Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Ben Sasse ?National Riview?
Ndërsa Xho Bajden po struket në Camp David, Talebanët janë duke e poshtëruar Amerikën. Tërheqja nga Afganistani, është katastrofa jonë më e rëndë në politikën e jashtme në një brez. Ndërsa Talebanët po marshojnë në Kabul, ata po vrasin civilë, po rivendosin ligjin e tyre radikal islamik, dhe po përgatiten ta shndërrojnë sërish Afganistanin në një regjim banditësh.
Ambasada amerikane u ka thënë amerikanëve të largohen nga vendi. Refugjatët po dynden nëpër aeroporte, duke iu lutur amerikanëve t?i shpëtojnë nga vdekja e afërt. Asgjë nga këto nuk duhej të ndodhte. Amerika është superfuqia më e madhe në botë. Dhe ne duhet të sillemi si të tillë.
Por presidenti aktual Xhe Bajden dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare, kanë dështuar të mbrojnë edhe ambasadën amerikane në Kabul. Ata kanë shkelur premtimet e Amerikës ndaj burrave dhe grave që dëshirojnë lirinë, dhe sidomos ndaj mijëra afganëve që shërbyen përkrah shërbimeve tona ushtarake dhe të inteligjencës.
Ata po u kthejnë shpinën grave dhe fëmijëve që presin të dëshpëruar të hipin në ato pak avionë, që sillen ende nëpër aeroporteve të vendit. Paaftësia e madhe e administratës aktuale, u ka dhënë Talebanëve shansin e artë për të eliminuar aleatët tanë.
88.000 aleatë tanë afganë kanë aplikuar për viza për t?u larguar nga vendi. Por kjo administratë deri më tani ka miratuar vetëm 1.200 prej tyre. Unë kam qenë në mesin e një grupi senatorësh republikanë dhe demokratë, që e ka nxitur Bajdenin ta përshpejtojë këtë proces, por më kot.
Çdo përkthyes dhe aleat afgan që na qëndroi pranë, është tani në rrezik për jetën. Kjo masakër që po ndodh, ishte e pritshme. Për muaj me radhë, republikanët dhe demokratët në Komitetin e Inteligjencës në Senat, e paralajmëruan administratën Bajden se do të ndodhte kjo gjë.
Tani administrata po vepron sikur kjo të ishte një surprizë. Është një sjellje e turpshme dhe e pandershme. Sekretari i Shtetit, Entoni Blinken pretendon se kjo që po shohim, nuk është një katastrofë. Avokatët e administratës aktuale, mund të tentojnë sa të duan që ta zhdramatizojnë situatën.
Por ata nuk mund të mbysin dot britmat e grave që po brutalizohen sistematikisht nga forcat talebane. Administrata foli me naivitet për një ?zgjidhje diplomatike? të krizës. Talebanët nuk kane qenë asnjëherë të interesuar për një gjë të tillë, dhe kanë shkelur çdo lloj marrëveshje që kanë nënshkruar.
Mjafton të shihni lajmet e ditëve të fundit. Vetëm javën e kaluar, 27 fëmijë u vranë nga Talebanët. Po ashtu ata ekzekutuan 22 komando afganë, teksa po përpiqeshin të dorëzoheshin në mënyrë paqësore. Ata i kanë bërë publike synimet e tyre. Këta kasapë po mburren me masakrat që bëjnë, duke i publikuar ato në internet.
Talibanët nuk shqetësohen aspak nëse marrin apo ftesa në takimet ndërkombëtare të OKB-së. Ata nuk do të pushojnë së qeni Talebanë, vetëm sepse i kritikon zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psaki. Tërheqja e Amerikës nga Afganistani, është një fitore e madhe propagandistike për xhihadistët.
Talebanët do të pretendojnë se janë ?vrasës të plotfuqishëm?. Ata i ndihmuan aleatët e tyre që të organizonin sulmet terroriste të 11 Shtatorit 20 vjet më parë, dhe pas tërheqjes sonë,do të jenë në gjendje të mburren se arritën të na poshtëronin sërish.
Mos harroni:Talebanët do të shfrytëzojnë çdo imazh të tërheqjes amerikane. Fotot e afganëve të dëshpëruar, që grumbullohen rrezikshëm rreth aeroportit të pambrojtur të Kabulit, të kujtojnë imazhet e dhimbshme të Saigonit, të cilat çimentuan fitoren e komunistëve në Vietnam dhe treguan faqe botës dobësinë e SHBA-së.
Xhihadistët po tubohen në ?Tokën e Shenjtë?, ku ata sapo kanë mundur ?jo besimtarët?. Afganistani do të bëhet sërish një faltore për grupet terroriste. Edhe Kina dhe Rusia do të përfitojnë nga dobësia dhe paaftësia e Bajdenit.
Mesazhi i tyre është i thjeshtë:E pse Ukraina apo Tajvani duhet t?i besojnë Shteteve të Bashkuara, pasi panë sesi Uashingtoni i braktisi aleatët e tij në Afganistan? Armiqtë e Amerikës mendojnë se do të përfitojnë nga presidenti ynë, që u dorëzua në Luftën kundër Terrorit.
