Samiti i muxhahedinëve në Manëz/ Ambasada e SHBA me njoftim urgjent: Jemi në dijeni të një kërcënimi nga Irani
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reagua...

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar në fund të seanës maratonë mbrëmjen e djeshme ligjin për “Rregjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”, një ligj i cili ka bërë bashkë deputët e mazhorancës dhe të opozitës.
Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se përmes këtij ligji ndërtohet një platformë komunimi mes strukturave shtetërore dhe komuniteteve, me qëllim mbrojtjen e viktimave të mundshme dhe parandalimin e veprimeve të të dënuarve, duke kufizuar kështu kontaktin fizik apo virtual.
“Është një projektligj që mbi të gjitha respekton të drejtat themelore të njeriut të parashikuara në Kushtetutën tonë në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, është një ligj që vjen i përafruar gjithashtu me direktivën e Bashkimit Europian dhe mbi të gjitha që vendos në përparësi absolute mbrojtjen dhe interesin më të lartë të fëmijëve. Ndaj, është shumë e rëndësishme që ky ligj të fillojë menjëherë zbatimin e tij. Sigurisht, nuk do të jetë pilula çudibërëse, por do të jetë një instrument më shumë në dorën e institucioneve, por edhe në vetëdijen qytetare, i cili do të ndihmojë realisht në përpjekjen e madhe për të parandaluar rastet apo edhe për të ulur shkallën e recidivizmit për sa u përket krimeve apo abuzimeve seksuale”, tha Manastirliu.
Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se gjatë vitit 2021, më shumë se 2300 fëmijë në rrezik janë mbështetur nga programet e mbrojtjes sociale, ndërkohë që më shumë se 70 fëmijë janë marrë në mbrojtje.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale punon çdo ditë për të ngritur shërbimet sociale në terren. Fondi Social, i cili ka mbështetur më shumë se 40 bashki për ngritjen e shërbimeve sociale që mundësojnë mbështetjen dhe ndihmën për më shumë se 2300 fëmijë, të cilët janë konsideruar në risk, të mbështeten nga mekanizmi ynë i mbrojtjes sociale në të gjithë territorin e vendit. Janë më shumë se 70 fëmijë që janë marrë në mbrojtje dhe janë trajtuar me sistemin tonë të mbrojtjes sociale përgjatë 2021 dhe janë mbi 40 fëmijë të cilët janë marrë në mbrojtje në 6-mujorin e parë të këtij viti”, bëri me dije Manastirliu.
Duke folur për shërbumet për viktimat e dhunës seksuale, Manastirliu tha se tashmë në Shqipëri funksionojnë tri qendra pritëse emergjence dhe do të zgjerohet më tej ky rrjet.
“Kemi ngritur tri qendra pritëse emergjence për viktimat e dhunës seksuale. Dhe janë tri qendra të cilat janë tashmë operacionale në Tiranë, në Fier dhe në Shkodër. Jemi shumë të angazhuar që ta shtrijmë modelin e qendrave me një ndalesë, pra qendrave që ofrojnë mbështetje për viktimat e dhunës seksuale, në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.
Projektligji për “Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale” u iniciua si nismë e 28 organizatave të shoqërisë civile dhe u mbështet nga mbi 20 mijë qytetarë që firmosën për këtë projektligj, i cili u miratua në unanimitet në mbyllje të seancës së fundit për këtë sezon, në Kuvendin e Shqipërisë./CNA.al
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reagua...
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur ...
I dërguari i posaçëm i qeverisë britanike për Ballkani...
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar për...
Parlamenti i Kosovës ka miratuar sot një projektligj p...
Avokati Spartak Ngjela, herë pas here lë pas komentet ...
Kryeministri Edi Rama u ka dhënë familjarëve të Anri K...
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar pas miratim...
Irfan Hysenbelliu ka kryer evazion fiskal në bizneset ...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar sërish pas operacion...
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli, përmes n...
Fondi Shqiptar i Zhvillimit i ka rrezikuar buxhetit të...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka përshënd...
Prokuroria ka nisur hetimet, pas sulmit kibernetik që ...
27 politikanë dhe biznesmenë janë në listën e zezë së ...
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, ka ...
Gjashtë punonjës të Bashkisë Vlorë janë dërguar për ndjekj...
Kuvendi i Kosovës miratoi të enjten projektligjin për ...
Një rast "i rëndë kriminal”, është goditur nga Policia e P...
Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, u shpre...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...