Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

"SafeJournalists" ka reaguar lidhur me ngjarjet që kanë prekur disa gazetarë në vend.
Në një artikull të publikuar nga rrjeti i cili përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor u bën thirrje institucioneve përkatëse që të reagojnë sa më shpejt dhe të tregojnë se sulmet ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen.
Postimi i plotë:
Në dritën e ngjarjeve të fundit që prekin gazetarët në Shqipëri, Rrjeti i "SafeJournalists" ndihet i detyruar të shprehë shqetësimet dhe të kërkojë vëmendje kolektive ndaj incidenteve shqetësuese që përfshijnë Armand Bajramin ("A2CNN"), Gjergj Zefi ("Pamfleti") dhe Parid Dado ("Vizion Plus").
Sulmi fizik ndaj Gjergj Zefit, pronarit të portalit "Pamfleti", në rrugët publike të Tiranës më 3 tetor 2023, ka ngritur shqetësimin për sigurinë e gazetarëve në Shqipëri. Vlerësojmë reagimin e menjëhershëm të Policisë dhe nisjen e hetimeve për këtë akt dhune. Megjithatë, Rrjeti "SafeJournalists" kërkon që hetimi të jetë jo vetëm i shpejtë, por edhe i plotë dhe transparent, duke siguruar që autorët të vihen para drejtësisë.
Nuk mund të nënvlerësohet incidenti me Parid Dado, kameraman i "Vizion Plus" dhe Flamur Noka, deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë, gjatë një seance parlamentare të 5 tetorit 2023. Akti i agresionit fizik ndaj një punonjësi të medias ngre shqetësime për sigurinë dhe respektin që u jepet gazetarëve në hapësirat aktive politike. Ndonëse ne pranojmë ndjesën e zotit Noka dhe ndërhyrjen e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, është thelbësore që ky incident të nxisë një reflektim më të gjerë për kultivimin e një kulture të tolerancës zero ndaj çdo forme frikësimi apo sulmi ndaj gazetarëve, veçanërisht nga politikanët dhe figurat publike.
Së fundmi, përdorimi i paautorizuar i të dhënave personale të Armand Bajramit, së bashku me bashkëshorten e tij, Esiona Konomi në raste të ndryshme në shtator dhe tetor 2023, nxjerr në pah dobësitë ekzistuese digjitale me të cilat përballen gazetarët. Ky incident nënvizon nevojën për një vështrim të kujdesshëm në rritjen e masave mbrojtëse digjitale dhe zbatimin e protokolleve të qëndrueshme të sigurisë kibernetike për komunitetin gazetaresk. Rrjeti SafeJournalists u kërkon autoriteteve përkatëse që ta hetojnë këtë rast me përpikëri për të siguruar llogaridhënie dhe për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve të tilla digjitale në të ardhmen.
Blerjana Bino, studiuese e Rrjetit "SafeJournalists" në Shqipëri, vëren: “Është parësore që këto ngjarje të ndezin jo vetëm biseda, por edhe veprime të prekshme, duke lehtësuar një mjedis ku gazetarët mund të kalojnë nëpër arena fizike, politike dhe digjitale, pa kërcënimet e frikësimit dhe sulmet.”
Rrjeti SafeJournalists, i cili përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, dënon ashpër sulmet e fundit ndaj gazetarëve në Shqipëri dhe u bën thirrje institucioneve përkatëse që të reagojnë sa më shpejt dhe të tregojnë se sulmet ndaj gazetarëve nuk do të tolerohen.
Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare për këto raste.
Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë – Tiranë, 9 tetor 2023
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të BH
Shoqata e Gazetarëve Kroatë
Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë
Sindikata e Mediave të Malit të Zi/ CNA
Çështja e ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla,...
Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe, foli për situ...
Europol ka zhvilluar një operacion në 25 vende të Evropës,...
Kreu i SPAK, Altin Dumani, dhe Kryeprokurori i Prokurorisë...
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasurinë e një personi ...
Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencë për çësht...
11 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar mëngjesin e së martës n...
11 shtetas shqiptarë kanë udhëtuar mëngjesin e së martë...
Gjykata e Apelit ka refuzuar ekstradimin në Hagë të ish-lu...
Arbër Kallxhia është një nga shqiptarët që mbërriti mb...
Jetëgjatësia u rikthye me ritme më të larta se para pandem...
Aktivistja Evi Kokalari, Evis Kokalari apo Evi Angelakis, ...
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritan Hoti, k...
Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg ka folur...
Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë një dit...
Policia ka identifikuar 3 autorët e dyshuar të ngja...
Përfaqësuesi i komunitetit hebraik shqiptar në Izrael,...
Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur për vendimin e qeverisë...
POlicia dhe SPAK kanë ndërmarrë aksion në disa qytete ...
Policia e Shtetit dhe SPAK kanë kryer një megaoperacion ku...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...