Çfarë është një nëndetëse bërthamore, dhe pse është aq jetike për fuqitë e mëdha?
Javën e fundit ka pasur diskutime, përçarje dhe grindje midi...
Sot ato janë markat më të preferuara për miliona e miliona njerëz, dhe dominojnë tregje prej qindra miliarda dollarësh. Megjithatë, fillimet e tyre nuk kanë qenë dhe aq brilante. Kjo pasi nisën që të kenë suksesin më të madh duke përfituar nga 2 luftërat e mëdha botërore të shekullit XX.
Shanel është një nga markat më prestigjioze, me të përjetshme dhe më të dashura në botë. E themeluar në vitin 1910 në Paris nga Koko Shanel, kjo kompani dhe markë u shndërrua shumë shpejt në markën kryesore luksoze për veshje dhe produktet kozmetike për gratë.
Por imazhi i kësaj kompanisë u njollos në vitin 2014, kur një dokumentar investigativ i ransmetuar nga televizioni shtetëror France3, zbuloi se Koko Shanel ishte një spiune e Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Dokumentari provoi se Shanel kishte pasur një marrëdhënie të ngushtë me zyrtarët nazistë që kur Franca u pushtua nga Gjermania në vitin 1940, teksa u rekrutua zyrtarisht si spiune në vitin 1941. Detyrat e saj përfshinin rekrutimin e spiunëve të mundshëm për policinë sekrete naziste, Gestapon, në Spanjë dhe Francë. Ky zbulim tronditi shumë njerëz, dhe shkaktoi për disa kohë një bojkot të produkteve të kompanisë Shanel.
L?Oreal është kompania më e madhe e produkteve kozmetike në botë, me një volum tregtar mesatar prej 220 miliardë eurosh dhe mbi 88.000 punonjës. E themeluar nga Eugjen Shuller në vitin 1909 në Paris, L?Oreal e nisi aktivitetin si një kompani për prodhimin e bojës së flokëve, e emërtuar sipas formulës së bojërave të Shuller,e quajtur L`Oreale.
Ashtu si Shanel, edhe Shuller ka një të kaluar të errët të bashkëpunimit me nazistët para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitet 1930, Eugjen Shuller ishte anëtar i një shoqërie sekrete fashiste, që vlerësonte shumë Partinë Naziste në Gjermani.
Kur Gjermania naziste pushtoi Francën, biznesi i Shuller filloi ta kishte suksesin edhe me të madh. Grupimi fashist në të cilin bënte pjesë Shueller ishte gjithashtu përgjegjës për vrasje të shumta në një përpjekje për të përmbysur qeverinë franceze që para pushtimit nazist në Francë.
Kompania BMW, një akronim i Bayerische Motoren Worke, u themelua në vitin 1916, duke krijuar motorë për avionë gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. E kaluara e errët e BMW nuk ishte e vështirë të zbulohej, pasi themelimi i saj bazohet në të dyja Luftërat Botërore.
BMW u bë e famshme pas Luftës së Dytë Botërore, pasi kishte ekskluzivitetin e prodhimit t të avionëve të luftës për forcat ajrore gjermane. Në vitin 2016 kompania kërkoi zyrtarisht ndjesë për furnizimin e nazistëve dhe përdorimin e punës së skllevërve, pasi shumë nga avionët e tyre të luftës u prodhuan në kampet e përqendrimi të ngritura në të gjithë Gjermaninë.
?Mitsubishi Group? u themelua në vitin 1870 nga japonezi Ivaseki Jataro, dhe është një konglomerat shumëkombëshe që operon në industri të shumta duke përfshirë sektorin financiar, elektronikën, minierat, sigurimet dhe prodhimin e makinave.
?Mitsubishi Group? ishte famëkeq për përfitimet e mëdha gjatë operacioneve imperialiste
të Japonisë në Azi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo kompani gjigante fitoi jo vetëm duke prodhuar dhe shitur armë dhe automjete për ushtrinë japoneze, por përdori edhe punën e skllevërve në prodhimin e tyre. ?Mitsubishi Group? u shpërbë në vitin 1945 me kapitullimin e Japonisë. Por shumë shpejt u rigrupua, dhe mbetet ende sot një nga konglomeratet më të mëdha që vepron në Japoni dhe që ka një ndikim në shumë tregje botërore.
Kompania IBM, një shkurtesë për ?International Business Machines Corporation?, u themelua në vitin 1911 nga Çarls Flint si një bashkim i 4 kompanive të veçanta elektronike. Që nga ajo kohë, IBM ka pasur sukses si një nga kompanitë më të spikatura në Shtetet e Bashkuara.
Gjithsesi, e kaluara më pak e njohur e IBM është se ata shitën byzylykë për të gjurmuar
të burgosurit në kampet e punës për llogari të nazistëve para Luftës së Dytë Botërore. Ky skandal u ri-zbulua në librin e vitit 2001 ?IBM dhe Holokausti?me autor Edvin Bllek. Por deri më sot, IBM e kundërshton shumicën e pretendimeve të bëra në këtë libër.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Javën e fundit ka pasur diskutime, përçarje dhe grindje midi...
Franca është e zemëruar. Arsyeja më e dukshme është se marrë...
Gjatë viteve 1914-1929, një grup grash të njohura tani si “E...
“Foreign Policy”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stolt...
Dihet se në këtë botë gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës. ...
Nga Michael R.Pompeo “Fox News”Deklaratat e presidentit Xho ...
Nga Charles Edel & David O.Shullman “Foreign Affairs”Gjatë n...
Nga Holly Ellyatt “CNBC”Kur kancelarja gjermane Angela Merke...
Në fazat e hershme të Luftës së Dytë Botërore, kur gjermanët...
Qarku Vuxuan në rajonin autonom Guangxi Zhuang në Kinës Jugo...
Nga Max Seddon “Financial Times”E vendosur buzë një liqeni n...
Jemi mësuar që të njihemi me spiunë meshkuj si përshembull ...
Nga Julio Rivera “News Max”Presidenti Xho Bajden duket se po...
Nga Max Seddon “Financial Times”E vendosur buzë një liqeni n...
Nga Lily Hamourtziadou “The Conversation”Dronët janë shndërr...
Megjithëse vdiq në vitin 1985, emri i Xhuzepe Grekos ngjall ...
Përgjatë historisë luftërat kanë nisur për shkak të tokës, b...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Ishin shumë domëthënëse pë...
Princesha Diana u konsiderua si një nga gratë më të fotogra...
(Pjesa e dytë)Fitorja ndoshta më e famshme ushtarake në hist...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...