Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Gazetari Armand Rabi ka njoftuar kandidaturën për kryetar të degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër.
Në një postim në rrjetet sociale, Rabi shprehet se ka qenë pranë njerëzve me punën e tij si gazetar dhe si zëdhënës i PD-së, ndërsa shton se sot kërkon besimin e qytetarëve dhe votën e tyre.
Ai shprehet se dega e PD-së në Gjirokastër nuk është në nivelin që meriton dhe se ka nevojë për energji të re dhe drejtim të fortë.
Në reagimin e tij, Rabi ka ndarë dhe prioritetet e tij për degën dhe thekson se sot Gjirokastra ka nevojë për një alternativë që dëgjon, që kupton dhe që vepron.
Reagimi i plotë:
Të dashur demokratë
“Koha për ta ringritur PD Gjirokastër”
Kjo është platforma ime për Kryetar të Partisë Demokratike, Dega Gjirokastër.
Unë, Armando Rabi, prej vitesh kam qenë pranë jush si gazetar dhe si zëdhënës i Partisë Demokratike. Kam qenë zëri juaj dhe së bashku kemi bërë një opozitë të fortë, të drejtë dhe të pandalur.
Kjo rrugë nuk ka qenë e lehtë. Kemi përballuar presione, shantazhe intimidime dhe kosto personale.
Ka pasur momente kur ishte më e lehtë të heshtja… por unë nuk jam ndalur asnjëherë. Me zë dhe me figurë kam denoncuar padrejtësitë, dhe do të vazhdoj ta bëj këtë çdo ditë, me besim në Zot dhe me besimin tuaj.
Kam qenë dhe do të jem gjithmonë në krah të qytetarëve.
Sot vij para jush jo vetëm për të kërkuar votën tuaj, por mbi të gjitha për të kërkuar besimin tuaj.
Besimin për të ringritur Partinë Demokratike në Gjirokastër partinë ku kemi lindur politikisht, ku jemi rritur dhe kemi dhënë kontributet tona. Sot, le ta themi me sinqeritet:
PD Gjirokastër nuk është në nivelin që meriton. Ajo ka nevojë për energji të re, për bashkim dhe për drejtim të fortë.
E di që shumë prej jush ndihen të lodhur, të zhgënjyer, ndoshta edhe të harruar. Por unë besoj fort se ky është momenti ynë për t’u ringritur më fortë.
Prandaj ju ftoj të bashkojmë forcat.
Ta ringremë së bashku Partinë Demokratike.
Ta bëjmë sërish një zë të fuqishëm për qytetarët e Gjirokastrës.
Ta rikthejmë shpresën tek çdo demokrat dhe çdo familje gjirokastrite.
Prioritetet e mia:
1- Rimëkëmbja dhe forcimi i Partisë Demokratike në Gjirokastër,
I cili ka nisur nga baza: seksionet, grup-seksionet dhe çdo strukturë lokale një parti e fortë ndërtohet nga poshtë lart.
2-Rinia zemra e së ardhmes
Ringritja dhe fuqizimi i Forumit Rinor do të jetë prioritet absolut. Të rinjtë nuk do të jenë vetëm mbështetës, por vendimmarrës.
3-Barazia dhe përfaqësimi
Barazia gjinore do të jetë realitet në çdo nivel drejtimi dhe përfaqësimi.
4- Meritokracia dhe vlerat
Çdo kontribut do të vlerësohet. Çdo individ do të ketë hapësirën që meriton, bazuar në punë dhe integritet.
5- Hapja ndaj të rinjve dhe qytetarëve
Do të punoj për afrimin dhe anëtarësimin e të rinjve, profesionistëve dhe çdo qytetari që beson tek ndryshimi.
6- Fitorja në zgjedhjet lokale 2027
Me punë të përbashkët, me organizim dhe me një frymë të re, ne kemi të gjitha mundësitë për të fituar Bashkinë e Gjirokastrës.
Qyteti ynë meriton më shumë.
Meritoni më shumë ju, qytetarë të Gjirokastrës.
Unë ju jap fjalën se do të jem ai që kam qenë gjithmonë zëri juaj
i palodhur, i përkushtuar, pranë jush ditë dhe natë, në çdo betejë dhe në çdo sfidë.
Sot, më shumë se kurrë, Gjirokastra ka nevojë për një alternativë që dëgjon, që kupton dhe që vepron.
#Sëbashku do ta rikthejmë besimin.
#Sëbashku do ta rikthejmë Gjirokastrën në rrugën e zhvillimit.
#Sëbashku do ta rikthejmë Partinë Demokratike aty ku i takon. /CNA
Mediat e Veliajt kërkojnë të kthejnë në qesharake çështjen...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të shitje...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe i ka bërë kërk...
Besimtarët ortodoksë do të kremtojnë nesër ditën e Pashkëv...
Prej pesë ditësh, në pikat kufitare të juglindjes së vendi...
Festa e Pashkëve ortodokse ka vënë në lëvizje mijëra qy...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon ...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranë...
Kryetari i ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, ...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për n...
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë malin...
Mijëra besimtarë ortodoksë kanë marrë pjesë mbrëmjen e sot...
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka folur mbrëmjen...
Mbrëmjen e sotme në Gjirokastër është kremtuar e Premtja e...
Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar të Premten e Madhe me c...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Tel...
Shkrimtarja Rita Petro ka folur për lirinë e shprehjes, au...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...