Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Akademik Rexhep Ismajli thotë se Shqipëria dhe Kosova duhet të punojnë më shumë për të ruajtur gjuhën shqipe, e cila është aktualisht në krizë për shkak të diasporizimit të saj dhe dygjuhësisë së përdoruesve të saj.
Ai mbajti një ligjëratë në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë me titull “Shqipja sot: Reflkse për ‘krizën’ në gjuhë”.
Akademik Ismajli tha se demokratizimi i shoqërive, integrimi i tyre në bashkësi më të mëdha, lëvizja e banorëve në shtete të tjerë, globalizmi si dhe revolucioni i shpejtë teknologjik kanë sjellë ndikime të forta mbi gjuhën shqipe.
“Janë shtuar anglikanizmat e paintegruara në gjuhën e lajmeve, muzikës dhe spektakleve të argëtimit. Po shtohen gjermanizmat dhe italianizmat, ndërsa ndikimi nga serbishtja është në pakësim. Shqipja ka nevojë për një hapje të kujdesshme, por jo për një liberalizim të plotë në huazimet. Shqipja fitoi hapësira të reja këtë shekull pas zhvillimeve në rajon, por vazhdon të jetë e rrezikuar tek arvanitasit në Greqi, tek arbëreshët në Itali dhe në diasporë gjithandej botës”, tha akademik Ismajli.
Ai theksoi se bashkësia e folësve të shqipes me rreth 7 milionë folës sa llogaritej, tani ka zbritur ndjeshëm në vend, për shkak të diasporizimit të përshpejtuar si në gjithë rruzullin, edhe ndër shqiptarët.
“Mungesa e mbështetjes efikase prej shteteve amë po krijon frikë për reduktimin drastik të përdoruesve të shqipes si gjuhë të parë të jetës dhe të punës, si parakusht për qëndresë dhe zhvillim normal”, tha akademik Ismajli.
Ai shtoi se Shqipëria dhe Kosova, ashtu si i tërë Ballkani qendror dhe jugor, si hapësirat më të mëdha të folësve të shqipes, po shndërrohen në hapësira, ku mbizotërojnë folës të moshuar, ekonomikisht gjithnjë e më të varur.
“Qysh në brezin e parë në diasporën e lënë në mëshirën e fatit, po na krijohet shtresa e gjysmëfolësve, apo edhe të atyre që jetojnë me kujtimin për prejardhjen. Ku do të arrijmë me këto rrjedha të ikjes? Kriza në gjuhë në këtë aspekt, as menaxhohet as zgjidhet nga gjuhëtarët. Janë mekanizma të tjerë shoqërorë, politikë dhe shtetërorë, që duhet t’i dalin përpara. Në afat të gjatë kjo mund të jetë kriza më e madhe e mundshme”, tha gjatë ligjëratës akademik Ismajli.
Ndërsa në një bisedë për Zërin e Amerikës pas tubimit me kolegë gjuhëtarë, profesorë, studentë dhe pjesëmarrës të tjerë të interesuar, zoti Ismajli tha se Shqipëria dhe Kosova nuk kanë institucione për të mbrojtur gjuhën shqipe, por kanë institucione për kultivimin e gjuhës dhe për zhvillimin e saj.
“Institutet e gjuhësisë, Instituti Albanologjik, Akademitë, universitetet, që janë bërë shumë, duhet të ngrejnë cilësinë e punës në këtë drejtim. E dyta: duhet të krijojmë hapësira për përdorimin e saj”, tha akademik Ismajli.
Ai shprehu brengën se arsimtarët e rinj po lakmojnë të botojnë anglisht ose në ndonjë gjuhë tjetër, sepse sipas tij, administrata ua vlerëson më shumë atë se ato që botojnë në shqip.
“Jam dakord që të rinjtë tanë duhet të integrohen në botë, por nga ana tjetër duhet të ngrejmë cilësinë e botimeve tona, në mënyrë që edhe këto të jenë konkuruese njësoj si në gjuhë të huaj. Mungon vëmendja për gjuhën, sepse mendohet që njerëzit vetvetiu do t’a mbrojnë gjuhën. Jo. Vetvetiu nuk shkon asgjë. Duhet edhe këtu të kemi organizim”, tha akademik Ismajli.
Ai theksoi se është koha e fundit që të ndërmerren nisma që e fuqizojnë shqipen dhe e mbrojnë atë.
“Mbrojtja e gjuhës nuk bëhet me dekrete, por bëhet përmes përdorimit, zgjerimit të hapësirës ku do të zhvillohet veprimtaria gjuhësore. Nëse nuk zhvillohet veprimtaria në shqip, ai rrafsh i përdorimit bie, harrohet dhe me kohë humbet. Pastaj mësohen njerëzit në atë rrafsh të flasin anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht. Ne duhet t’i bëjmë, që ata të mos kenë nevojë t’i marrin të gatshme tjetërkund, por t’i kenë tonat”, tha zoti Ismajli.
Ai shtoi se pedagogjia ka nevojë shumë të mësojë për mënyrën më të lehtësuar të përcjelljes së gjuhës, ku një përparësi është që gjithë tekstet janë unike, si për shembull, tekstet e gramatikës janë të Bahri Becit kudo, në Prishtinë, Tetovë dhe këtu në Tiranë.
“Për fëmijët e vegjël fare kemi mungesa të mëdha të veprimtarive filmike vizatimore dhe programeve të atilla në shqip. Ato po na i mbizotëron anglishtja. Këtë nuk mund ta kapërcejmë duke u thënë fëmijëve: “Mos i shikoni!”. Duhet t’u japim edhe ne. Diçka ka, por jo mjaftueshëm”, tha akademik Rexhep Ismajli./ VOA
Kreybashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pasi S...
Ish drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi ka folur për megao...
Radio “Ngjallja” ka reaguar pas lajmit të bërë nga por...
Avokati Spartak Ngjela ka folur për luftën e përgjaksh...
Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë ka kërkuar të dhë...
Nëntë nga dhjetë dëshmitarët e thirrur në procesin gjyqëso...
Gjuha dhe sjellja vulgare e Evi Kokalari, Evis Kokalari ap...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka folur li...
Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ka folur pas lirim...
Pas votimit me 123 vota pro në Asamblenë e Përgjithshm...
Gazetari Robert Papa ka bërë parashikimin e frikshëm d...
Moderatori i njohur Robert Papa ka folur për luftën me...
Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë Ti...
Qeveria ka akorduar një fond prej 510 milionë lekë për...
Pas sulmeve kundër PD-së, FRPD-së, duket se shënjestra...
Sot është dita e dytë e aksionit të IKMT dhe Policisë së S...
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur në P...
"SafeJournalists" ka reaguar lidhur me ngjarjet që kan...
Çështja e ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla,...
Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, foli për situ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...