web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ola Xama dhe Alabbar, krahasimi i nevojshëm

20 Nëntor 2022, 18:45, Aktualitet CNA

 

Ola Xama dhe Alabbar, krahasimi i nevojshëm
Fotomontazh - Mohamed Alabbar dhe Ola Xama, në sfond porti i Durrësit

Ola Xama dhe Alabbar. Krahasim që nuk duhet bërë, por është i nevojshëm dhe po marrim si personazh gazetaren Ola Xama për ta vendosur përballë një prej investitorëve më të mëdhenj ndoshta në botë, siç është Mohamed Alabbar.

CNA.al, pas një dalje televizive të Olës tha çfarë ka ndodhur që vajza ndryshoi qëndrim, përse e bëri këtë, cilat janë arsyet, u pagua apo jo. Ishte në Dubai e na tha se Alabbari kishte bërë mrekullira dhe të tilla do vinte të bënte edhe në Tiranë si gazetare e "TV Klan", por Ola u mërzit.

Në vend që të bëheshe e arsyeshme edhe pasi ne i publikuam reagimin e saj, Ola na tha se është progres ndryshimi i qëndrimit dhe se e kishte bërë pasi kishte parë letrat.

Ola Xama dhe Alabbar, krahasimi i nevojshëm
Ola Xama duke intervistuar Mohamed Alabbar në Dubai

CNA.al ka publikuar dje një listë kompanish zinxhir për investitorin e Durrësit, ku kompanitë ndërmjet zinxhirit të tyre në finale të çojnë tek Alabbar, te njeriu që intervistoi Ola në Dubai dhe tani Ola dhe nja dy të tjerë dalin e na thonë që nuk është Alabbari.

Fillimisht u thanë offshore-ve, kryesisht nga opozita, ndërsa tani nga disa gazetarë artikulohet se nuk është Alabbari.

E vërteta në fakt është një dhe vetëm një, nuk mund të jetë dy. Ola intervistoi Alabbarin dhe na tha se do të vinte në Durrës. Ai ka ardhur vetë në Shqipëri.

Dje CNA.al nxori dokumentet dhe tregoi se kompanitë zinxhir të hapura, në fund çonin tek Alabbar dhe familjarët e tij. Pra, Alabbar do të vijë në Durrës për të investuar dy apo tre miliardë euro. Cila është e vërteta? Ajo që na thonte Ola se do të vijë Alabbari, apo ajo që na thotë Ola që nuk vjen Alabbari?

Ola Xama dhe Alabbar, krahasimi i nevojshëm
Ola Xama duke raportuar për Tv Klan për Mohamed Alabbar dhe projektet e tij

Dhe Ola qëndrimin e ka vetëm në një aspekt, thotë nuk është kompania e “Emaar Group”, po Alabbar nuk ka vendosur të sjellë atë kompani, por do të sjellë një zinxhir kompanish të tjera.

Pse Ola e zgjidh me cilën kompani vjen Alabbari apo stani i gazetarëve që ndryshojnë mendim edhe kur raportojnë, por edhe kur shkojnë të japin mendim personal?

E në rast se duhet të sillte të vërtetën, prej dy ditësh ne kemi shkruar dhe ia kemi thënë a mund ta pyesësh Alabbarin a vjen apo nuk vjen ai që mesa duket shumë shpejt do të vijë sërish në Tiranë për të firmosur kontratën.

Shkojmë më tej tek argumentet krahasuese, të dhëna nëpër studio ku "filozofët" tjerrin qoftë edhe për të bërë oponencë, qoftë edhe për të sulmuar qeverinë. Ka një mijë e një argumente për të sulmuar Edi Ramën, qeverinë, pushtetin, për gjithçka, nga fillimi në fund, janë 9 vite pushtet, kaq shumë sa do të mjaftonte bateria e përqendruar për t’i dhënë Edi Ramës atë që meriton, por te rasti i Durrësit ka disa qasje ndryshe.

Ola Xama dhe Alabbar, krahasimi i nevojshëm
Mohamed Alabbar duke prezantuar projektin me kryeministrin Edi Rama, zv.kryeministren Belinda Balluku dhe ish-ministrin Arben Ahmetaj

Së pari, flitet se qeveria do të falë me mijëra metër tokë, gënjeshtër e pavlerë, pasi sipas kontratës që e kanë lexuar të gjithë ata, pas 30 apo 35 vjetësh ajo i kthehet shtetit shqiptar, i kthehet njerëzve.

Së dyti, shteti shqiptar është me 33 % aksioner.

Së treti, i gjithë investimi, duhet apo jo me këto kushte, ka vetëm një përgjigje. A mundet të vijë një investitor me një projekt të tillë, kudo, në cilin vend të rajonit pa pasur fitime? Për çfarë do vijë të hedhë dy apo tre miliardë? Përse? Për sytë e bukur të Edi Ramës? Për flokët e qethura të Ilir Metës? Apo për thinjat fisnike të Doktorit? Përse?

