“Rama trajton turizmin si real estate”/ Këlliçi: Po u fal tokat e fermerëve biznesit të 5D
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka hedhur akuza ndaj kryem...
Njëzet vjet më parë, sulmet terroriste të 11 Shtatorit tronditën mbarë botën. ?Ne jemi të gjithë amerikanë!?- u shndërrua në sloganin global të solidaritetit. Befas, paprekshmëria e Perëndimit pas Luftës së Ftohtë,u zbulua të ishte vetëm një iluzion.
Globalizimi, që ishte bërë paradigma në fuqi, dhe që kishte vendosur dominimin ekonomik perëndimor në vitet 1990, rezultoi të kishte një anë të errët. Dy dekada pas sulmeve, është e vështirë të mos shihen pasojat e tyre sulmeve për Perëndimin dhe botën në përgjithësi.
Ndërsa hegjemonia e Perëndimit, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mbeti e padiskutueshme, momenti unipolar i viteve 1990 dukej se po mbaronte, ndërsa politika e jashtme amerikane do të ndryshonte rrënjësisht,si pasojë e ?luftës globale kundër terrorizmit?.
Në kontekstin e kohës, nuk ishte njëbefasi që pushtimi i udhëhequr nga SHBA-ja në Afganistan pati një mbështetje ndërkombëtare shumë të madhe. Sulmet e 11 Shtatorit nuk mund të kalonin pa një kundërpërgjigje, dhe ishin talebanët ata që i kishin siguruar strehë Al-Kaedës që të planifikonte, organizonte dhe zbatonte operacionin.
Më shumë se 48.000 civilë afganë, të paktën 66.000 trupa afgane dhe 3.500 ushtarë të NATO-s janë vrarë gjatë konfliktit 20-vjeçar.
Shtetet e Bashkuara shpenzuan më shumë se 2 trilionë dollarë në përpjekje për të ndërtuar institucionet shtetërore afgane, vetëm për t?i parë ato të shkatërrohen brenda disa javësh, qëkur talebanët nisën të përparojnë për të rivënë nën kontroll vendin.
Rivendosja e një qeverie talebane në Kabul, është një dëshmi e mëtejshme se ?lufta globale kundër terrorizmit? ishte një përpjekje e gabuar. Afganët -dhe veçanërisht gratë dhe vajzat – janë lënë sërish vetëm përballë realitetit të jetës nën një regjim fundamentalist.
Leksioni i parë është se forca e jashtme ushtarake, nuk është një mënyrë e arsyeshme për të prodhuar një ndryshim efektiv dhe të qëndrueshëm të regjimit. Perëndimi nuk arriti të krijojë dot një shtet afgan, modern, demokratik dhe të qëndrueshëm, që të ishte i aftë të përballonte kërcënimin e talebanëve.
SHBA-ja ra në të njëjtin kurth,siç ndodhi pas pushtimit të Irakut në vitin 2003, ku u përball shumë shpejt me një kryengritje, e cila do të mbillte farat për krijimin me vonë të Shtetit Islamik. Dhe pastaj bëri sërish të njëjtin gabim në Libi, ku fiksimi i NATO-s për rrëzimin nga pushteti të MuamarGadafit, i la vendin trazirave dhe gati një lufte civile.
Pra ndërtimi i kombit nga lart-poshtë është diskredituar gjerësisht. Ky model supozon se një prani ushtarake dhe investimet e huaja në një vend, do të sigurojnë në mënyrë të pashmangshme siguri, zhvillim dhe qeverisje demokratike.
Duke u mbështetur tek komandantët e luftës si Abdul Rashid Dostum, forcat e të cilit kryen mizori të shumta, Perëndimi sabotoi përpjekjet e veta për ndërtimin e kombit, dhe u armiqësua me pjesën më të madhe të popullsisë afgane.
Më në përgjithësi, ideja sipas së cilës institucionet ekzistuese të një vendi, mund të zëvendësohen lehtësisht me të reja, duhet të ishte njohur si e pazbatueshme. Shumica e shteteve janë ndërtuar gradualisht nga vetë vendasit,dhe përmes bashkëpunimit dhe kompromisit për periudha të zgjatura kohore, dhe jo nga diktatet e huaja.
Si për t?i përkeqësuar më tej gjërat, administrata e presidentit amerikan Xhorxh W.Bush përqafoi pas 11 Shtatorit forcën ushtarake në kurriz të diplomacisë, e cila kishte mbështetur prej kohësh asetin më të vlefshëm të Amerikës:simpatinë që gëzonte tek pjesa tjetër e botës.
