Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Gjatë Konferencës së Jaltës së vitit1945, Josif Stalin e etiketoi Lavrenti Beria njeriun e tij më të besuar, si ?Hajnrih Himlerin sovjetik?para presidentit amerikan Frenklin D.Ruzvelt. Në biografinë e tij?Beria, togeri i parë i Stalinit? botuar në vitin, biografia Emi Najt e përshkruan Berian me të njëjtat tone si nazistin Herman Gëring. Në fakt Beria ishte një njeri shumë i dhunshëm, përgjegjës për mijëra vrasje.
Lavrenti Beria lindi më 29 mars 1899. Ai pati një edukim të fortë fetar sipas traditës ortodokse gjeorgjiane. Gjatë viteve 1915-1919 ai iu nënshtrua një trajnimi teknik. Në vitin e Revolucionit Rus, 1917, Beria iu bashkua degës bolshevike të Partisë Social Demokratike e Punëtorëve të Rusisë, një forcë politike që një vit më vonë e ndryshoi emrin në Partia Komuniste e Rusisë.
Në vitin 1921 ai u bë pjesë e CHEKA-s, policisë sekrete, në Gjeorgji.
CHEKA ishte akronim i ?Komisioni të Jashtëzakonshëm për Luftën ndaj Kundër-Revolucionit, Spekulimit dhe Sabotimit?, dhe ishte paraardhëse e shërbimit sekret të mëvonshëm NKVD.
Beria ishte drejtues i CHEEKA-s në vitet 1923-1931. Duke qenë një mbështetës fanatik i stalinizmit, ai u bë pjesë e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste në vitin 1934, duke depërtuar kësisoj në qarqet më të larta politike të Bashkimit Sovjetik.
Shërbimi sekret NKVD, nën komandën e Nikollai Jezhovit, shkaktoi Terrorin e Madh të viteve 1937-1938 me urdhrin direkt të Stalinit. Ajo valë spastrimesh i kushtoi jetën miliona rusëve. Si shumë të tjerë, Jezhov u duk si shumë i fuqishëm në sytë e Stalinit, dhe për këtë arsye u eliminua.
Në gushtin e vitit 1938 Beria iu bashkua NKVD në postin e zëvendësit të saj. Shumë shpejt të gjithë mbështetësit e Jezhov u spastruan nga partia, dhe vetë Jezhov u poshtërua duke u ulur në detyrë. Në fund u ekzekutua. Beria zuri vendin e tij si drejtuesi i ri i shërbimit sekret.
Biografja Najt, në librin e shkruar mbi të e përshkruan Lavrenti Berian si një administrator shumë ambicioz, të pamëshirshëm, sadist dhe arrogant. Ai ishte i shëmtuar dhe i shëndoshë. Por pavarësisht nga pamja e tij e jashtme, intrigat e shumta dhe cinizmi i tij, Beria ishte njeriu inteligjent që mund të qeveriste mirë, dhe që nuk lejoi që ideologjia të mbizotëronte mbi praktikën politike dhe shoqërore.
Gjatë udhëheqjes prej tij të NKVD gjatë viteve 1938 deri sa vdiq në vitin 1953, policia sekrete fitoi shumë fuqi politike. Gjithashtu, kampet penale komuniste, Gulagët, u zgjeruan jashtëzakonisht dhe Beria inskenoi shumë gjyqe farsë për të eleminuar anëtarët e ?dyshimtë? të partisë, shpesh me urdhër të Stalinit.
Në atë periudhë, ndodhën shumë masakra, dëbime dhe tmerre të tjera. Pak njerëz mund ta dinë se Beria, bashkë me shkencëtarin Grigori Mairanovski, drejtuan një laborator sekret helmesh në zemër të Moskës gjatë viteve 1939-1951. Atje u testuan mbi të burgosurit politikë të gjitha llojet e helmeve, si gazi mustardë, ricina, digitoksina dhe akonitina.
Kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, dhe kur Gjermania naziste sulmoi Bashkimin Sovjetik në qershorin e vitit 1941 në kudër të ?Operacionit Barbarossa?- e quajtur nga rusët si?Lufta e Madhe Patriotike?-Beria u ngarkua me detyra të reja.
