
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka reaguar me tone të ashpra për ndryshimet në kabinetin qeveritar, e më konkretisht për emërimin si ministre të Shëndetësisë të Albana Koçiut.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Dasho thotë se kryeministri Edi Rama po eksperimenton me drejtimin e shëndetësisë.
Ai shprehet se sektori i cilësuar prioritar, sot vazhdon të mbetet i pareformuar, i nënfinancuar dhe i tallur, ndonëse përmendet gjithmonë për propagandë nga qeveria.
Eksperti deklaron se nën Rilindjen për sistemin shëndetësor nuk ka shpresë, pasi pretendon se atyre nuk i intereson as sistemi shëndetësor dhe as shëndeti i qytetarëve.
Deklarata e plotë:
A ka mjekë nën Rilindje?!
Pasi eksperimentoi me një informaticien, vazhdoi me një kimiste, rilindja tashmë ka një sociologe në krye të shëndetësisë.
Sektori i cilësuar prioritar, i përdorur si subjekt për kryemashtrimin me shëndetësinë falas, për të vazhduar me rrjepjen nëpërmjet koncesioneve, për të kulmuar me vrasjen e më shumë se 20 mijë shqiptarëve dhe talljen e më shumë se 2.8 milionë të tjerëve gjatë pandemisë, sot vazhdon të mbetet i pareformuar, i nënfinancuar dhe i tallur.
Sa herë nevojitet për demagogji, del në kronika dhe ekrane, aktorët e tij kryesorë, mjekët dhe infermierët, shpallen heronj, etj., etj. Kur kalon lumi, mjekët përndiqen, përgojohen, arrestohen, burgosen, dëbohen dhe syrgjynosen.
Sektori ka 10 vjet që milet dhe deri tani ka prodhuar 400 milionë euro qumësht për oligarkët dhe ortakët e rilindjes. Për qytetarët prodhon vuajtje, shpenzime nga xhepi dhe mashtrime.
Por a ka shpresë për sistemin shëndetësor nën rilindjen?
Shkurt, JO!
- JO, sepse rilindjes nuk i intereson as sistemi shëndetësor dhe as shëndeti i qytetarëve!
- JO, sepse rilindjes i duhen elifimatrakë në njohuri, por të bindur në hedhje firmash!
- JO, sepse nuk mjaftojnë vetëm ministrat injorantë, por rilindja i vuri kazmën edhe administratës, duke dëbuar mjekët nga drejtimi dhe duke i lënë institucionet më prestigjioze të sektorit në duart e klarinetistëve dhe balerinave!
- JO, sepse në radhë të parë, të ardhurve jashtë sistemit nuk u dhemb sektori, ata e trajtojnë atë si çifligun e radhës, duke kërcyer sa tek sigurimet, sa tek punësimet, sa tek projektet europiane, e kështu me radhë!
Prandaj pyetjet e mia në fund të këtij statusi janë:
A ka mbetur dikush që mund t'i thotë Boratit, klarinetistëve dhe balerinave të veta, "Mjaft u tallët me djersën dhe mundin e brezave të tërë kolosësh me bluzë të bardhë"?!
A ka mbetur dikush që ende i dhimbset përparësia e vet e bardhë, vitet e shkollës, diplomat e fituara me djersë e gjak dhe mijëra ditë e netë jete në shërbim të pacientëve?!
Apo kanë mbetur vetëm servilë që hanë bombonet që u servirin boratët, që recitojnë vjershat e mësuara përmendësh dhe luajnë rolet e turpshme në estradën e rilindjes?!
Në fund të fundit:
A kanë mbetur ende MJEKË nën Rilindje?!/ CNA
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka akuzuar oligarkun...
Një video e shpërndarë në mediat sociale dhe e analizuar n...
Një person ka rënë në prangat e policsë ndërsa ndaj 3 të t...
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka folur p...
Roja Bregdetare e Greqisë e ka gjetur një grup prej 14 emi...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me trupat q...
Këtë të martë, me ftesë të deputetit Gazment Bardhi, u zhv...
Një bazë armatimi është zbuluar në Zveçan të Kosovës. Lajm...
Ish-deputeti Belind Këlliçi thotë se bashkimi i 43 deputet...
Gazment Bardhi i është përgjigjur dhëmbë për dhëmbë Lulzim...
Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat pas mbledhjes s...
Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së organizuar ...
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën...
Astrit Patozi rikthehet në drejtimin e medias, njeriu që k...
Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet ...
Arkiduka i Austrisë dhe Princi i Kurorës së Hungarisë i ka...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, në një de...
Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, në mbledhjen ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij të mbaj...
Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje me dashj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...