“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...

Pas hetimeve ka rezultuar se vrasja e Xhulio Prelës, punonjësi i Policisë së Shtetit me detyrë efektiv në repartin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, është kryer nga Brilant Martinaj. Ky i fundit është vrarë në atentatin e Fushë-Krujës.
Në këtë konkluzion kanë dalë tre gjyqtarët e Lezhës, Eva Hysko, Alda Sadiku dhe Olti Skrame, të cilët fiks një vit pas vrasjes së Briland Martinajt në masakrën e mbikalimit të Fushë-Krujës.
Në vendin e gjykatës së Lezhës me 41 faqe, e cila në 13 korrik 2023, deklaroi të pafajshëm Redion Hysën, të akuzuarin kryesor të prokurorisë si autor i vrasjes së Xhulio Prelës dhe kanosjes me armë të Gjok Malajt, ka qenë Brilant Martinaj.
Në të njëjtin vendim, dy nga 3 gjyqtarët e çështjes, vendosin të dënojnë me 3 vjet e 6 muaj burgim shokun e Brilant Martinaj, Nikoll Shërrniku, (Çeri), i cili në proces gjyqësor akuzohej për “Përkrahje të autorit të krimit”.
Aktualisht prokuroria e Lezhës ka apeluar vendimin duke kërkuar në Apelin Tiranë, dënimin me 20 vjet heqje lirie të Redion Hysës.
Pjesë nga vendimi i gjykatës:
Sipas vendimit të gjykatës prokuroria ka bazuar akuzën e saj kundër Redion Hysa, duke u mbështetur vetëm te zbulimi i armëve në depozitën e ujit që ndodhet në tarrancën e shtëpisë së Hysës.
Këto dy armë njëra automatike dhe tjetra pistoletë “TT”, kanë dalë se janë përdorur në vrasjen e policit Prela dhe në kanosjen me armë ndaj një punonjësi karburanti Gjok Malaj. Dy ngjarjet kanë vetëm vetëm 24 ditë nga njëra-tjetra dhe kanë ndodhur në muajin dhjetor 2020.
“…pozicioni dhe vendi ku janë gjetur armët, në tarracën e banesës të të pandehurit Redion Hysa, në depozitën e ujit, nuk krijon bindjen te gjykata se këto armë kanë qenë në posedim vetëm të të pandehurit Redion Hysa. Pra, nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së këtyre armëve nga persona të tjerë…”, thuhet në vendim.
Këto dyshime gjykata i ngreh pasi 4 ditë para se policia e Lezhës të zbulonte armët te banesa e Redion Hysa, ata kishin ushtruar një kontroll të imtësishëm dhe nuk kishin arritur të gjenin armatimin.
Indicia për të krijuar një kontroll të dytë në shtëpinë e Redion Hysës, ka ardhur vetëm pas ngjarjes së 29 dhjetorit 2020, ku u godit me 28 plumba kallashnikovi, Gjokë Malaj, shofer i një kamioni.
Pikërisht në mesnatës e 29 dhjetorit 2020 rreth orës 01:12 përmes numrit 0676763XXX, ka mbëritur një sms në telefonin e shefit të komisariatit të policisë Kurbin, Erdit Rrëçeku.
Në këtë mesash thuhej se: ”…zoti shef krimesh, u ba një muaj që më kërcënojnë për punë kamerash Denis Hysa, Ed Hysa, Gen Kuqi, Vin Kuqi nga Miloti. Unë jam shofer kamioni, nuk jam pronar karburanti e sonte ma kanë ba makinën bira bira veq me mrem. M’kan gjujt sonte këta në Gajush…”.
Shefi i komisariatit ka dorëzuar përmbajtjen e këtij mesazhi tek anëtarët e grupit hetimor. Mbi bazën e këtij mesazhi, policia ka kontrolluar banesat e personave të përmendur, duke arritur të gjejë automatikun dhe pistoletën te shtëpia e Redion Hysa.
Redion Hysa, i ka mohuar autorësinë e posedimit të dy armëve dhe njëherësh autorësinë e vrasjes së Xhulio Prelës dhe kanosjes së Gjok Malaj.
Gjatë seancave gjyqësore është thirrur si dëshmitar Gjok Prela, i cili ka deklaruar para gjykatës se pas ngjarjes nuk i ka dërguar asnjë mesazh shefit të policisë Kurbin. Malaj më tej ka thënë se nuk e njihte fare Redion Hysën.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se numri nga është dërguar sms drejt shefit të komisariatit, i përket shtetasit Hermes Alinj një person nga Elbasani i arrestuar në 2014 për vjedhjen e kapakëve të pusetave.
Ende dhe sot Hermes Alinj nuk është gjetur nga policia dhe prokuroria për t'u pyetur lidhur me rrethanat për dërgimin e këtij mesazhi drejt shefit të komisariatit policisë Kurbin.
“…fakti i gjetjes së armëve në një ambient jashtë banesës së të pandehurit, në një depozitë uji, për gjykatën ka krijuar dyshimin se sms-ja është dërguar qëllimisht, për të orientuar hetimin drejt banesës së të pandehurit Redion Hysa, me qëllim shmangien nga përgjegjësia penale e personave të vërtetë të ngjarjes…”, thuhet në vendim.
Gjatë gjyqit babai i Xhulio Prelës, Martin Prela, ka deklaruar se konkluzionet e prokurorisë së Lezhës, janë rrjedhojë e një hetimi të mangët dhe për të dhënë një dënim sa për të “kënaqur” viktimën dhe opinionin publik.
Sipas tij hetimet nuk janë të plota pasi ende policia nuk ka gjetur makinën me të cilën lëvizte Brilant Martinaj.
“…ka një akuzë alogjike për shtetasin Nikoll Shërniku, i cili akuzohet se është personi që i ka dhënë në përdorim mjetin shtetasit Briland Martinaj, për të cilin është kërkuar pushimi i hetimeve…”, ka deklaruar babai.
Në përfundim të gjykimit babai i Xhulio Prelës ka kërkuar që çështja t'i kalonte për hetime të mëtejshme prokurorisë SPAK, pasi në këtë rast personat kanë vepruar si grup kriminal./CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reagu...
Gazetari Nikoll Lesi në një shkrim në "Koha Jonë" i ka bër...
Policia ka arrestuar dy 16-vjeçarë, pasi akuzohen se k...
Moti i keq ka përfshirë juglindjen e vendit. Breshër d...
Sot në orën 19:00 do të zhvillohen homazhe në sheshin "Nën...
Më shumë se 40 fshatra të juglindjes së vendit nga mëngjes...
Kreu i PD-së së vulës, Lulzim Basha, ka nderuar kujtim...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duk...
Sapo ka filluar numërimi i votave, në KZAZ-në e Kukësit, k...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka dhënë një ultimatum p...
Pak pasi është mbyllur orari zyrtar i votimit në Kukës...
Ora 19:00 ka shënuar edhe mbylljen zyrtarisht të procesit ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar sërish të dh...
Në foton më sipër është njëri ndër personat e vrarë të gru...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e ...
Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugën...
Pak minuta më parë, i Dërguari i BE-së për dialogun Ko...
CNA ka zbuluar detaje të reja nga vënia në prangat e polic...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celi...
Një 41-vjeçar në Pogradec, i cili ishte në kërkim pasi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...