Kim Jo-Jong/ Kush është numri 2 i Koresë së Veriut, që mund të ndryshojë fatin e vendit komunist
Nga Sojin Lim “The Conversation”Kur presidenti i Koresë së J...
Nga Carl Karlsson ?World Crunch?
A është kjo Suedia?apo Siçilia? Një shpërthim i fuqishëm në një kompleks banesash familjare në qytetin perëndimor suedez të Gotenburgut të martën, ka shkaktuar një debat të fortë kombëtar mbi dënimet më të ashpra kundër krimit të organizuar.
Shpërthimi që shkaktoi plagosjen rëndë të 4 personave, dhe shtrimin në spital të më shumë se 20 njerëzve, është ende duke u hetuar nga policia vendase. Ai është i fundit në një seri shpërthimesh të ndodhura në Suedi kohët e fundit, të lidhura me dhunën e bandave dhe organizatave.
Sulmet me bomba janë shtuar në mënyrë dramatike vitet e fundit, duke u kujtuar shumë njerëzve fushatën e përgjakshme të dhunës së mafias në ishullin italian të Siçilisë në vitet 1980-1990. Që nga viti 2014, shpërthime të tilla në Suedi janë rritur nga disa, në 107 vitin e kaluar 2020, rritja më e madhe sesa në çdo vend evropian.
Ndërkohë, dhuna e lidhur me armët e zjarrit është gjithashtu në rritje, me 366 incidente të konfirmuara në vitin 2020, që i morën jetën 47 njerëzve, siç raporton e përditshmja ?Svenska Dagbladet?. Sot, dhuna vdekjeprurëse me armë në Suedi, është gati 3 herë më e lartë sesa mesatarja evropiane për frymë, ndërsa rritja ekonomike e vendit është deri më tani më e larta në kontinent.
Ndërsa nivelet e përgjithshme të krimit në Suedi mbeten të ulëta, dhe nivelet e vrasjeve kanë rënë që nga vitet 1990, ajo që shqetëson autoritet, është veçanërisht dhuna e lidhur me bandat kriminale. Një raport policor, regjistroi vitin e kaluar ?36 klane? kriminale të ndryshme në qytetet kryesore suedeze.
Këto rrjete kriminale, që kanë kryesisht baza familjare, e kanë shpesh origjinën nga vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme. Këto organizata angazhohen në zhvatje dhe trafik droge, luftojnë për territore kundër njëra -tjetrës, dhe kanë shpesh kanë lidhje me organizata të tjera kriminale, siç janë për shembull klubet e motoçiklistëve.
Vala e fortë e krimit në vend, ka ndezur një debat të madh mbi ndryshimin e ligjeve aktuale kundër terrorizmit, për të mbuluar edhe krimin e organizuar, gjë që do t’i jepte gjykatave të drejtën për të dënuar anëtarët e grupeve kriminale, edhe nëse nuk është kryer ende asnjë krim.
Një lëvizje e tillë në vend të mbushur me sindikata, është shumë e diskutueshme. Pasi shteti i mirëqenies sociale, u ndërtua pikërisht mbi të drejtën e shoqërimit dhe organizimit. sNë vitin 2019, një propozim i qeverisë për një ligj kundër terrorizmit me një fushëveprimi shumë të gjerë, u anulua pasi u konsiderua i papajtueshëm me lirinë kushtetuese suedeze të bashkimit në organizata të ndryshme.
Grupet kriminale, përfaqësojnë një pjesë shumë të vogël të emigrantëve suedezë. Megjithatë, kohët e fundit qeveria suedeze ka propozuar ndërmarrjen e reformës më të madhe të realizuar ndonjëherë mbi Kodin Penal të vendit, duke përfshirë zgjerimin e të drejtave të mbikëqyrjes, dënime më të ashpra për krimin e organizuar dhe për ata që kërcënojnë dëshmitarët e drejtësisë, si dhe një plan për të shtuar organikën e policisë me deri 10.000 punonjës shtesë deri në vitin 2024.