Muri i Berlinit ra jo për shkak të forcës ushtarake, por sepse ata që jetonin nën komunizëm e kuptuan se modeli ekonomik perëndimor prodhonte standarde më të larta jetese, nga sa mund të aspironin ata në lindje.
Leksioni i dytë prej 20 vitesh në Afganistan, është se shtet-ndërtimi i brendshëm duhet të shoqërohet me strategji rajonale. Qasjet që i përjashtojnë lojtarët kryesorë rajonalë, nuk janë të zbatueshme, sidomos në botën e sotme multipolare. Duke e trajtuar atë vetë sfidë, Perëndimi nuk arriti që të kuptojë ndryshimin e ekuilibrit ndërkombëtar të fuqisë.
Por me ngritjen e saj si një fuqi globale, ajo mund të kishte qenë një partnere e dobishme.
Koordinimi më i ngushtë midis përpjekjeve të stabilizimit të udhëhequra nga SHBA-ja dhe investimeve të huaja kineze në Afganistan, mund të kishin maksimizuar përfitimet nga projektet e zhvillimit për banorët vendas. Ngjashëm, një angazhim më i madh rus mund të kishte lejuar mbërritjen në Afganistan të më shumë burimeve,përmes Rrjetit Verior të Shpërndarjes.
Leksioni i tretë dhe i fundit nga disfata afgane ka të bëjë me Evropën, e cila është rikujtuar tani mbi nevojën për të zhvilluar aftësitë e veta ushtarake, në përputhje me interesat e saj strategjike. Zhvendosja e politikës së jashtme amerikane, nga shërbimi si një mbikëqyrëse e botës, duhet ta bëjë Evropën të mendojë më shumë mbi ndërvarësinë e saj nga aftësitë dhe politikat amerikane.
Dhe me perspektivën e një krize tjetër evropiane të refugjatëve, fatura për mungesën e kapacitetit për të vepruar në mënyrë autonome në Afganistan, mund të na vijë së shpejti.
Fryma e ?të mësuarit duke punuar?, duhet që ta nxisë Bashkimin Evropian të shtojë operacionet e tij civilo-ushtarake në rajonet kryesore, për të shmangur krizat e ardhme në rajonet pranë por edhe larg saj. Ndonëse bota ka ndryshuar shumë gjatë 20 viteve të fundit, problemi i terrorizmit ndërkombëtar është ende larg zgjidhjes.
Por një gjë është e qartë:?Luftërat e përjetshme? janë të paqëndrueshme, sidomos për ata që duhet të durojnë pasojat e tyre. Ne ishim të gjithë amerikanë pas 11 Shtatorit, por harruam që të ishim gjithashtu edhe afganë.
Shënim:Javier Solana, ish-përfaqësues i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe Ministër i Jashtëm i Spanjës. Aktualisht drejton Qendën EsadeGeo për Ekonominë Globale dhe Gjeopolitikën./CNA.al
Një avion ka goditur Qendrën Botërore të Tregtisë”-bërtiti n...
Pavarësisht të gjitha fatkeqësive që po ndodhin aktualisht n...
Dy javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës kundër Covi...
Njëzet vjet më parë, një grup prej 19 terroristësh rrëmbyen ...
11 Shtatori shënoi kthesën historike. Tërheqja nga Afganista...
Nga Cody Cottier “Discover Magazine”Prej mijëra vitesh, njer...
Nga John Ruehl “National Interest”Bashkimi Evropian po vuan ...
Njëzet vjet pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, Lufta Gl...
Talibanët radikalë islamistë prezantuan qeverinë e re të për...
(Pjesa e parë)Fjala japoneze “kamikaz”, do të thotë “erë hyj...
Ish-agjenti i FBI-së amerikane, Ali Sufan, 50 vjeç, ishte i ...
Për shtetet evropiane “dilema qëndron midis të qenit të bash...
Me kalimin e kohës, dhe sidomos gjatë epokës së lulëzuar per...
Që gjatë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë ...
Me kërcënimet e ardhshme që vijnë nga ndryshimi i klimës, ko...
Larg vijës të frontit, banorët e qytetit Przemisl në Polonin...
Emigrimi ka qenë për dekada me radhë një plagë e rëndë socia...
Mbi Kinë po fryn sërish një erë e keqe, e cila u kujton të m...
Japonia është një komb shumë i pasur me histori dhe tradita ...
Miqtë e saj do ta“vrisnin”, po ta dinë se ajo po mendon të v...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...