Se për muhabet me Lulzim Bashën, Olën apo Monën nuk vjen njëherë.

Patjetër që do vijë për fitime, interesi i tyre është fitimi. Shteti shqiptar ka negociuar. A mund të ketë më shumë hapësirë për të negociuar? Kjo është për t'u parë, por fakti është që toka nuk falet, pasi pas 30 apo 35 vjetësh ajo i kthehet shtetit shqiptar sërish dhe qeveria shqiptare, shteti shqiptar është aksioner me 33 % me të gjithë këtë sipërmarrje.

Ola Xama dhe Alabbar, krahasimi i nevojshëm
Mohamed Alabbar

Tani vjen Alabbari me letrat e tij në kompaninë “Emaar” apo me një tjetër kjo u sqarua. Gënjeshtra se do të falet toka sërish është në kontratë. Tjetra që falim gjithçka dhe nuk marrim asgjë, sërish është në kontratë.

Akuzat pse vjen Alabbari apo nuk vjen Cristiani apo Jeffersoni nga Amerika, këtë nuk dimë ta themi. E vërteta është që vjen një nga investitorët kryesorë botërorë, me një investim që do të çkrimbë portin e Durrësit, i cili në fakt është oazi i derdhjeve të ujërave të zeza, neverisë, pisllëkut që ka shkatërruar jo vetëm atë pjesë, por në një gjatësi të madhe bregdetin e Durrësit.

Ka me dhjetëra anije të groposura, duhet thelluar, duhet pastruar, është një investim kolosal. Investitori do të bëjë projektin e tij, do të zhvillojë Durrësin, do të hapen vende pune, do të mblidhen taksa, do ngrihen hotele, do të shkojë vërtetë në një stad tjetër turizmi. Dhe tani të gjitha këto të para dhe me sy negativ, siç e përmendëm më lart edhe krahasimisht duhet të na thotë Ola apo të gjitha Olat e tjera që delirojnë nëpër studio televizive pse nuk duhen.

A po vjen Alabbar, apo jo? Fakti është që po.

A është shteti shqiptar aksioner? Fakti është që po.

A do të merret toka e shqiptarëve? Jo do t'u kthehet prapë atyre.

Ai do të investojë për 30 vjet, do të marrë fitimet e tij dhe do gjithçka u kthehet shqiptarëve. Por çfarë presin këta sqepaxhinjtë e ekraneve të porositura po dhe jo politikisht që të vijë një investitor, të hedhë miliarda dhe të ikë me duar në xhepa, t’ja falë Shqipërisë? Po pse budallenj janë ata?

Ai do të vijë, do të investojë, do të marrë interesin e përqindjes, do përpiqet të marrë maksimumin e mundshëm, tregu normal është 15%, ai mund të kërkojë 20%, mund të shkojë në 30%, ky është interesi i tij, ti si shtet ke interesin që një tokë të vdekur, djerrë, të copëtuar, të ndotur, një pisllëk të mbuluar nga kanalet e zeza, ku shërbehet si port tregtar, ta kthesh në një marinë.

Ola Xama dhe Alabbar, krahasimi i nevojshëm
Projekti që pritet të realizohet

Ndërtimi i portit tregtar, pastaj është një tjetër diskutim, është një tjetër këndvështrim, për të cilin të gjithë kanë të drejtë të thonë gjithçka, që duhet një port i madh, të ketë kapacitete, t’i shërbejë rajonit, t’i shërbejë Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës, të lidhte me postin e Selanikut, të ketë rrugë tregtare e të tjera si këto.

Por kurrsesi nuk mund të sulmosh një investim kolosal thjeshtë dhe vetëm për interesa të vogla, për ndonjë zarf në xhep çuar diku, për stimul politik apo për inate se dikujt nuk i pëlqen dikush.

Këto janë të gjitha një zero me bisht, e vërteta është vetëm një. Pyetjet dhe përgjigjet janë më lart. Kush ka prova të tjera le t’i thotë, por të paktën të mos gënjejë shqiptarët se shumë shpejt do të duket e vërteta, do të dalin faktet dhe provat dhe dikush do të ngelet me gisht në gojë.

Ola Xama dhe Alabbar, krahasimi i nevojshëm
Pamje aktuale nga Porti i Durrësit

Durrësi nuk është rasti për t'u sjellë si kamikaz politik, si inatçor mediatik, por është rasti për të thithur një investitor, vlerësimin e investimit dhe sa do t’i sjellë ajo Durrësit, do të jetë e shkurtër koha për ta parë kush e ka gabim qeveria që po e kërkon, apo këta që po e kundërshtojnë, apo banorët e Durrësit, të cilët me qetësi po ndjekin palët dhe janë spektikë deri diku, ashtu si edhe ne që po e raportojmë kemi plot pyetje të tjera dhe dyshime, por në fakt në përfundim nuk mund të qëndrojmë krah atyre që po gënjejnë dhe po nxijnë gjithçka krejtësisht me pa të drejtë pa sjellë fakte dhe dokumente konkrete./ CNA.al





Lajmet e fundit nga