Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Nga Klodian Tomorri
Kryeministrin kishte ditë që nuk e zinte gjumi. Një hall i madh e mundonte. Shumë nga biznesmenët e tenderave kishin mbetur brenda. Këta i kishin fituar tenderat në kohën kur çmimet e hekurit dhe çimentos ishin me të ulëta. Por tani çmimet ishin rritur dhe nuk po fitonin para fare, lërë më të jepnin copën atje ku duhej.
Sikur të mos mjaftonte kjo, nuk po e linte rehat as Fevziu, i cili sa herë që kishte emision për çështje ekonomike nuk rrinte pa përmendur punën e kontratave publike, që ishin goditur nga rritja e çmimit të hekurit. Me këto mendime, u ngrit herët në mëngjes dhe shkoi në zyrë.
-Vali, ma thirr pak Delinën urgjent, i bërtiti Vali Bizhgës.
-Po shef, menjëherë- iu përgjigj Vali dhe ngriti direkt telefonin.
-Delina, eja shpejt në kryeministri se të kërkon shefi. Ka për të diskutuar diçka me rëndësi.
Pa kaluar as dy minuta ministrja e financave mbërriti në kryeministri. Përshëndeti Valin dhe trokiti menjëherë në derën e kryeministrit.
-Eja, eja- u dëgjua një zë nga brenda.
?Shiko Delina, kemi një problem shumë të madh me punët publike. Pëllumbi, Lenci, Çim Fusha, Nikolini, Tan Dulaku dhe disa nga këta që po bëjnë pallatet e rindërtimit më thonë se nuk mund të vazhdojnë dot më punimet pasi u është rritur hekuri me çimenton. Duhet të gjejmë një formulë për t?u dhënë para shtesë këtyre se do të na mbesin rrugët rrugëve si Saliut. Shyqyr edhe të ardhurat i kemi mirë sivjet.?
–Shef, në fakt këta specialistët e mi në ministri po më sugjeronin që të rrisnim rrogat se inflacioni po ul fuqinë blerëse të rrogëtarëve dhe po na godet kërkesën reale. Kjo mund të na sjellë rënie të prodhimit,?- tha ministrja e Financave.
–Po c?më merresh me ata idiotë. Kur do ta kuptoni se shtylla e ekonomisë sonë është biznesi i madh? Këta që marrin tenderat, këta e sjellin zhvillimin ekonomik të vendit, jo rrogëtarët parazitë,?- foli prerë Kryeministri.
?Shef, por edhe këta janë të pangopur se tenderat i kanë marrë me fond shumë më të lartë se kostoja reale, ndaj nuk kanë si të dalin me humbje,? foli pa u menduar shumë ministrja e Financave.
–Dëgjo se nuk i di të gjitha ti. Ka dhe kosto të fshehta në këto punët e tenderave, që variojnë nga 20 deri në 30 për qind, në varësi të Entit Prokurues. Dhe këto nuk prekin bizneset, por janë të lidhura direkt me ne. Po hajde se do t’i mësosh se je ende e re.?
?Si nuk e kupton njeri vizionin tim”, -mendoi me vete. Kam ndryshuar 4 ministra financash deri tani dhe asnjëri nuk më kupton. Do t?i them Tony-t të më sjellë ndonjë ministër financash nga Britania se me këta të mitë nuk kam gjë në vijë,? po mendonte. Ndërpreu mendimin dhe iu drejtua sërish ministres.
–Dëgjo Delina, lëri këto budalliqet me rritje rrogash dhe pensionesh, por bëni gati urgjent aktin normativ për t?u dhënë para shtesë këtyre të tenderave. Vër 60 milionë euro shtesë, pastaj formulën bëjeni si të doni. Dhe mos harro, e dua gati në mbledhjen e radhës.?
