikt...
Më 10 Dhjetor 1916 atdhetarët korçarë me në krye Themi...
Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare shkrimtarja dhe p...
Cirku është në zi. Artistja e madhe, akrobatja, Vitore Sal...
“Në pijetore unë jam ulur”, është një nga serenatat më...
Aktorja e mirënjohur, Eva Alikaj, e ftuar këtë diel në pro...
E ftuar në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte ...
Mbrëmje përkujtimore me rastin e 1-vjetorit të ndarjes...
Me ardhjen e verës, këngëtarët shpalosin projektet e t...
Korça është një nga qytetet e traditave dhe kulturës. ...
Qyteti i Korçës i njohur për Karnavalet e famshme, e k...
Ikona e baladave të dashurisë, Janis Parios, do të mba...
Katër ditët e ardhshme, Teatri Kombëtar i Operas dh...
Qendra Kombëtare e Kinematografisë ka reaguar për ndar...
Aktori i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, En...
Aktori i njohur, Enea Zhegu, ka ndërruar jetë në moshë...
Italia shënoi këto ditë 30-vjetorin e vrasjes së Giova...
Korça, çel sezonin turistik veror në 4 qershor me Festivalin...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...