Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Giorgio Leali ?Politico.eu?
Një çift i ri i pushtetshëm po garon për udhëheqjen në Evropë, vetëm se këtë herë gjysma e tij nuk është gjermane. Ndërsa epoka e Angela Merkel po mbyllet, dhe Gjermania është nën ethet e zgjedhjeve parlamentare të shtatorit, presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri italian Mario Dragi, po hedhin hapa konkretë për të mbushur boshllëkun që do të krijohet me një markë të re të udhëheqjes së BE-së.
Një markë e re, që do të jetë më e shpejtë në veprim sesa i franko-gjerman që ekzistonte para tij. Dyshja Makron-Dragi dhe aleatët e tyre, po punojnë për të vënë në lëvizje planin e BE-së prej 750 miliardë eurosh për rimëkëmbjen e vendeve të unionit nga kriza e shkaktuar nga pandemia.
Tani ata kanë përcaktuar qëllimet e tyre kryesore:reformimin e rregullave të shpenzimeve në bllok, nënshkrimin e një traktati dypalësh të bazuar sipas modelit franko-gjerman, bashkëpunimin në projekte të përbashkëta industriale dhe në fushën e gjyqësorit.
Si Makron ashtu edhe Dragi janë ish-bankierë investimesh. Ata e shohin një BE më të guximshme, me veprim më të shpejtë, si një antidot ndaj sëmundjeve të brendshme që ka unioni. Po ashtu që të dy ndajnë një perspektivë pro-BE, të orientuar nga tregu. Dhe që të dy e dinë se koha për të vepruar është pikërisht tani.
Tani që popullariteti i Dragit është në kulmin e vet, para se Gjermania të ketë një udhëheqës të ri, dhe para se Makron të merret me fushatën për rizgjedhjen në detyrë. ?Midis Italisë dhe Francës ka pasur një rigjallërim të marrëdhënieve transalpine. Ne me Francën ne kemi shumë pika të përbashkëta mbi çështjet sociale, ekonomike dhe buxhetore, si dhe mbi tranzicionet ekologjike dhe dixhitale?-thotë Vinçenco Amendola, ministri i Italisë për Çështjet Evropiane.
Megjithatë, rruga e dominimit franko-italian të BE-së ka shumë pengesa përpara. Shtetet veriore se do të kundërshtojnë me siguri shpenzimet e mëtejshme dhe integrimin më të ngushtë financiar. Ndërkohë fuqitë qendrore dhe ato lindore, do të vazhdojnë që ta sfidojnë udhëheqjen socialiste liberale të Makron.
Pas shkrirjes së akujve kohët e fundit, ka një historik të gjatë të mosmarrëveshjeve franko-italiane. Vetëm 2 vjet më parë, marrëdhëniet diplomatike midis 2 vendeve ranë në nivelin më të ulët të kohës së pasluftës, për shkak të mosmarrëveshjeve të ashpra rreth krizës se emigracionit, objektivave të kundërta në Libi, apo mbështetjes që i dha Ministri i Jashtëm i Italisë lëvizjes së Jelek-verdhëve.
Sidmos kjo e fundit, e detyroi Francën të tërhiqte përkohësisht ambasadorin e saj në Romë. Vitin e ardhshëm, Makron do të përballet me një betejë të ashpër elektorale për rizgjedhjen në detyrë, gjë që do ta kufizojë jo pak në skenën evropiane, teksa nën udhëheqjen e re, Gjermania do të rikthehet me shpejtësi në krye të bllokut.
Por tani për tani, me Britaninë jashtë bllokut, dhe me Gjermaninë që po përballet me kritika të forta mbi marrëveshjen me Rusinë për ndërtimin e gazsjellësit ?Nord Stream II?, situata është e favorshme për këtë dyshe. Aleanca franko-italiane nisi që verën e kaluar, kur në fillim Makron dhe pastaj kryeministri italian Xhuzepe Konte, lobuan për një plan ambicioz të rimëkëmbjes post-pandemike.
Që kur Dragi e mori pushtetin ekzekutiv në fillim të këtij viti, kjo aleancë vetëm sa është forcuar. ?Ka pasur një përparim real. Midis 2 vendeve, ekziston një lidhje e ngushtë që ndoshta nuk ka precedentë historikë që nga viti 1945?- thotë Mark Lazar, profesor i historisë politike dhe sociologjisë në Universitetin e Shkencave në Paris.
Entuziazmi i sapo-gjetur midis Parisit dhe Romës, ishte në shfaqje të plotë në fillim të këtij muaji, kur presidenti italian Serxho Matarela udhëtoi drejt kryeqytetin francez, në vizitën e tij të parë jashtë vendit që prej bllokimeve për shkak të pandemisë.
