Me tren nëpër Europë/ 50 vjet Interrail
Pemë të shumta, aty këtu ndonjë shtëpi, ndonjë fushë, peiz...

Samiti botëror i Iranit të lirë që parashikohet të mbahet në zonën e Manzës në Durrës, në kampin “Ashraf 3”, ku gjendet i strehuar një numër i lartë pjesëtarësh të lëvizjes opozitare iraniane, Mojahedin-e-Khalq (MEK), mund të jetë objekt kërcënimesh. Kjo u bë e ditur nga ambasada amerikane në Tiranë e cila pak para mesnatës, lëshoi një njoftim sigurie në të cilin shkruhet se “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është në dijeni të një kërcënimi të mundshëm i cili ka në shënjestër takimit botëror të nivelit të lartë të Iranit të lirë, që do të mbahet pranë Durrësit nga 23 deri më 24 korrik”, vë në dukje njoftimi përmes së cilit udhëzohen qytetarët amerikanë që ndër të tjera të shmangin këtë ngjarje dhe të monitorojnë mediat lokale.
Sipas njoftimeve të shtypit shqiptar, ditët e fundit Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK, ka ushtruar kontrolle në banesat e disa prej ish-anëtarë të MEK-ut duke sekuestruar materiale të ndryshme të gjetura në to. Kontrollet mendohet se janë kryer në kuadër të hetimeve ndaj një rrjeti të mundshëm spiunazhi të kamufluar nën aktivitetin e një shoqate që propagandonte se synonte bashkimin e iranianëve dhe shkëmbimin kulturor mes dy vendeve. Deri më tani nuk është njoftuar zyrtarisht ndalimi i asnjë personi.
Dy vjet më parë një iranian me nënshtetësi italiane, Dabiel Kassrae, u dëbua nga Shqipëria drejt Italisë, pas një urdhri të firmosur nga ministri i Brendshëm i kohës, Sandër Lleshaj, përmes të cilit ai deklarohej “person i padëshiruar”, për një periudhë 15-vjeçare. Kassrae, i cili jetonte në Shqipëri prej afro katër vitesh, dyshohej të kishte punuar për llogari të regjimit të Iranit, duke tentuar të rekrutojë anëtarë të lëvizjes opozitare iraniane Mojahedin-e-Khalq, që jetonin në kampin Ashraf.
Në janar të vitit 2020, autoritetet shqiptare urdhëruan dëbimin e dy diplomatëve iranianë, të cilët u shpallën persona të padëshiruar, pasi dyshoheshin se në të vërtetë ishin, njëri anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit, ndërsa tjetri pjesë e njësisë operacionale të shërbimeve sekrete iraniane.
Në tetor të vitit 2019, policia shqiptare bëri të ditur se kishte mundur të identifikonte anëtarët e një celule terroriste iraniane e cila kishte pasur si synim kryerjen e sulmeve ndaj lëvizjes opozitare iraniane në Shqipëri. Celula konsiderohej përgjegjëse dhe për tentativën e dështuar të një akti terrorist në mars të vitit 2018.
Në dhjetor të vitit 2018, ambasadori i Iranit në Shqipëri, dhe një tjetër diplomat i ambasadës u dëbuan nga vendi pasi dyshoheshin të ishin përfshirë “në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend”. Në atë kohë, mnistria e Jashtme shqiptare saktësoi se vendimi ishte marrë në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.
Kampi Ashraf në Manzë u vizitua 1 muaj më parë nga ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, ndërsa më herët, në muajin maj, edhe nga ish Sekretari amerikan i Shtetit gjatë presidencës Trump, Mike Pompeo./VOA
Pemë të shumta, aty këtu ndonjë shtëpi, ndonjë fushë, peiz...
Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në fund të seanës marat...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reagua...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur ...
I dërguari i posaçëm i qeverisë britanike për Ballkani...
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar për...
Parlamenti i Kosovës ka miratuar sot një projektligj p...
Avokati Spartak Ngjela, herë pas here lë pas komentet ...
Kryeministri Edi Rama u ka dhënë familjarëve të Anri K...
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar pas miratim...
Irfan Hysenbelliu ka kryer evazion fiskal në bizneset ...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar sërish pas operacion...
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli, përmes n...
Fondi Shqiptar i Zhvillimit i ka rrezikuar buxhetit të...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka përshënd...
Prokuroria ka nisur hetimet, pas sulmit kibernetik që ...
27 politikanë dhe biznesmenë janë në listën e zezë së ...
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, ka ...
Gjashtë punonjës të Bashkisë Vlorë janë dërguar për ndjekj...
Kuvendi i Kosovës miratoi të enjten projektligjin për ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...