Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Nga Michael R.Pompeo ?Fox News?
Deklaratat e presidentit Xho Bajden të martën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ishin skandaloze. Pse? Sepse Bajden tregoi edhe një herë dobësi. Ai po i distancon aleatët tanë, dhe po i lë rehat në punët e tyre armiqtë e SHBA-së.
Bajden deklaroi ndër të tjera gjatë fjalës të tij:?Ne po hapim një epokë të re të diplomacisë së palodhur, të përdorimit të ndihmës sonë të zhvillimit për të investuar në mënyra të reja të fuqizimit të njerëzve në të gjithë botën?.
Një politikë e fortë ?Amerika e Para?, që i dha fund viteve të harxhimit të kotë të dollarëve amerikanë, në një përpjekje për të blerë paqe dhe bashkëpunim, solli rezultate të suksesshme në të gjithë globin gjatë administratës së Trump, me trajtimin e rreptë të kundërshtarëve dhe krijimin e marrëdhënieve më të mira me aleatët tanë, për t?i rritur këta të fundit në nivelin e partnerëve që ndajnë barrën e tyre në këto aleanca.
Ajo që do ta pengojë luftën është forca e Amerikës. Dobësia dhe potenciali për pagimin me para të gatshme të armiqve tanë, siç bëmë me Iranin, vetëm sa nxit sulmet e tyre ndaj nesh.
Ai nuk përmendi në asnjë moment dështimet e administratës së tij në Afganistan. Ndërkohë, theksoi gatishmërinë e Amerikës për të hyrë sërish në marrëveshjen mbi programin bërthamor të Iranit, JCPOA, ndërsa në të njëjtën kohë ofroi një plan të mjegullt sesi do të parandalohet Irani që të pajiset me armë bërthamore.
Ai u fokusua veçanërisht tek ndryshimet klimatike, duke injoruar shumë nga sfidat e ngutshme të sigurisë dhe ato diplomatike, me të cilat po përballen aktualisht Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë. Më e rëndësishmja:ai nuk arriti që të bënte paralajmërimet e duhura ndaj Kinës.
Presidenti Bajden deklaroi ndër të tjera se ?ata që kryejnë akte terroriste kundër nesh, do të vazhdojnë të gjejnë tek Shtetet e Bashkuara një armik të vendosur?. Por veprimet e administratës së tij thonë të kundërtën.
Duke lejuar që ky vend të bjerë në duart e talebanëve pa imponuar asnjë kosto, administrata e Bajden garantoi ringjalljen e Al Kaedës dhe ISIS-it. Dhe çfarë bëri administrata Bajden në kundërpërgjigje të sulmit terrorit në aeroportin e Kabulit, që ndër të tjera vrau 13 ushtarë amerikanë?
Ajo ndërmori një sulm me dron, që vrau vetëm disa civilë, përfshirë 7 fëmijë. Vendimet e nxituara të kësaj administrate në Afganistan, nuk përputhen me angazhimin e saj për të qenë një armike e vendosur e terroristëve.
Sa i përket Iranit, Bajden ushtroi sërish presion për të ringjallur marrëveshjen e dështuar bërthamore të vitit 2015. Administrata e tij, duket se synon të përsërisë gabimet e administratës Obama. Irani nuk e ka zbatuar asnjëherë JCPOA, dhe nuk do të ndalet para asgjëje në synimin e vet për të prodhuar armë bërthamore, në mënyrë që regjimi i tij dashakeq radikal islamik të shkaktojë shkatërrime të mëtejshme në të gjithë Lindjen e Mesme.
Sigurimi i një rruge drejt zhvillimit të atyre armëve bërthamore, nuk duhet të jetë kurrë një përparësi e Shteteve të Bashkuara. Kjo është arsyeja pse administrata Trump zbatoi fushatën e saj të presionit maksimal kundër Iranit, ku ne nuk i ndihmojmë armiqtë tanë, përkundrazi i ndëshkojmë ata.