Një Stalin tejet paranojak i dha atij kompetenca të gjera për të monitoruar dezertimet e supozuara nga radhët e Ushtrisë së Kuqe, dhe për të ekzekutuar gjeneralët?që nuk mund t?u zihej besë?. Që në vitin 1939, gjatë Luftës Dimërore Finlandë-Bashkimi Sovjetik, Beria artikuloi moton që do të çonte në ekzekutimin e mijëra njerëzve brenda ushtrisë:?Ushtari sovjetik nuk tërhiqet kurrë!?.
Ushtarët që tërhiqeshin nga betejat ekzekutoheshin në prapavijë nga NKVD. Stalini e lejoi Berian të ndërhynte në vendimet e autoriteteve më të larta ushtarake të ushtrisë sovjetike.
Gjatë viteve 1942-1945, Beria vazhdoi të organizonte spastrime të shumë popullatave në Poloni dhe shtetet baltike, por edhe çeçenët dhe tartarët u dëbuan nga vendbanimet e tyre shekullore. Kjo fushatë solli dhjetëra mijëra viktima të tjera.
Në 1946 ai u bë pjesë e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Pas Luftës së Dytë Botërore, Lavrenti Beria u ngarkua me programin bërthamore rus, që solli edhe ndërtimin e armës bërthamore pak kohë pas amerikanëve.
Në fund, vetë Beria ra viktimë e paranojës në rritje të shefit të tij, Josif Stalinit. Ai mori frymë i lehtësuar kur Stalini vdiq më 5 mars 1953, dhe sipas disa bashkëkohësve, ai ishte shumë i ngadaltë dhe i paaftë për të ndërhyrë kur Stalini ishte në shtratin e vdekjes.
Ashtu si shumë shokë të partisë së tij, Lavrenti Beria nuk i shpëtoi paranojës së komunizmit. Më 26 qershor 1953, u akuzua për tradhti gjatë një mbledhjeje të rëndësishme, dhe se kishte bërë lëshime ndaj Perëndimit. Nikita Hrushov paraqiti një mocion mosbesimi ndaj Berias.
Mocioni u miratua, dhe Beria u arrestua menjëherë. Më 23 dhjetor 1953, një gjykatë e shpalli Berian fajtor dhe e dënoi me vdekje. Beria nisi të qajë dhe iu lut prokurorëve të kishin mëshirë. Por më kot, pasi po atë ditë u ekzekutua së bashku me 6 bashkëpunëtorët e tij të ngushtë./CNA.al
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare kompozitori grek, Mikis...
Aktiviteti i gripit, ka qenë praktikisht inekzistent gjatë p...
Me avionët e fundit amerikanë që fluturonin mbi malet Hindu ...
Talebanët nuk e kontrollojnë ende të gjithë territorin e Afg...
Pasojat e dështimit të pushtimit gati 20-vjeçar amerikan të ...
Trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani, duke pë...
Megjithë pandeminë dhe zjarret e pyjeve në disa pjesë të ven...
Fushata për zgjedhjet sjell të papritura: për herë të parë n...
“The EconomistNë pranverën e vitit 2004, Antonina Presnjakov...
Teksa po vëzhgoja ngjarjet e javëve të fundit – dhe po refle...
Nga Saad Mohseni “Financial Times”Kur forcat amerikane dhe f...
“Strofulla e i Ujkut” ose Wolfsschanze, është sot e rrënuar,...
Nga Jeremy Cliffe “Newstatesman”Për dekada të tëra Franca ka...
Nga Alex Orlando “Discover Magazine”Në fund të librit “Repub...
Nga David N.Bossie “Fox News”Presidentët supozohet që t’i zg...
Në fillim të muajit maj, kur vendet evropiane po prisnin një...
Presidenti Xho Bajden e menaxhoi shumë keq tërheqjen nga Afg...
Tridhjetë vjet më parë, një grup ekstremistësh komunistë vun...
Edhe pse cilësohet si dramaturgu më i suksesshëm i të gjitha...
Nga Julian Hayes “The Spectator”Lajmi i arrestimit javën e k...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...