SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Evis Angelakis apo Evis Kokalari ose Evi Kokalari siç do të shfaqet në Shqipëri, një personazh qesharak butaforik që së fundi tregoi dhe problemet e mëdha psiqike përballë një gazetari është kthyer në individin që kërkon “kockën” e saj.
Për ata që nuk e kuptojnë se kush është “kocka” e Evit, po e themi me një fjalë, “kocka” e Evit është dalja në ekran, dhënia rëndësi apo të shkruash kundër saj, nuk ka rëndësi ta vlerësosh.
Nuk ka rëndësi të thuash që është konservatore, se ka parime, se këto i mungojnë nuk ka asnjë parim, gjithçka i ka boshe.

Prej shumë kohësh thotë se do të krijojë parti dhe partinë s’po e krijon dot , s’ka për ta krijuar kurrë.
Pretendonte se do të hynte në zgjedhje, nuk hyri dhe s’ka për të hyrë kurrë. Nuk ka për të qenë pjesë e ndonjë koalicioni se, s’ka për ta përfillur më njeri kurrë.
E mori nga rruga Sali Berisha e hipi në foltore, për diksionin e saj amerikan. Një vajzë e skandaleve në bulevardin e rrugës së ambasadave. Erdhi në Shqipëri pas një martese me një bzinesmen grek në SHBA. Pas shumë skandaleve dhe problemeve dhe atje me familjarë.

Por këto janë jeta e saj. Erdhi hipi në foltore me shpresën se do të sillte të ardhmen,kjo do të zgjidhte Shqipërinë. Gjeti hapsirën mediatike publike, por përdori dhe strategjinë e saj, kur nuk e përflisnin kërkonte ta sulmonin.
CNA ka qenë një nga mediat që fillimisht e ka mbështetur, i ka dhënë hapsirë, duke menduar dhe besuar se artikulimet e saj, qëndrimet e mbajtura në publik ishin parimet e vërteta.
Në fakt pas pak kohësh kuptuam se hapësira e saj ishte thjesht dhe vetëm dëshira për të bërë biznes në Shqipëri, për të fituar para, pasi dukej njeri i “dështuar” atje ku jetonte.
Nuk kishte vëmendjen e duhur. Askush nuk e vlerësonte dhe për këtë gjë kërkonte të kishte vëmendje në Shqipëri.
Shikojeni thjesht. Sulmonte biznesmenë të caktuar dhe kërkonte informacion. Ne disponojmë mesazhe kur kërkon informacion për biznesmenë të caktuar.
Për Shefqet Kastratin, Samir Manen edhe bzinesmenë të tjerë, të cilët dikur ajo i quante oligarkë dhe i sulmonte në rrjetet sociale . Më pas ndaloi.
Nga ana tjetër iu shkruan biznesmenëve të caktuar për çështje që lidhen me media apo gazetarë. Kur i nxjerrin të vërtetat “lajthit” dhe ashtu siç reagoi në studion e Ylli Rakipit me sharje, jo me atë gjuhë aq rrugaçërore , përdor shprehje të tjera në rrjetet sociale.
Mendon që duke patur vëmendje do të jetë e ardhmja do të përfshihet në politikë dhe do të marrë llokmën e saj që i takon sepse është një njeri me vlera të mëdha konservatore që erdhi në Shqipëri dhe do të sillte ndryshimin.
Në fakt konservatorizmi dhe individët dhe miqtë e saj ashtu sikundër ia tha dhe Ylli Rakipi live nuk është se kishin bërë ndonjë gjë të madhe për ato kauzat e Evit dhe miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj të cilët ne i kemi pyetur me e-maile zyrtare.
Shpesh shumë prej tyre ka frikë t’i përmendë dhe emrin. Tashmë është shfaqur individualisht në Tiranë.
Thotë se Lulzim Basha është një gjobaxhi , po kjo do të bëjë koalicion me gjobaxhiun sepse po të jetë dhe kjo pas tij ai nuk do të vërë më gjoba sepse do të demaskojë Evi.
Domethënë Evi Kokalari është njeriu që vendos standartin e së vërtetës në Shqipëri, kush vë gjoba kush s’vë gjoba, kush është Luli , si është Luli.
Që Luli është një sharlatan politik dhe një palaço ky është fakt tashmë.
Por Evi nuk i duhet nëpër këmbë dhe pse ajo i shtrin dorën. Luli mund ta marrë për tu tallur siç tashmë po e tallin të gjithë të tjerët.
Por Lulit nuk i duhet Evi sepse ka Edi Ramën.
Evi Kokalari Angelakis u var në çengelin e Erion Veliajt, jo shumë larg, por tre vite më parë dhe pretendon se nuk e ka blerë, se nuk e ka përdorur e të tjera si këto. Por nuk e shohim Evi Kokalarin të sulmojë dhe të flasë për inceneratorët, për kullat e Tiranës, për Erion Veliajn për problemet e kryebashkiakut, për skandalet që ka Tirana, për mungesën e ujit të pijshëm, për hallet e qytetarëve të Tiranës, asgjë të tillë. Thjesht dhe vetëm ka filluar të flasë në përgjithësi dhe tregon me gisht Edi Ramën a thua se Edi Rama po trembet shumë nga Evi Kokalari.

