Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

"SafeJournalists network" dënon sulmin verbal të kreut të Bashkisë Tiranës, Erion Veliaj, ndaj gazetares Ola Xama, pas publikimit të shkrimit investigues për inceneratorin e Tiranës.
"Kryetarit iu ofrua mundësia të komentonte para publikimit të artikullit, të cilën ai e refuzoi. Pas publikimit, ai ngriti një sulm personal ndaj znj. Xama, duke e quajtur atë “Ti nuk je gazetare, ti je vrasëse me kontratë” në një mesazh në "WhatsApp". Ky sulm verbal alarmant u ndoq nga një retorikë e turbullt e ngjashme nga media të tjera (here, here, here), duke rritur më tej mjedisin armiqësor për gazetaren", thuhet në reagim.
"SafeJournalists" kërkon nga Veliaj që menjëherë të ndalojë këto intimidime dhe t’i ofrojë një falje publike gazetares.
Reagimi i plotë:
"SafeJournalists" qëndron i palëkundur në denoncimin e sulmit verbal shqetësues të Kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj Ola Xama, gazetare në "BIRN", Shqipëri. Ky incident, i cili rezultoi nga një raportim investigativ mbi një rast korrupsioni që përfshin politikanë dhe zyrtarë të lartë publikë në Shqipëri, ngre shqetësime serioze rreth gjendjes së lirisë së shtypit dhe diskutimit publik në Shqipëri.
Pas një artikulli investigativ të publikuar nga znj. Xama dhe BIRN Shqipëri mbi hetimin e vazhdueshëm të SPAK mbi rastin e inceneratorëve në Shqipëri më 13 korrik, kryetari Veliaj ngriti një sulm verbal ndaj gazetares. Artikulli, i cili paraqet një analizë të bazuar në të dhënat nga SPAK lidhur me këtë çështje, emëron zyrtarë të ndryshëm të lartë, përfshirë kryetarin vetë, dhe është prodhuar me një përkushtim ndaj interesit publik dhe integritetit investigativ.
Kryetarit iu ofrua mundësia të komentonte para publikimit të artikullit, të cilën ai e refuzoi. Pas publikimit, ai ngriti një sulm personal ndaj znj. Xama, duke e quajtur atë “Ti nuk je gazetare, ti je vrasëse me kontratë” në një mesazh në "WhatsApp". Ky sulm verbal alarmant u ndoq nga një retorikë e turbullt e ngjashme nga media të tjera (here, here, here), duke rritur më tej mjedisin armiqësor për gazetaren.
“Ky reagim agresiv jo vetëm që rrezikon sigurinë personale të znj. Xama, por gjithashtu vendos një precedent kërcënues për gazetarët e tjerë në Shqipëri, veçanërisht ata që janë të përfshirë në gazetari investigative”, theksoi Blerjana Bino, Hulumtuese e Gazetarëve të Sigurt në Shqipëri. Ajo përbën një përpjekje për të shuar gazetarinë e pavarur dhe kritike dhe shmangur llogaridhënien dhe vëzhgimin publik, shtoi ajo.
"SafeJournalists" kërkon nga kryetari Veliaj që menjëherë të ndalojë këto intimidime dhe t’i ofrojë një falje publike znj. Xama. Ne gjithashtu u bëjmë thirrje mediave të tjera që të veprojnë me përgjegjësi dhe të mos e rrisin këtë retorikë të dëmshme ndaj kolegëve gazetarë.
Ne qëndrojmë në solidaritet me Ola Xama, "BIRN" Shqipëri, dhe të gjithë gazetarët shqiptarë që janë të përkushtuar për të mbajtur transparencën dhe llogaridhënien në zyrën publike. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë ngushtë situatën, të sigurojmë sigurinë e kolegëve tanë dhe të rezistojmë ndaj çdo forme të shtypjes së lirisë së shtypit.
Çdo sulm ndaj një gazetari është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Beograd – Podgorica – Prishtina – Sarajevo – Shkup – Zagreb, 16.07.2023
Shoqata e Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës
Shoqata e Gazetarëve të Kroacisë
Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë
Sindikata e Medias së Malit të Zi.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka bërë m...
Emërohen në komisariatin e Krujës 26 punonjës të policisë,...
Në të gjithë këto vite, ka pasur një sërë reformash, lëviz...
Kryeministri Edi Rama ka propozuar emrat për ambasadorë në...
Gazetari Elvi Fundo, zbuloi në një intervistë për emisionin ...
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN Albania)...
Në 26 qershor 2014, kompania ITS e Zotos përgatit një përm...
Kredi të shumëfishta të paguara nga ‘bamirës të paidentifi...
Jack Ma bashkëthemeluesi i “Alibaba Group” njëkohësish...
Drejtuesit evropianë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se...
“Si u bë Shqipëria pika e nxehtë e verës 2023”. Ky është a...
Zemra e të ndjerit Saimir Sula është sjellë në Shqipëri, p...
SPAK i është drejtuar gjykatës, duke kërkuar dhjetëra urdh...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Mana...
Policia gjatë aksionit "Plazh i Lirë" ka sekuestruar 20 ça...
Operacioni policor i koduar “Lundrimi i sigurt” ka sjellë ...
Një ushatark është ndarë nga jeta ditën e sotme, në mënyrë...
Akademiku Artan Fuga ka ngritur shqetësimin në lidhje ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë...
Pak ditë më parë Qeveria ka dërguar në Parlament një draft...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...