web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Bajden po e bën botën një vend më të rrezikshëm

1 Tetor 2021, 08:56, Blog CNA

Nga Chris Stewart ?The Hill

Javën e kaluar, presidenti amerikan Xho Bajden mbajti fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai vazhdon të pretendojë se ?Amerika është rikthyer në skenën globale? dhe se Shtetet e Bashkuara synojnë të ?udhëheqin përpjekjet ndaj gjithë sfidave më të mëdha të kohës sonë?.

Në pamje të parë duket sikur presidenti Bajden ka të drejtë. Por fatkeqësisht, realiteti aktual duket shumë ndryshe. Në vitin 1776, lindja e kombit tonë ishte rezultat i fitores së Amerikës në luftën revolucionare.

Që nga ajo kohë, nga mposhtja e Boshtit të së Keqes tek inovacioni i vaksinave kundër Covid-19, Amerika e ka udhëhequr gjithmonë botën gjatë kohëve të saj më të errëta. Sot Bajden jo vetëm që nuk po e bën këtë, por po e bën botën një vend më të rrezikshëm. Talebanët dhe ISIS-K po inkurajohen, pasurohen dhe fuqizohen. Tani për tani, ata po arrestojnë, torturojnë dhe vrasin afganët që luftuan për vite me radhë përkrah trupave amerikane. Administrata Bajden ka reaguar duke i quajtur ?partner strategjikë? këta terroristë.

Mjerisht, pasojat e këtij poshtërimi të vazhdueshëm të SHBA-së nuk përfundojnë tek kufijtë e Afganistanit. Bota po na sheh teksa ne i kemi braktisur amerikanët prapa linjave të armikut, pavarësisht se zotërojmë forcën më të madhe ushtarake në historinë e botës.

Menjëherë pas tërheqjes katastrofike të SHBA-së nga Afganistani, Kina filloi të kryejë stërvitje ushtarake pranë ishullit të Tajvanit  ekzistojnë të gjitha shenjat se Kina do t?i përshkallëzojë përpjekjet e saj me synim rivënien nën kontroll të këtij territori.

Nëse presidenti Bajden nuk do të ndërmarrë një ndryshim thelbësor në kushtetutën e tij, ne nuk mund të supozojmë se ai do të bëjë gjithçka për t’i mbrojtur ata. Në momentin që presidenti Bajden mori detyrën, Rusia i shtoi sulmet e saj kibernetike ndaj Amerikës, me siguri për të testuar vendosmërinë e shefit tëri të Shtëpisë së Bardhë.

Dhe si reagoi presidenti Bajden? Ai i hapi rrugën përfundimit të një gazsjellësi të ri rus që do të rrisë ekonominë e rivalit tonë, por edhe aftësinë e tij për të manipuluar partnerët tanë në Evropën Perëndimore. Ky është lloji i vendimmarrjes që i pengon interesat tona, si jashtë vendit ashtu edhe këtu në SHBA.

Në vitin 2020, ne nuk importuam asnjë fuçi naftë nga Arabia Saudite. Por Bajden po e ndryshon këtë situatë. Ai anuloi ndërtimin e gazsjellësit ?Keystone?, anuloi lehtësitë ndaj tregtimit të naftës dhe gazit vendas, dhe hoqi kufizimet për shitjet e naftës iraniane.

Pastaj kur nisi të rritej çmimi i energjisë, gjë që ishte e pashmangshme pas hapave të tillë, Bajden kontaktoi me konkurrentët tanë të huaj dhe u kërkoi atyre të rrisnin prodhimin për ta ndihmuar në mbulimin e gafave të tij. Këto vendime zhdukën dhjetëra mijëra vende pune për amerikanët, dhe i fuqizuan armiqtë tanë.

Ndërkohë, amerikanët duken të pafuqishëm për të bërë diçka, ndërkohë që shpenzimet tona pritet të rriten edhe më shumë duke arritur në nivele edhe më ekstreme. Gjatë muajve të fundit, demokratët kanë miratuar ose propozuar 16-18 trilionë dollarë shpenzime. Dhe çfarë po financon presidenti Bajden me taksat e qytetarëve amerikanë?

Në mënyrë të parashikueshme, kjo ka sjellë rritjen e inflacionit në nivele që nuk i kishim parë ndër dekada. Kostot e strehimit, karburantit, ushqimit dhe thuajse çdo nevojë tjetër në jetën e përditshme janë që të gjitha në rritje. Aty ku presidenti Bajden ishte i sigurt se do të kishte sukses, ishte në reagimin ndaj pandemisë.

Ai trashëgoi një program vaksinash të gatshëm dhe një ekonomi që kishte nisur të ri-ngrihej. Megjithatë, ai ka humbur besimin e popullit amerikan për shkak të vendimeve arbitrare, të pabaza dhe jo të qëndrueshme. Pak para marrjes së detyrës, presidenti Bajden deklaroi se ai nuk do të ?kërkonte vaksinimin e detyrueshëm? të popullatës.

Presidenti Bajden është distancuar shumë nga premtimet e tij për të unifikuar vendin dhe për të mposhtur Covid-19. Dhe ku na lë e gjithë kjo? Fatkeqësisht, në një botë më të rrezikshme, brenda dhe jashtë SHBA-së. Në mesin e aleatëve më të rëndësishëm të Amerikës, askush nuk ka më besim se mund të mbështetet tek presidenti Bajden si një partner serioz.

Edhe ndër aleatët më të rëndësishëm të Amerikës, ka humbur besimi se tek presidenti Bajden mund të mbështetesh tek një partner serioz. Dhe në mesin e popullit amerikan, nuk ka më besim se Xho Bajden mund të mbrojë idealet tona më themelore.

Shënim: Chris Stewart, është kongresmen i Partisë Republikane, përfaqësues i shtetit të Jutah.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





08:51 Blog

Ku po shkon Evropa?

Nga Michael Laitman“News max”Kohët e fundit kam dëgjuar gjit...

Lajmet e fundit nga