Aspekti më i trishtueshëm, është se edhe shumë njerëz në partinë time po përpiqen të fajësojnë për situatën aktuale ndryshimin e administratës, a thua se nuk ishte ajo e parafundit që na vendosi në këtë kurs. E vërteta e shëmtuar është se asnjëra palë nuk është serioze në politikën e jashtme.
Prej një dekade, demagogët e kanë gënjyer popullin amerikan për misionin tonë në Afganistan. Presidenti Trump e nisi strategjinë e tërheqjes, që po e vazhdon tani me pasoja katastrofike presidenti Bajden. Politikanët nuk e thonë të vërtetën:Amerika nuk kishte një forcë pushtuese në Afganistan.
Herën e fundit që kishim atje 100.000 trupa, ishte një dekadë më parë. Një numër relativisht i vogël trupash ka mbështetur me sukses aleatët tanë afganë, duke siguruar bazën për misionet e inteligjencës dhe operacioneve speciale. Amerikanët nuk po ndërtonin perandori, dhe as po zhvillonin luftëra që nuk mbaronin kurrë.
Ne po mbronim aeroportet dhe po godisnim organizatat terroriste. Amerikanët kanë dëgjuar për disa njerëz të profilit të lartë, si Kasëm Solejmani dhe Ebu Bekr El-Bagdadi. Por heronjtë tanë në Afganistan kanë vrarë shumë më tepër nga ndjekësit e Bin Ladenit, emrat e të cilëve nuk i dini.
Dhe e kemi bërë këtë para se ata të kryenin akte të tjetra të rënda terroriste në SHBA si në 11 Shtator. Ne e luftuam dhe fituam këtë luftë në Afganistan, dhe jo në brigjet amerikane. Por ju nuk do ta kuptonit dot këtë nga retorika izolacioniste që rrethonte fushatën elektorale të Bajden.
Po ashtu është e rëndësishme të njihet puna që bënë pas 11 Shtatorit forcat tona speciale dhe operativët e inteligjencës. Partneritetet që ndërtuan ata me aleatët tanë afganë, bazoheshin në idenë se Amerika nuk është e aftë për këtë lloj tradhtie.
Gjatë javëve të fundit, unë kam pasur shumë biseda me oficerë të inteligjencës amerikane, dhe ata më kanë thënë se iu betuan rekrutëve të tyre afganë, se nëse ata luftonin krah për krah me amerikanët, dhe se ne do t?i mbronim ata, gratë dhe fëmijët e tyre. Por këto premtime po shkelen.
Amerika supozohet të jetë më e mirë sesa kjo që po shohim tani. Administrata Bajden po i lë në baltë të gjithë këta heronj, por ne u kemi borxh atyre mirënjohjen. Puna që bënë ata kishte dhe ka ende rëndësi. Trupat tanë nuk e humbën këtë luftë. Humbjen e zgjodhën politikanët.
Ne nuk duhej t?i linim të fitonin Talebanët, por një doktrinë bipartizane e dobësisë, e ka poshtëruar superfuqinë më të madhe në botë, duke ua dorëzua kasapëve Afganistanin. Në javët e ardhshme, situata atje do të përkeqësohet shumë. Amerikanët duhet të luten për atë vend të trazuar.
Presidenti Biden duhet të zgjohet nga gjumi, të dalë nga aty ku është fshehur, dhe të marrë përgjegjësinë për kaosin që shkaktoi. Të sigurojë aeroportet dhe të nxjerrë nga Afganistani sa më shumë njerëz që është e mundur. Koha nuk pret.
Shënim:Ben Sasse, është senatori më i ri i Shteteve të Bashkuara, përfaqësues i shtetit të Nebraskës./CNA.al
Nga Bruno Maçães “Politico.eu”Diskutimet në mbarë Kabulin kë...
Numri i rasteve të reja me koronavirus po rritet sërish në s...
Nga New York TimesTalebanët kanë marrë nën kontroll më shumë...
Nga Julia Hollingsworth, CNNKa kaluar një vit e gjysmë që ku...
The ConversationOrganizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë t...
Sot është një simbol i famshëm i Britanisë së Madhe, një ven...
Nga Jeffrey Scott Shapiro “Wall Street Journal”A kanë qenë j...
Nga Nicola Ianuale“Vanilla Magazine”Në vitin 1975 Kamboxhia ...
Të gjithë mund të kemi qenë në ndonjë moment të jetës të fik...
“Unë nuk jam aspak përgjegjës për këtë gjak që po derdhet; j...
Nga Emily Tamkin “New Statesman”Pasi u përurua në detyrë në ...
Nga Nancy Qian “Project Syndicate”Përveçse u shtynë me 1 vit...
Nga Giorgio Leali “Politico.eu”Një çift i ri i pushtetshëm p...
Sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave të Dëborës dhe Akullit...
Nga Katja Hoyer “The Spectator”Pensioni tingëllon në dukje s...
Nga Andrew May, “Livescience”Këtë vit, Toka ka hyrë në një ...
Nga Federico Berger “Formiche.net”Ballkani Perëndimor është ...
Të famshmit janë të aftë të mbulojnë pasiguritë dhe frikën e...
Shumë pak gjëra i përkufizojnë speciet tona më mirë, sesa or...
Nga Nikos Mouzelis “To Vima”Në shkencat shoqërore nuk ka asn...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...