Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Presidenti Xho Bajden e menaxhoi shumë keq tërheqjen nga Afganistani, duke i bërë më të dobëta dhe më pak të sigurta Shtetet e Bashkuara, ndërsa ka lënë më shumë se 10.000 amerikanë dhe 38 milionë afganë në mëshirën e talebanëve brutalë.
Por ai nuk duhet të gabojë më me vendimet e ardhshme, dhe as që duhet ta mendojë që t?i njohë këta barbarë si qeveria legjitime të Afganistanit. Një veprim i tillë do t?i dobësonte akoma më shumë imazhin e SHBA-së nëpër botë, ndërsa do të rriste kuotat e një regjimi që nuk meriton asgjë përveç përbuzjes dhe izolimit.
Edhe pse është haptazi tronditëse, deri më tani administrata aktuale e Xho Bajdenit nuk ka përjashtuar ende skenarin e njohjes së qeverisë së re të talebanëve. Administrata e tij thotë se po ?analizon dhe merr parasysh? situatën në terren, teksa po i bën thirrje grupit radikal që të mbrojë të drejtat e popullit afgan.
Shpresojmë që qëndrime të tilla të mjegullta të Bajden të zgjasin vetëm për aq kohë, sa të nxjerrim prej andej të gjithë shtetasit amerikanët.
Në të kundërt, kjo qasje do të përbënte një përmbysje të turpshme në raport me premtimin e mëparshëm të administratës për t?iu kundërvënë talebanëve, në rast se ata do të merrnin pushtetin me dhunë, gjë që në fakt e bënë së fundmi.
Kjo që po shohim ditët e fundit, nuk është një transferim demokratik i pushtetit. Përkundrazi, kemi të bëjmë me një grusht shteti të dhunshëm, kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike.
Prandaj, njohja e qeverisë së re talebane, do të shpërfillte faktin sesa mizor dhe plot të meta është regjimi i ri.
Talebanët e vitit 2021, nuk ndryshojnë edhe aq nga talebanët e vitit 2001. Tek e fundit, këta terroristë strehuan terroristë të tjerë, konkretisht autorët e sulmeve të tmerrshme të 11 Shtatorit kundër SHBA.
Talebanët janë ende terroristë, siç e dëshmuan me kryengritjen e tyre të dhunshme 20-vjeçare, që përfshinte sulmet vetëvrasëse nëpër tregjet e populluara dhe hedhjen e acidit mbi fytyrat e nxënëseve.
Tashmë ata tashmë po brohorasin në rrugët e Kabulit parullën e tyre ?Vdekje Amerikës!?. Dhe është fakt që talebanët refuzojnë të ndërpresin lidhjet e tyre me organizatën tjetër terroriste Al-Kaeda, e cila është ende aktive në Afganistan.
Edhe grupime xhihadiste në të gjithë botën, po brohorasin për fitoren e talebanëve në Afganistan. Këtë herë, talebanët po pretendojnë të luajnë në një mënyrë më të rafinuar. Zëdhënësit e saj po i thonë botës se Afganistani do të jetë një shtet ?islamik gjithëpërfshirës?.
Por ajo që ka më shumë rëndësi janë aktet e tyre të përgjakshme. Thuhet se talebanët kanë nisur tashmë të ekzekutojnë civilët e pafajshëm që gjejnë nëpër rrugë, të martohen me forcë me vajza të mitura, dhe ta kthejnë pas Afganistanin në epokat e tij më të errëta.
Njohja e qeverisë së talebanëve nga SHBA-ja, vetëm sa do të shpërblente dhe inkurajonte veprime të tilla mizore. Më keq akoma, ai akt do të inkurajonte revolucionarët dhe radikalët e tjerë në vende të tjera që të ndjekin shembullin e talebanëve.
Shtetet e Bashkuara duhet që ta refuzojnë njohjen e regjimit të ri, derisa talebanët të provojnë gjatë shumë viteve se janë më në fund pjesë e botës së civilizuar. Për këtë çështje ka shumë precedentë. Kështu, u desh të kalonin plot 30 vjet që Shtetet e Bashkuara të njihnin Kinën komuniste, dhe 20 vjet që të njihnin Vietnamin komunist.
Në raste të tjera, ne nuk kemi i pranuar kurrë pretendimet e regjimeve autokratike dhe sundimtarëve të tmerrshëm, si ai i Pol Potit në Kamboxhia. Duke pasur parasysh atë që dimë dhe atë çfarë po ndodh tani, talebanët nuk duhet të trajtohen aspak ndryshe.
Shumë nga aleatët tanë, kanë treguar se kanë më shumë shtyllë kurrizore sesa presidenti aktual i SHBA-së, Xho Bajden. Britania e Madhe e ka refuzuar njohjen e parakohshme apo bilaterale të talibanëve, ndërsa Bashkimi Evropian nuk ka në plan që t?u japë legjitimitet sundimtarëve të rinj të Afganistanit.
