Nesër mbahen zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së/ Ja çfarë pritet nga gara
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...

I dyshuari për vrasjen e ish-efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela, ka rënë në prangat e Policisë.
Nikoll Sherniku është arrestuar ndërkohë që po bëhej gati të kryente një atentat.
Sherniku është ndaluar gjatë operacionit të koduar “Dyshimi”, ndërsa në makinën e tij të blinduar i është gjetur një armë zjarri tip kallashnikov e mbushur me fishekë në fole dhe gati për qitje.

Njoftimi i policisë:
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Dyshimi”.
Sekuestrohen armë zjarri, municion luftarak, radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë dhe një automjet i blinduar.
Vihen në pranga 2 shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e DVP Lezhë, me mbështetje edhe nga FNSH Shkodër, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Dyshimi”, si rezultat i të cilit është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale.
Shërbimet e Policisë, pasi kanë lokalizuar automjetin tip “Toyota”, të parkuar në afërsi të një pallati në Kune, Shëngjin, kanë ndërhyrë për të neutralizuar shtetasit që ndodheshin në automjet, të cilët, sapo kanë parë shërbimet e Policisë duke u afruar, kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë tentuar të largohen me vrap.
Gjatë tentativës për t’u larguar shtetasja F. B. (drejtuesja e automjetit), ka tentuar njëkohësisht që të fshehë edhe një armë zjarri, në afërsi të vendit ku automjeti ishte i parkuar. Arma e zjarrit kallashnikov, së bashku me krehër e me fishek në fole, është gjetur më pas nga shërbimet e Policisë.
Në automjet, së bashku me këta shtetas ka qenë edhe një i mitur 15 vjeç.
Në vijim të operacionit, është ushtruar kontroll në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas dhe është gjetur një krehër automatiku me fishekë në të, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës së shtetases F. B., janë gjetur 2 radio marrëse – dhënëse, si ato të Policisë.
Në momentin e kapjes, shtetasi N. Sh. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në lidhje me implikimin e tij në ngjarjen e ndodhur në dhjetor 2021, ku mbeti i vrarë me armë zjarri ish-punonjësi i Policisë, shtetasi Xh. P.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 automatik, 2 krehëra me fishekë në to, 2 radio marrëse – dhënëse si të Policisë, si dhe automjeti i blinduar me të cilin lëviznin këta shtetas.
Gjithashtu, si rezultat i operacionit policor të koduar “Dyshimi” u bë edhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– N. Sh., 28 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;
– F. B., 34 vjeçe, banuese në Kurbin, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Bazuar në hetimet e deritanishme lindin dyshime se lëvizja e këtyre shtetasve me automjetin e blinduar, në role të ndryshme, ishte për të realizuar një ngjarje kriminale. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera në lidhje me rastin.
Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të implikuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./CNA.al
Një 35-vjeçar i akuzuar për falsifikim të materialeve zgje...
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Elbasan, operacioni p...
Dy të rinj shqiptarë 32 dhe 33 vjeç janë arrestuar nga polic...
Babai i shumë të kërkuarit Floren Çapja, Fejzullah Çapja ...
Një shtëpi dykatëshe është goditur nga rrufeja në fshatin ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:45, në fs...
Deti me dallgë ka rrezikuar jetën e dy personave, të cilët...
Zhdukja e Ervis Martinajt vazhdon të mbetet ende mister. P...
Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit ka lënë në ...
SPAK-u ka marrë në dorë dosjen e atentatit në Milot, ku mb...
Një muaj shkoi nga ekzekutimi i tre personave në mbikalimi...
Një 16-vjeçare në Tiranë është larguar nga banesa dhe nuk ës...
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 shtetas italianë, të...
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Dibër, operacioni pol...
Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në vijim të kontro...
Një shtetas shqiptar është arrestuar në Britani, pasi u gjet...
Një burrë rreth moshës 40 vjeç ka pësuar probleme shën...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi te ...
Policia Kufitare e Sarandës ka konstatuar në plazhin e...
Gjatë javës që lamë pas u shoqëruan dhe u proceduan në...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...