Ai pretendoi se bota po përballet me një ?krizë klimatike që nuk njeh kufij? (një zgjedhje e dobët e fjalëve, duke pasur parasysh se kriza e vetme e pakufishme, me të cilën po përballen Shtetet e Bashkuara, është kriza e emigracionit që po shfaqet tani në kufirin tonë jugor).
Mos bëni gabim, duke e vënë në plan të parë klimën, dhe duke e vendosur Amerikën në vendin e fundit. Presidenti Bajden dëshiron që të jetë lider në shumë nga sfidat më të ngutshme të Amerikës ndaj ndryshimeve klimatike, duke vënë kësisoj në rrezik sigurinë amerikane dhe duke kërcënuar ta shkatërrojë ekonominë tonë, pasi ai nuk po i imponon asnjë kosto kundërshtarëve tanë, në veçanti Kinës, udhëheqësit e së cilës shqetësohen shumë pak për kërcënimin e ndryshimeve klimatike, një çështje që shqetëson më tepër elitat internacionaliste.
Dhe kjo na sjell sërish tek Kina. Ndoshta kërcënimi më i madh me të cilin përballen Shtetet e Bashkuara tani, është Republika Popullore e Kinës, e udhëhequr nga sundimi autoritar i Partisë Komuniste Kineze.
Kinezët e kanë kuptuar mirë dobësinë e administratës Bajden, duke i rreshtuar autoritarët dhe diktatorët kundër pjesës tjetër të botës. Pekini është afruar shumë me Iranin dhe së fundmi me talebanët në Afganistan.
Kinezët kërcënojnë fqinjët e tyre, dhe zhytin vendet e botës së tretë në borxhe të thella, nëpërmjet premtimeve boshe për të kryer projekte masive në infrastrukturë. Dhe ata lejuan përhapjen e koronavirusit në të gjithë botën, pa u ndëshkuar.
Mjerisht, administrata aktuale duket se nuk shqetësohen për asnjërën nga të dyja.
Presidenti Bajden kishte të drejtë kur tha se bota ndodhet sot në një moment kritik, dhe se ajo ka nevojë për udhëheqje të fortë amerikane. Por për fatin e keq, kjo udhëheqje nuk u pa gjëkundi gjatë fjalimit të presidentit Bajden në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së./CNA.al
Shënim:Mike Pompeo, ish-Sekretar i Shtetit dhe ish-drejtor i CIA-sa.
Nga Charles Edel & David O.Shullman “Foreign Affairs”Gjatë n...
Nga Holly Ellyatt “CNBC”Kur kancelarja gjermane Angela Merke...
Në fazat e hershme të Luftës së Dytë Botërore, kur gjermanët...
Qarku Vuxuan në rajonin autonom Guangxi Zhuang në Kinës Jugo...
Nga Max Seddon “Financial Times”E vendosur buzë një liqeni n...
Jemi mësuar që të njihemi me spiunë meshkuj si përshembull ...
Nga Julio Rivera “News Max”Presidenti Xho Bajden duket se po...
Nga Max Seddon “Financial Times”E vendosur buzë një liqeni n...
Nga Lily Hamourtziadou “The Conversation”Dronët janë shndërr...
Megjithëse vdiq në vitin 1985, emri i Xhuzepe Grekos ngjall ...
Përgjatë historisë luftërat kanë nisur për shkak të tokës, b...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Ishin shumë domëthënëse pë...
Princesha Diana u konsiderua si një nga gratë më të fotogra...
(Pjesa e dytë)Fitorja ndoshta më e famshme ushtarake në hist...
Nga Josh Blackman “Newsweek”Me një të rënë të lapsit, admini...
(Pjesa e parë)Perandoria Osmane, mund të konsiderohet si një...
Njëzet vjet më parë, sulmet terroriste të 11 Shtatorit trond...
Një avion ka goditur Qendrën Botërore të Tregtisë”-bërtiti n...
Pavarësisht të gjitha fatkeqësive që po ndodhin aktualisht n...
Dy javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës kundër Covi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...