
Pak ditë më parë, IKMT u zgjua dhe nisi aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe objekteve që kishin zaptuar hapësirën publike në bregdet.
IKMT çliroi hapësirat në zonën e plazhit i cili ishte publik, pasi ishte bllokuar me beton dhe pishinat që përdorte Irfani për të bërë biznes.
Gjatë ditëve të aksionit, Partia e Lirisë, e quajti këtë një sulm politik dhe një cënim të fjalës së lirë, ku në fakt, në mediat e Irfan Hysenbelliut, për sa vite është në pushtet PS-ja nuk ka pasur ndonjë denoncim apo raportim të skandaleve që nuk kanë qenë të pakta.
Por ndërkohë që sot i dalin në mbrojtje Irfan Hysenbelliut, kujtojmë pak kohën kur sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe PD akuzonin Hysenbelliun për dashurinë me Ramën.
Në një nga komentet e tij, në Prill të 2016, Blushi ironizonte takimin e kryeministrit Edi Rama me presidentin të SHBA-ve, Barack Obama.
Blushi shkruante se problemet e vendit nuk marrin fund pse u takua Rama me Obamën.
“Një tenxhere me gjellë diku u dogj. Një xhezve me kafe diku tjetër u derdh. Një aksident ndodhi në bulevard. Një tifoz u mek. Një saldator e la shufrën. Një shkrimtar e grisi fletën. Një druvar e preu gishtin. Në reanimacion një mjek, pacientin e harroi. Një polic e kapi por e fali hajdutin. Një gjyqtar çekiçin e theu. Një prokuror dosjen e mbylli. Dikush harroi të thosh të dua..të gjithë i lanë punët…dhe u derdhën në “Facebook”. Donin ta shihnin me sytë e tyre magjinë. Dalldi e ekzaltim. Të gjithë janë dehur. Të vjen turp të jesh esëll. Aparatçikët po shkulin flokët nga gëzimi. Sekretaret po prishin tualetin para pasqyrës nga eksitimi. Diku sofra u mbush plot. Dikujt xhepi iu mbush dëng! Një biznesi iu ulën taksat. Nga sot shteti nuk merr më rryshfet. Shëndetësia është falas. Krimi po vrapon vetë drejt burgjeve. Pronarët i morrën pronat. Shtëpitë pa leje u legalizuan me një të rënë gishtash. Tirana u mbush me parqe në çdo cep. BE na pranoi. Lulëzon Shqipëria! U mek partia! Mrekullia ndodhi: Obama, Ramën, e takoi!”, shkruant Blushi.
Ky koment i Blushit u mor nga portali Balkanëeb ku ishte publikuar si lajm dhe ishte shpërndarë nga persona të ndryshëm, njëri prej tyre edhe Kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, I asaj kohe, Kreshnik Çollaku.
Por, lajmi nuk klikohej pasi ishte fshirë nga media.
Burime nga media në fjalë në atë kohë thanë për CNA, se fshirja e lajmit është bërë me urdhër të Irfan Hysenbelliut, i cili kishte censuruar edhe mendimet dhe lajmet që ishin kundër kryeministrit.
Edhe pak ditë para se të niste aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje të Irfan Hysenbelliut, në mediat e tij nuk kishte asnjë shkrim kundër kryeministrit Edi Rama./ CNA.al
The International Airport of Tirana has reacted after ...
A 39-year-old woman of Albanian origin ended up in the handc...
Partia Demokratike ka vijuar me denoncimet për incenerator...
Hakerat kanë publikuar një video, në faqen ‘Homeland Justi...
The General Secretary of the Freedom Parish, Tedi Blushi, ...
After the attack on the TIMS system by Iranian hackers, the ...
Shqipëria mbrëmjen e djeshme ra pre e një tjetër sulmi kib...
In Albania, the authorities announced today that Iran has ...
The head of the Serbian People's Party, Vuk Jeremic, has s...
On September 16, KLP will open the race for SPAK leader,...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, in a meeti...
After the queues of passengers at the border points of Kak...
After the continuous attacks that the country faced throug...
Albania has been hit by another cyber attack from Iran. Th...
Prime Minister Edi Rama announced that Iran attacked the T...
Analyst Shpëtim Nazarko has commented on the economic situ...
Javën që vjen Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të hapë ga...
The businessman Gjergj Luca, by means of a subtle humor, w...
Shkodra është përfshirë nga reshje të dendura shiu gjatë n...
A few days ago, Prime Minister Edi Rama reacted for the fi...
Erion Isufi is the man known in the media as Lulzim Basha'...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
7 Albanian, Paraguayan and Angolan citizens are arrested a...
Criminal proceedings have been initiated against 16 protes...
SN, who was raped today with his wife near his apartment i...
An operation carried out by Durres Customs in cooperation ...
On Wednesday, our country will be affected by relatively s...
Meteorologist Tanja Porja shared some predictions today re...
The large regions of Northern Albania are experiencing a s...
On Tuesday, our country will be affected by relatively sta...
The Foreign Minister of Greece, Giorgos Gerapetritis, shar...
Moska mbështet marrëveshjen midis Shteteve të Bashkuara dh...
The US and Iran are expected to officially sign a memorand...
The Vetëvendosje Movement has secured 53 seats in the Koso...
This Wednesday, the prominent actor of Albanian cinema, Gj...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
In 2025, eight EU countries recorded a current individual ...
The Albanian economy is facing a new increase in inflation...
Total revenues for the period January-May 2026 reached aro...
In a sector where the number of visitors continues to grow...