LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bibilushi kërkon të bëhet prefekt i Korçës

24 Prill 2022, 09:14, Satire Politike CNA

Ai nuk e kishte ndër mend, por e mori nga Tirana në cel Evushka, gruaja.

Pse nuk i kërkon Ramës të të bëjë prefekt në Korçë?-e pyeti.

Nuk më bën dot se javën që shkoi bëri atë Nertil Jolen.

Andaj duhet të të bëjë ty. Se Nertili nuk e ka mendjen te puna, e ka të shesë vajin ?Olim?. Thuaji Ramës që ka emeruar një shitës, jo një prefekt.

Bibilushi ra në mendime. I erdhi ndër mend vaji e iu drodh trupi. Ky vaj nuk shërben vetëm për gatim, por edhe për masazhim. Ishte një masazhiere dikur në Tiranë, trup derdhur e gatuar me buzëqeshje që me ?Olim? ia sillte Bibit muskujt ndër vete. Por nuk e vazhdoi më me këtë ënderr se iu kujtua sherri i gruas së tij me masazheren, e quanin Bona, tani e kujtoi.

I bëri mesazh Ramës.

-?Më cakto mua prefekt në Korçë, ose pushoje Nertilin, prefektin e ri. Se ai nuk do rrijë asnjë ditë në punë. Do e gjesh fshatrave duke shitur vaj dhe detergjentë. Ndërsa unë nuk do lëviz nga zyra, se do rri në Dardhë. Ma bëj këtë nder ndryshe do më vijë Evushka në Dardhë e do stacionohet këtu. Nga që mendon se ajo masazhierja e gjatë do të duket këndej nga vila ime?.

Sa nisi sms mendja i shkoi atje ku i dhemb…muskuli, te masazhi e iu bënë rrëmujë mendimet. E solli ndër mend sms që i mbërriti.

Nga Rama:

Bibilushi, bëju trim! Unë kam ndarë shtatë gra, ti akoma me të parën. Rri me masazhatoren ca kohë dhe shih për ndonjë Evushka 2. Ka plot gra bota, vëlla. Dhe bli ca bidona ?Olim? t?i kesh, se me këtë çmim s?i gjen më. Tung!/CNA.al

Bibilushi thërret policinë në Dardhë

Bibilushi fut veten e tij në Kodin Rrugor të Republikës

Bibilushi do xhirojë filmin ?Beni vjedh vetë?

Bibilushi e kishte ëndërr dikur të bëhej berber!

Bibilushi, si veteran lufte

Bibilushi çon në shtëpi një portret të Sali Berishës

Bibilushi kërkon gjysmën e pasurisë së Blendi Fevziut

Arben Bibilushi nuk ka votuar as partinë e tij ?Fletushka?/ Si ja shiti pensionistit Jenisheri

ARBEN BIBILUSHI JEP LEKSIONE PËR MBJELLJE GRURI

Arben Bibilushi kumtesë në Kongresin e Partisë/ Si fitojmë ne plehrat

Bibilushit iu ngrit mendja për President

Bibilushi i Dardhës hyn në fjalorin e Gjuhës Shqipe

Bibilushi do krijojë partinë ?Fletorja?

Lajmet e fundit nga