Ndërsa disa nga ndryshimet ligjore janë vënë tashmë në zbatim, opozita e qendrës së djathtë në Suedi, shpreh dyshime nëse masat e propozuara do të jenë të mjaftueshme për të frenuar përhapjen e dhunës, duke sugjeruar veprime më të ashpra si dëbimi i qytetarëve jo-suedezë, që shpallen fajtorë nga gjykatat për kryerjen e krimeve të rënda.
Ndërkohë, shtimi i dhunës u ka dhënë një justifikim të fortë atyre që kundërshtojnë vendimin e qeverisë suedeze në vitin 2015, për të pranuar më shumë refugjatë për frymë se sa çdo vend tjetër i Bashkimit Evropian, ku vetëm atë vit aplikuan për azil 163.000 njerëz.
Gjithsesi, të dhënat tregojnë se këto rrjete klanore kanë qenë të pranishme në Suedi për dekada të tëra, ndërsa disa anëtarë kanë ardhur kohët e fundit për t?i dhënë mbështetje klaneve të tyre përkatëse në konfliktet lokale, apo për të zgjeruar rrjetin e tyre kriminal.
Po ashtu vlen të përmendet se grupet kriminale, përfaqësojnë një pjesë shumë të vogël të emigrantëve suedezë. Gjatë viteve 2015-2018, vetëm 8 për qind e emigrantëve të lindur jashtë vendit dyshoheshin për krime.
Dhe sipas një raporti qeveritar të cituar nga ?Dagens Nyheter?, për emigrantët e gjeneratës së dytë – pra me prindër të lindur në Suedi – kjo shifër ishte vetëm 3 për qind. Opozita suedeze ka vënë në dukje, se gjatë dekadës së fundit, edhe vendet e tjera evropiane kanë vënë në zbatim një legjislacion më të ashpër kundër akteve terroriste.
Gjermania miratoi një ligj në vitin 2015, që e cilëson krim udhëtimin jashtë vendit me synimin për të marrë trajnime për kryerjen e akteve terroriste. Më së afërmi në kohë, Franca miratoi në korrik të këtij viti një ligj të ri, që e përforcon legjislacionin aktuale kundër terrorizmit dhe grumbullimin e të dhënave nga shërbimet sekrete, duke përfshirë futjen e rregulloreve të gjendjes së emergjencës në ligjet standarte.
Mbetet për t?u parë nëse Suedia do të ndjekë shembullin e tyre. Dhe ndërsa vala e fundit e dhunës në vend, i ngjan më shumë luftës së bandave sesa terrorizmit me frymëzime ideologjike ose fetare, ekspertët vënë re se rrjetet kriminale, veprojnë shpesh në mënyra të ngjashme, ndaj mund të goditen në të njëjtën mënyrë si të parat.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Sojin Lim “The Conversation”Kur presidenti i Koresë së J...
“The Washington Post”“Pandora Papers”, është një investigim ...
Nga Jennifer Welsh “Live Science”Kanceri është një gjendje s...
Nga Sean Lang “History Extra”Fjalët kanë fuqinë që ta ndrysh...
Nga Steven A.Cook “Foreign Policy”Që nga viti 2019, analistë...
Ne njerëzve na pëlqen të mendojmë se jemi në krye të zinxhir...
Kalorësit Tempullarë ishin një Urdhër i të krishterëve të de...
Nga Patricia Mccarthy “American Thinker”Mediat raportuan se ...
Nga Jasmine Sherif “Project Syndicate”Covid-19 po e çon botë...
Nga Chris Stewart “The HillJavën e kaluar, presidenti amerik...
Nga Michael Laitman“News max”Kohët e fundit kam dëgjuar gjit...
Nga Rainer Zitelmann “National Interest”Nuk është ende e qar...
Sot ato janë markat më të preferuara për miliona e miliona ...
Javën e fundit ka pasur diskutime, përçarje dhe grindje midi...
Franca është e zemëruar. Arsyeja më e dukshme është se marrë...
Gjatë viteve 1914-1929, një grup grash të njohura tani si “E...
“Foreign Policy”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stolt...
Dihet se në këtë botë gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës. ...
Nga Michael R.Pompeo “Fox News”Deklaratat e presidentit Xho ...
Nga Charles Edel & David O.Shullman “Foreign Affairs”Gjatë n...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...