-Ok shef- tha ministrja e Financave dhe u nis menjëherë për në zyrë. Thirri specialistët në mbledhje urgjente dhe nisi të flasë;
?Shiko, siç e dini po kemi probleme të mëdha me kontratat publike për shkak të rritjes së çmimeve. Shefi kërkon që të gjejmë një formulë kompesimi për këta, meqë edhe të ardhurat i kemi mirë ndaj shtrojuni punës urgjent,? u tha specialistëve.
–Shefe, po për rrogat dhe pensionet do të propozojmë ndonjë rritje? – pyeti njëri nga specialistët.
–Jo, jo ajo është politikë ineficiente. E miratuam një paketë sociale para një muaji, Pak po u japim nga 30 mijë lekë në muaj pensionistëve– u përgjigj ministrja.
Me kaq mbledhja u mbyll. Specialistët nisën menjëherë punën dhe brenda ditës Akti Normativ përfundoi. Sipas tij, buxheti do të japë 60 milionë euro shtesë për fituesit e tenderave, për çdo situacion që dorëzojnë deri në fund të vitit. Kompesimi prek tri produkte; hekurin, çimenton dhe bitumin. Pasi e pa aktin gati, ministrja e financave telefonoi menjëherë kryeministrin.
–Shef, e kemi gati Aktin Normativ. Ne kemi vënë 60 milionë euro, si të duket?– pyeti.
–Ok, shumë mirë. Ja po njoftoj menjeherë keta ndërtuesit dhe po u them se qeveria u tregua korrekte. Tani e kanë ata radhën, që të jenë korrektë. Dhe degjo, mos ja u kaloni paratë para se të kenë shlyer detyrimet, veçanërisht atë 20 për qindëshin e fshehtë. Koordinohu dhe me Belën për këtë punë,? tha Kryeministri dhe mbylli telefonin.
“Ja dhe kjo punë iku”– mendoi. Tani kush rri merret me këto rezolutat e këtij plakut. Eh, sa rehat paskam qenë me atë Lulin. Ndaj thoja unë që ishte çun i mirë ai, por nuk më kupton njeri mua.?- mendoi dhe nisi të pikturojë Saliun në një copë letre që kishte përpara në tavolinë./CNA.al
E ka lidhur me një spango të kuqe dhe i duket qysh larg. Ka ...
Bibilushi lexon letërsi burgu. E zbuloi Ilia, fqinji i tij. ...
Nuk i lindi kot kjo dëshirë, por ngaqë nuk po kapte gjë në n...
Ka disa ditë që shkruan e shkruan letra, e-maile, shkrime, s...
Bibilushi ka filluar shet libra te dera e "Top Channel". Që ...
Ka dy ditë që kanë ardhur nga Tirana hidraulikë, elektricist...
Bibilushi mëson fshatarët si të marrin certifikatat online. ...
Në zyrë, në shtëpinë e Tiranës, te vila në Dardhë ka në mure...
Sa tha Rama që do e legalizojë Arben Dardha iu përvesh punës...
Nga që nuk po i ecën me asnjë profesion, pa në ëndërr sikur ...
Bibilushi mëson studentët e gazetarisë si të shpifin. Sa e d...
Ka dalë që në mëngjes te avllia e vilës dhe majë shkopit mba...
Ka kohë që i bën sms, por Edvini nuk ia var. Ndaj nuk duroi ...
SKONTE NGA PUTANAMë pëqen nata buzë liqenit. Eci. Mendoj. Bë...
Ashtu si Miti Kecka dikur në Korçë, thotë ai me ironi. Ka nj...
Ai nuk e kishte ndër mend, por e mori nga Tirana në cel Evus...
Nga mezi i natës i hypi makinës dhe u lëshua drejt Tiranës. ...
Ai nuk dinte gjë dhe as shpresonte se do e korrte edhe këtë ...
Mblodhi fshatin sot e aty te burimi dhe i pyeti:-Ore, a bëj ...
Në çdo dy orë sirenat prishin qetësinë e fshatit. Ndalojnë t...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...