Në fakt, Evi Kokalari nuk është asgjë më shumë dhe më pak . Është një vegël e përdorur nga kryeministri që i është ofruar nga Erion Veliaj dhe që strategjia medatike e rilindjes e përdor thjesht dhe vetëm për të përçarë opozitën.
Nga një zë që u duk pak ndryshe gjatë kohës së foltores dhe tani e nxjerr të sulmojë Berishën gjoja do bëjë marrëveshje me Lulzim Bashën dhe kjo do të bëjë betejën e madhe konservatore në 2025 ndërkohë që kjo nuk ka mbledhur dot në një sallë 50 vetë.
Kjo do të bëjë konservatorizmin që të rrëzojë Edi Ramën. Evi Kokalari është tashmë thjesht dhe vetëm një vegël politike e Edi Ramës.
Një vegël politike e pushtetit të rilindjes që përdoret pasi nuk mund të themi keqpërdoret sepse keqpërdoret është dikush që nuk kupton kurse Evi Kokalari është një njeri i përdorur për interesa të caktuara dhe deri më sot prej shumë kohësh që ne kemi shkruar ende nuk ka kthyer përgjigje se kush i ka financuar udhëtimet e saj shpenzimet, hotelet e të tjerë gjatë kohës së foltores se këto të tanishmet nuk janë aktivitet të zhvilluar me persona non grata.

Evi Kokalari është thjesht dhe vetëm një instrument i propagandës së Endri Fugës, është një instrument i propagadës së Erion Veliajt në shërbim të Edi Ramës, në shërbim të kryeministrit, në shërbim të zgjedhjeve të ardhshme ku Evi Kokalari do të tentojë të kandidojë ose të jetë brenda një koalicioni për të djegur një grusht vota dhe për të marrë një grusht me lekë në rast se rilindja do t’ia ofrojë.
Të paktën këto biletat e avionëve që vjen nga SHBA dhe lekët e hoteleve ,për të cilat po e ripyesim kush t’i ka paguar gjatë foltores. Në rast se i ke deklaruar në SHBA trego faturat, në rast se nuk i ke deklaruar ditët dhe netët, llogaritë janë të thjeshta. Janë disa dhjetra mijëra euro të paguara nga persona të tjerë dhe këto para nuk janë deklaruar në SHBA.
Tashmë shpenzimet e Evit mund t’i mbulojë dikush tjetër, por ne ende nuk kemi marrë përgjigje për pyetjen e parë se faktin për të dytën që po i shërben në mënyrë të pandalshme Edi Ramës dhe kërkon që ta shajnë apo ta mbajnë në krye të mediave e ka kuptuar kushdo.
Ne e kishim injoruar për shumë kohë dhe e kishim lënë në një cep duke mos e përfillur këtë mbetje politike të pavlerë që nuk i nevojitet askujt, por tani shqiptarëve duhet t’u thonim që ajo është thjesht dhe vetëm një instrument i kryeministrit në pushtet.
Për më tej Evi Kokalarin nuk do të donim ta përdornim për asgjë më shumë, as atë dhe as shumë të tjerë që i shërbejnë si instrumente politik dhe mediatk të kryeministrit që vlejnë më pak se sa një letër higjenike e përdorur më shumë se sa një herë./ CNA
Avokatia Adriana Kalaja thotë se është e bindur që ajo që ...
Opozita dhe mazhoranca kanë rënë dakord për një proje...
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka dhënë një i...
Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen dhe ...
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të kësaj të mër...
Policia e Shtetit ka njoftuar se është shtyrë afati i ...
Në kuadër të "Tetorit Rozë", Ministria e Shëndetësisë ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kuadër të tetor...
Gazetari Eni Ferhati ka komentuar deklaratat e ministrit t...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastruktur...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish nga ar...
Këshilli i Ministrave ka rihapur procesin e aplikimit ...
Bedri Ramadani është një mjek i suksesshëm sh...
Të mërkurën, studentët e Mjekësisë kanë dalë sërish në pro...
Pas shkarkimit të Dritan Metajt si kreu i Komisariatit...
Gazetarja shqiptare në Itali, Alba Kepi ka hedhur akuz...
Ish-kryetari i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj ka fo...
Salvador Kacaj ka folur lidhur me atentatin e bërë nda...
Prezantuesi më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
Një vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marten në r...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...