Në një fjalim lirik të mbushur me referenca letrare në Elize, Makron e quajti Italinë ?një komb-vëlla me të cilin Franca ka ndarë pa dyshim më shumë se sa me çdo komb tjetër?. Ardhja e Dragit në krye të qeverisë italiane, vetëm sa i ka përmirësuar më tej raportet.
Për Macron, ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-bankieri i Goldman Sachs është ?një alter ego e tij, dhe madje edhe më shumë sesa kaq? thotë Lazar. Si dëshmi të parë të dashurisë midis Romës dhe Parisit, të dy udhëheqësit synojnë të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe të quajtur ?Traktati i Kuirinales?, që synon në shumë mënyra të kopjojë Traktatin franko-gjerman të Elizesë të vitit 1963.
I negociuar për herë të parë në vitin 2018, kur kryeministër i Italisë ishte Paolo Xhentiloni, ky traktat është sërish në krye të axhendës franko-italiane. Ndërsa përmbajtja e marrëveshjes nuk është zbuluar, burimet që kanë dijeni për të, thonë se ai do të nxitë një bashkëpunim më të madh ndërkufitar midis institucioneve franceze dhe italiane.
Ndërkohë marrëdhënia dypalëshe, duket të jetë më e ngrohtë edhe në një nivel më të përditshëm. Pranverën e vitit të kaluar, Franca hoqi mbrojtjen e saj për terroristët italianë të ekstremit të majtë, që mërguan në Francë disa dekada më parë për të shmangur dënimet me burg, dhe ekstradimi i të cilëve ishte refuzuar për dekada, një veprim të cilin Makron e cilësoi një shenjë të miqësisë midis 2 vendeve.
Megjithatë, forumi ku udhëheqja franko-italiane ka ndikimin më të madh është në BE.
Parisi dhe Roma po shfaqen si aktorët kryesorë në diskutimet për reformimin e rregullave evropiane mbi shpenzimet publike. Një debat që do të nxehet në vjeshtë, kur Komisioni Evropian të rishikojë rregullat e shpenzimeve, ku deficitet buxhetore duhet të jenë jo më të mëdha se 3 për qind të PBB-së dhe borxhi publik duhet të tentohet të kufizohet në 60 për qind.
?Të dyja vendet ndajnë idenë se korniza fiskale është shumë shtrënguese?- thotë Gregori Kleis, ekonomist në institutin Bruegel me seli në Bruksel. Por edhe pse po i afrohet Italisë, Franca nuk po e harron Gjermaninë. Kur bëhet fjalë për reformimin e rregullave fiskale, ajo do të kërkojë sërish një konsensus franko-gjerman.?Për diplomatët francezë, Gjermania është gjithmonë një prioritet?- thotë Lazar, që beson se gjërat mund të ndryshojnë shumë pak në të ardhmen./CNA.al
Sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave të Dëborës dhe Akullit...
Nga Katja Hoyer “The Spectator”Pensioni tingëllon në dukje s...
Nga Andrew May, “Livescience”Këtë vit, Toka ka hyrë në një ...
Nga Federico Berger “Formiche.net”Ballkani Perëndimor është ...
Të famshmit janë të aftë të mbulojnë pasiguritë dhe frikën e...
Shumë pak gjëra i përkufizojnë speciet tona më mirë, sesa or...
Nga Nikos Mouzelis “To Vima”Në shkencat shoqërore nuk ka asn...
Nga David Gardner “The Financial Times”Presidenti i plotfuqi...
Adolf Hitleri kishte një ushtri nazistësh të droguar, të ci...
Nga Christian Kemp “The Conversation”Pajisja përgjuese më e ...
Nga Kevin Carboni “Wired.it”Qeveria kineze refuzoi që të bas...
Nga Jacob Wilkins “History of Yesterday”Ato janë një forcë e...
Nga David J.Kramer & Benjamin Parker “The Bulkwark”Administr...
“Kancelarja e klimës” – kështu e quajnë herë pas here kancel...
Nga Lucio Palmisano “Linkiesta”Të fundit në radhë. Pavarësis...
Nga Julia Buckley “CNN”Kur Anglia luajti përballë Italisë në...
Ne të gjithë e dimë se Erli i Katërt i Sanduiçit shpiku sand...
Kur u përhap lajmi se Jakuca ishte ndër të parat që zbarkoi ...
Shumë lumenj kanë ushqyer njerëzit në historinë tonë të paku...
Ajo ishte një nga këngëtaret më të mëdha të shekullit XX, me...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...