Absolutizëm i fituesve në Afganistan/ I gjithë pushteti në duart e talebanëve?
Talibanët radikalë islamistë prezantuan qeverinë e re të për...
Njëzet vjet pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, Lufta Globale kundër Terrorizmit (GËOT) duket se është në rrugën e saj drejt humbjes. Koncepti, i shpikur për të kuruar traumën e shkaktuar nga sulmi terrorist ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, nuk përmbushi dot premtimet e promovuesve të tij.
Ndërhyrjet e ndryshme, të ndërmarra në emër të kësaj lufte, kanë qenë thuajse gjithmonë një katastrofë, pasi xhihadizmi iu përshtat situatës, u përhap dhe u rrit më tej. Njëkohësisht, konkurrentët politikë përfituan nga situata, duke sfiduar fort demokracitë liberale perëndimore.
Koncepti i përgjithshëm i ?luftës kundër terrorizmit? përbëhet nga tre gabime themelore.
Përdorimi i këtij termi ofroi mundësinë e zgjatjes së pafundme të luftës, duke nënkuptuar aktorë shtetërorë dhe jo-shtetërorë, por duke fshehur faktin se kush ishte në realitet armiku.
Anti-terrorizmi kërkon ndonjëherë veprime ushtarake, por vështirë se përputhet me një luftë tradicionale. Zgjedhjet politike, ku vendimmarrësit mobilizuan mjetet më të avancuara ushtarake në ndërhyrjet e huaja, rezultuan të ishin joefikase dhe nganjëherë edhe kundërproduktive.
A funksionoi kjo luftë? Objektivat e GËOT, të përcaktuara nga administrata e Xhorxh Ë. Bush në ?100 ditët e para?, duke u përqendruar tek Al-Kaeda dhe Afganistani, dështuan që të gjitha.
As ndërhyrja në Afganistan, dhe as lista e gjatë e përfshirjeve komplekse që pasuan, duke e përjetësuar konceptin e kësaj lufte, nuk sollën një qëndrueshmëri globale. Të gjithë betejat lokale të kësaj lufte përfunduan në dështime.
Në Afganistan, Irak, Siri, Libi dhe Sahel, xhihadizmi sunit rezistoi, ishte elastik kur u gjend nën presion, dhe në fund u ri-ngrit dhe u përhap. Strategjia e papërshtatshme e zbatuar në Afganistan dhe Irak, imponoi zhvillimin e doktrinave të avancuara të kundër-kryengritjes. Strategë si Negl, Kilkullen, Petreus, Mekmaster, Hejms dhe Hofman, u detyruan të rivlerësonin atë që ishte në fakt Lufta Globale kundër Terrorizmit.
Politika e ndërhyrjes direkte nuk funksionoi, ndërsa edhe pse ndërhyrjet e mëvonshme në Sahel dhe ato kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, u përpoqën që ta shpiknin këtë luftë nëpërmjet ndihmës së forcave të sigurisë dhe misioneve luftarake ajrore, efektet mbetën të paplota për të thënë më të paktën.
Ndërhyrja ushtarake në fushën e anti-terrorizmit është një opsion, por ajo kërkon dhënien e përgjigjes ndaj pyetjeve themelore si:Kur duhet të zbatohet në shkallë të gjerë kjo masë? Pse? Cilat janë shanset për të fituar? Si të veprojmë? Sa është kostoja (njerëzore, politike, ushtarake dhe financiare)?
A mund ta përballojmë atë? E duam vërtet atë kosto? A jemi të përkushtuar aq shumë ndaj fitores, sa ta sigurojmë atë në planin afatgjatë? Cilat janë alternativat? Rreziku i mos-përgjigjes së këtyre pyetjeve, do të sillte përfitime për konkurrentët strategjikë. Shoqëritë perëndimore janë sot më të dobëta se 20 vjet më parë. Koncepti u ofroi populistëve një mjet retorik fantastik për minimin e demokracisë, me një fasadë legjitimiteti.
Xhihadistët ia dolën mbanë në terren. SHBA-ja po tërhiqet nga Afganistani, teatri më i famshëm i ndërhyrjeve GËOT, duke qenë nën presion jo vetëm nga talebanët, por edhe nga Al-Kaeda dhe Shteti Islamik. Grupimet radikale po festojnë tashmë atë që Lister e quan ?një fitore e madhe për lëvizjen xhihadiste globale?.
Xhihadistët e huaj do të ri-gjejnë bazën e tyre, edhe pse në fakt nuk e humbën asnjëherë plotësisht atë. Nga një perspektivë më e gjerë, rivalët si Irani, Kina dhe Rusia, edhe pse sigurisht që nuk janë të qetë me terrorizmin xhihadist sunit, do të përfitojnë po ashtu nga katastrofa perëndimore në Afganistan.
Talibanët nuk janë fitimtarë vetëm në Luftën Globale kundër Terrorizmit. Ata janë tashmë janë heronjtë e frontit anti-perëndimor. Një gjeneral amerikan më tha dikur se SHBA-ja, lejon të ndodhin dështime strategjike thjesht sepse e ka këtë luks. Tani nuk është më kështu. As amerikanët dhe as evropianët, nuk kanë më luksin të përballojnë gabimet strategjike që kanë ndodhur në 20 vitet e fundit.
Perëndimi kundërshtohet kudo dhe në çdo nivel nga lloje të ndryshme konkurrentësh të dhunshëm dhe autokratë, të cilët po komplotojnë hapur ose në heshtje për të minuar demokracitë liberale. Ka ardhur koha që Perëndimi të zgjohet, dhe të ri-hartojë një politikë strategjike më të kthjellët përballë këtij fenomeni./CNA.al
Shënim:Dr.Julien Théron, jep leksione mbi konfliktin dhe sigurinë ndërkombëtare në universitetin francez ?Sciences Po? në Paris.
Talibanët radikalë islamistë prezantuan qeverinë e re të për...
(Pjesa e parë)Fjala japoneze “kamikaz”, do të thotë “erë hyj...
Ish-agjenti i FBI-së amerikane, Ali Sufan, 50 vjeç, ishte i ...
Për shtetet evropiane “dilema qëndron midis të qenit të bash...
Me kalimin e kohës, dhe sidomos gjatë epokës së lulëzuar per...
Që gjatë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë ...
Me kërcënimet e ardhshme që vijnë nga ndryshimi i klimës, ko...
Larg vijës të frontit, banorët e qytetit Przemisl në Polonin...
Emigrimi ka qenë për dekada me radhë një plagë e rëndë socia...
Mbi Kinë po fryn sërish një erë e keqe, e cila u kujton të m...
Japonia është një komb shumë i pasur me histori dhe tradita ...
Miqtë e saj do ta“vrisnin”, po ta dinë se ajo po mendon të v...
Gjatë Konferencës së Jaltës së vitit1945, Josif Stalin e eti...
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare kompozitori grek, Mikis...
Aktiviteti i gripit, ka qenë praktikisht inekzistent gjatë p...
Me avionët e fundit amerikanë që fluturonin mbi malet Hindu ...
Talebanët nuk e kontrollojnë ende të gjithë territorin e Afg...
Pasojat e dështimit të pushtimit gati 20-vjeçar amerikan të ...
Trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani, duke pë...
Megjithë pandeminë dhe zjarret e pyjeve në disa pjesë të ven...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...