
Prej disa javësh, Sokol Sadushi, kreu i Gjykatës së Lartë, është kthyer në vëmendje të opinionit publik. Ai, me një vendim të ndërmjetëm, ndërhyri në “mënyrë të dhunshme” ndaj kolegjit penal të Gjykatës së Lartë.
Më pas thirri Kolegjet e Bashkuara për të kryer veprime në lidhje me procedurat e mbajtjes në arrest me burg, të cilat, në fakt, janë të gjitha të parashikuara në ligj, në Kushtetutë, rastet kur një i ndaluar duhet të qëndrojë në burg për shkak të rrezikshmërisë, argumentet që kërkohen nga prokurorët, nga avokatët dhe në fund është gjykata që vendos.
Sokol Sadushi duket se ka një qëllim. Dhe sipas të gjitha argumenteve që jepen nga mediat dhe nga politika, vendimi i ndërmjetëm i kërkuar nga Sokol Sadushi për të ndryshuar vendimin e kolegjeve të bashkuara të vitit 2011, në finale, ka qëllim lirimin nga burgu të Erion Veliajt, për t’i dhënë kryebashkiakut të Tiranës me 13 akuza një masë më të lehtë sigurie.
CNA ka mësuar se ka një pazar midis kreut të Gjykatës së Lartë dhe njerëzve të tij pranë Partisë Socialiste apo kryeministrit Edi Rama. Sokol Sadushi njihet si një mbështetës i fortë dhe mik i ngushtë i Mero Bazes, gazetarit të familjes së Erion Veliajt.
Dikur ky i fundit ndërhynte pranë redaksisë sonë për të fshirë shkrime, investigime apo deklarime të pasurisë së Sokol Sadushit në kohën që ky i fundit ishte kreu i Magjistraturës dhe më pas u çua kryetar i Gjykatës së Lartë pa kaluar në veting, megjithëse doli nga dritarja e drejtësisë, hyri nga dera duke marrë një nga postet më të larta të drejtësisë në vend.
Burime pranë rilindasve të PS-së i thanë CNA-së se një skemë e qartë shkon deri në pazarin e postit të Presidentit të Republikës.
Mendohet se Sadushit i është premtuar që të bëjë lëvizjen për nxjerrjen e një vendimi të ndërmjetëm dhe ndryshimin e vendimit të Kolegjeve të Bashkuara të vitit 2011 dhe më pas atij mund t’i jepet karrigia e Presidentit në vitin 2027.
Zotit Bajram Begaj mandati i mbaron në muajin korrik, ndërkohë që Sokol Sadushit i mbaron disa muaj më parë. Zgjidhja është mjaft e thjeshtë: merret pagesa e ndërmjetme disamujore dhe më pas Sokol Sadushi zgjidhet President i Republikës.
Ky është një premtim i dhënë nga segmente të caktuara të pushtetit, të cilat po kërkojnë me çdo kusht që të nxjerrin Erion Veliajn nga burgu dhe për këtë po përdorin edhe kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushin, me disa veprime dhe vendime, të cilat kanë hedhur mjaft dyshime, por që asgjë nuk ka mbetur pa u zbardhur, qoftë nga strategjia e Sadushit, qoftë nga pazaret që i ofrohen kreut të Gjykatës së Lartë me poste të rëndësishme siç është edhe ai i Presidentit të Republikës./ CNA
Gazetari Armand Rabi ka njoftuar kandidaturën për kryetar ...
Mediat e Veliajt kërkojnë të kthejnë në qesharake çështjen...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të shitje...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe i ka bërë kërk...
Besimtarët ortodoksë do të kremtojnë nesër ditën e Pashkëv...
Prej pesë ditësh, në pikat kufitare të juglindjes së vendi...
Festa e Pashkëve ortodokse ka vënë në lëvizje mijëra qy...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon ...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranë...
Kryetari i ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, ...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për n...
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë malin...
Mijëra besimtarë ortodoksë kanë marrë pjesë mbrëmjen e sot...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka folur mbrëmjen...
Mbrëmjen e sotme në Gjirokastër është kremtuar e Premtja e...
Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar të Premten e Madhe me c...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Tel...
Shkrimtarja Rita Petro ka folur për lirinë e shprehjes, au...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...