Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Këshilli i Ministrave ka rihapur procesin e aplikimit për përzgjedhjen e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) që do të mbajë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të institucionit.
Gara ishte shpallur fillimisht më datë 20 shtator dhe afati për dorëzimin e aplikimeve kishte qenë deri më datë 29 shtator. Por, këtë muaj Kryeministria ka rihapur procesin, duke vendosur si afat të ri datën 23 tetor të këtij viti, pa dhënë arsyet e rihapjes së procedurës.
Lista e kandidatëve që aplikuan në shpalljen e parë të procesit konkurrues nuk është publikuar zyrtarisht, por sipas burimeve nga tregu në proces aplikuan Pajtim Melani, Redi Lleshi, Armand Reveli dhe Petrit Perhati.
Vendi i Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ngeli vakant në muajin shtator, pasi Ervin Mete u lirua nga detyra për t'u emëruar në vijim si ministër i Financave dhe Ekonomisë.
Sipas ligjit, anëtari i Bordit, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, emërohet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, pas një procedure përzgjedhëse.
Ligji kërkon që kandidati për Anëtar i Bordit të AMF-së të ketë përfunduar ciklin e plotë të studimeve universitare në fushat ekonomike, juridike ose të lidhura me shkencën e aktuarëve dhe të ketë përvojë profesionale të paktën 7-vjeçare, nga të cilat, të paktën 5 vjet në financë-kontabilitet, administrim i shoqërive tregtare, këshillim ligjor i shoqërive tregtare, hartim legjislacioni, shkencë e aktuarëve ose sigurime shoqërore dhe pensione.
Parashikimet e ligjit organik të AMF e kufizojnë ndjeshëm spektrin e kandidatëve potencialë që mund të jenë anëtarë Bordi të AMF, duke përfshirë edhe pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv.
Sipas ligjit, nuk mund të jenë anëtarë të Bordit të Autoritetit persona, të cilët në tri vitet e fundit kanë qenë ortakë, aksionarë, apo anëtarë të organeve drejtuese të subjekteve të mbikëqyrura; kanë lidhje familjare me personat e parashikuar në shkronjën “a” të këtij paragrafi; në tri vitet e fundit kanë qenë punonjës me kohë të pjesshme apo të plotë në subjektet e mbikëqyrura.
Gjithashtu, në rast të lirimit nga detyra të ndonjërit prej anëtarëve të Bordit përpara afatit, anëtari tjetër emërohet me të njëjtën procedurë, siç është emëruar anëtari që lirohet, për periudhën deri në përfundim të mandatit të anëtarit që lirohet. Bazuar mbi këtë përcaktim ligjor, anëtari i Bordit që do të marrë detyrën e Drejtorit Ekzekutiv nuk do të ketë një mandat të plotë 5-vjeçar, por një mandat të pjesshëm, deri në vitin 2025, kur mbyllej mandati i drejtorit të mëparshëm. Për shkak se mandati do të jetë i pjesshëm, afërsisht një vit e gjysmë, interesi i kandidatëve të mundshëm në këtë proces mund të jetë i kufizuar./Monitor
Bedri Ramadani është një mjek i suksesshëm sh...
Të mërkurën, studentët e Mjekësisë kanë dalë sërish në pro...
Pas shkarkimit të Dritan Metajt si kreu i Komisariatit...
Gazetarja shqiptare në Itali, Alba Kepi ka hedhur akuz...
Ish-kryetari i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj ka fo...
Salvador Kacaj ka folur lidhur me atentatin e bërë nda...
Prezantuesi më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
Një vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marten në r...
Akademik Rexhep Ismajli thotë se Shqipëria dhe Kosova ...
Kreybashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pasi S...
Ish drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi ka folur për megao...
Radio “Ngjallja” ka reaguar pas lajmit të bërë nga por...
Avokati Spartak Ngjela ka folur për luftën e përgjaksh...
Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka kërkuar të dhë...
Nëntë nga dhjetë dëshmitarët e thirrur në procesin gjyqëso...
Gjuha dhe sjellja vulgare e Evi Kokalari, Evis Kokalari ap...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur li...
Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ka folur pas lirim...
Pas votimit me 123 vota pro në Asamblenë e Përgjithshm...
Gazetari Robert Papa ka bërë parashikimin e frikshëm d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...