Ndërkohë, armiqtë Kina dhe Rusia janë afruar tashmë me talebanët, pasi ata besojnë se një Afganistan i drejtuar nga terroristët, e dobëson dhe rrezikon ndjeshëm Shtetet e Bashkuara. Kombet e Bashkuara ndoshta nuk janë shumë prapa kësaj qasjeje.
OKB do të duhet të shprehet së shpejti me votë, nëse talebanët janë përfaqësuesi i vërtetë i Afganistanit. Shtetet e Bashkuara duhet të mbledhin rreth vetes shumicën e vendeve për ta kundërshtuar këtë lëvizje.
Një fushatë e tillë do të ishte gjithmonë e vështirë, duke pasur parasysh favorizimin që i ka bërë shpesh OKB-ja diktatorëve. Dhe gjërat janë shumë më të vështira për shkak të tërheqjes së nxituar të trupave amerikane nga Xho Bajden.
Edhe miqtë dhe aleatët tanë nuk kanë besim në gjykimin e shefit aktual të Shtëpisë së Bardhë. E pse të ndiqet shembulli i Shteteve të Bashkuara, kur ?udhëheqja? amerikane është kaq katastrofike? Bajden mund ta shohë veten nën presion për t?i njohur talebanët, pasi kjo do të lejonte që Shtetet e Bashkuara t?i dërgonin ndihmë popullit afgan.
Por ky është një mendim idiot. Çdo dollar ndihmë do të përfundonte vetëm në xhepat e shtypësve të popullit afgan, pra do t?i fuqizojë talebanët, që do të forcojnë tiraninë e tyre para-mesjetare. Për më tepër, talibanët hodhën poshtë çdo shans të ndihmës amerikane kur strehuan terroristët pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001.
Për këtë arsye, asnjë ndihmë e huaj nga SHBA-ja nuk duhet të shkojë për talebanët. 20 vjetori i ardhshëm i sulmeve të 11 Shtatorit, i sqaron më së miri rreziqet e një qasjeje torelante ndaj kësaj lëvizjeje ekstremiste.
Përmes tërheqjes së tij të nxituar, Xho Bajden i ka fyer tashmë ushtarët, marinarët, marinsat
dhe pilotët amerikanë, që i kaluan dy dekadat e fundit duke luftuar kundër talebanëve dhe duke mbrojtur Shtetet e Bashkuara.
Sidomos më shumë se 2.300 amerikanë trima, që dhanë jetën e tyre në Afganistan. Nuk ka fjalë për të përshkruar se sa më keq do të ishte nëse presidenti Bajden do të shpërblente armikun që ata sakrifikuan aq shumë për ta mundur, duke e njohur atë si një qeveri legjitime.
Shënim:Nikki Haley, guvernatore e Karolinës së Jugut në vitet 2011-2017 dhe ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara në vitet 2017-2019./ CNA.al
Tridhjetë vjet më parë, një grup ekstremistësh komunistë vun...
Edhe pse cilësohet si dramaturgu më i suksesshëm i të gjitha...
Nga Julian Hayes “The Spectator”Lajmi i arrestimit javën e k...
Nga Gordon G.Chang “Fox News”Kina i ka furnizuar me armë dhe...
Nga Kimiya Shokoohi “BBC”Qyteti Jazd në shkretëtirën e Irani...
Nga Jean-Marie Guéhenno “European Council on Foreign Relatio...
Në vitet 1980, mjekët në një spital anglez u përpoqën të inf...
Gjatë 15 viteve të fundit, Gjermania është parë nga shumë nj...
Si lindi lëvizja?Lëvizja talebane (që fjalë për fjalë do të ...
Nga Hasan Bello Një nga personalitetet më të njohura të L...
Nga Nidhi Subbaraman “Nature”Kur të dhënat e hershme nga ter...
Nga Ben Sasse “National Riview”Ndërsa Xho Bajden po struket ...
Nga Bruno Maçães “Politico.eu”Diskutimet në mbarë Kabulin kë...
Numri i rasteve të reja me koronavirus po rritet sërish në s...
Nga New York TimesTalebanët kanë marrë nën kontroll më shumë...
Nga Julia Hollingsworth, CNNKa kaluar një vit e gjysmë që ku...
The ConversationOrganizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë t...
Sot është një simbol i famshëm i Britanisë së Madhe, një ven...
Nga Jeffrey Scott Shapiro “Wall Street Journal”A kanë qenë j...
Nga Nicola Ianuale“Vanilla Magazine”Në vitin 1975 Kamboxhia ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...