Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga David J.Kramer & Benjamin Parker ?The Bulkwark?
Administrata Bajden njoftoi të mërkurën se ka hequr dorë nga kundërshtimi i saj ndaj ndërtimit të gazsjellësit ?Nord Stream 2? midis Rusisë dhe Gjermanisë si pjesë e një marrëveshje me Berlinin.
Ky ndryshimi politikash është i pajustikueshëm, për shkak të efekteve negative që do të ketë mbi sigurinë evropiane dhe amerikane. Gazsjellësi ?Nord Stream?, që nisi të funksionojë një dekadë më parë, e lidh direkt Rusinë me Gjermaninë përmes Detit Baltik, duke e lejuar kompaninë ruse ?Gazprom?, t?i shesë drejtpërdrejt gaz shteteve të BE-së.
?Nord Stream 2? do të kopjojë kanalin ekzistues, duke e dyfishuar shpejtësinë e fluksit të gazit dhe për pasojë edhe sasinë e parave që do të rrjedhin drejt Moskës. Ky i fundit do të shmangë nevojën që gazi rus të kalojë përmes Ukrainës, dhe kjo do t?i kushtojë kësaj të fundit afro 3 miliard dollarë në vit të ardhura nga tarifa e tranzitit.
Po ashtu, ky projekt do t?i rrëmbejë Ukrainës një pjesë të mekanizmave të saj kundër një sulmi të ri rus shumë më thellë në territorin e saj. Sapo tubacionet që kalojnë nëpër Ukrainë të bëhen të tepërta, rusët nuk do të jenë më aq të kujdesshëm sa të mos i dëmtojnë ato.
Shtetet e Bashkuara dhe shumë nga aleatët dhe partnerët e saj evropianë e kanë kundërshtuar prej kohësh ndërtimin e ?Nord Stream 2?. Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i bëri thirrje gjithë Evropës që të ?bashkohet për t?iu kundërvënë këtij kërcënimi energjetik?.
Dhe tetorin e vitit të kaluar, enti rregullator anti-monopol i Polonisë gjobiti me 7.6 miliardë dollarë kompaninë ruse ?Gazprom? për ?ndërtimin e tubacionit të gazit ?Nord Stream 2? pa miratimin e Varshavës?. Sigurisht, Polonia, ashtu si Ukraina, do të humbiste tarifat e saj të tranzitit nëse ?Nord Stream 2? zëvendëson linjat ekzistuese.
Por edhe presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri britanik Boris Xhonson e kanë kritikuar projektin e gazsjellësit, dhe ambicien e Gjermanisë për të krijuar një arterie shtesë midis Evropës së sundimit të ligjit dhe Rusisë kleptokratike.
Duke pasur parasysh historikun e Rusisë në përdorimin e eksporteve të saj energjitike si një armë politike, është e vështirë të imagjinohet se përse Gjermania dhe Evropa do të dëshironin të bëheshin më të ndërvarura ndaj gazit rus nga sa janë aktualisht.
Rastet më të njohura janë kur Rusia ndërpreu furnizimet me gaz drejt në Ukrainës në vitet 2005-2006 dhe 2008-2009. Në të dyja këto raste, ai veprim ndikoi edhe në furnizimin me gazin rus të pjesës tjetër të Evropës. Me thirrjet ndërkombëtare në rritje për të shmangur në maksimum karburantet fosile, kërkesa për gazin rus mund të bjerë, duke ngritur pikëpyetje të mëtejshme në lidhje me nevojën e gazsjellësit ?Nord Stream 2?.
Për këto dhe arsye të tjera, ?Nord Stream 2? është përballur me kundërshtime të ashpra nga Uashingtoni që kur filloi ndërtimi i tij në vitin 2015. Në seancën e tij të konfirmimit në janar 2021, Sekretari i Shtetit Entoni Blinken e bëri të qartë se ai dhe Xho Bajden ishin të vendosur të kundërshtonin ndërtimin e ?Nord Stream 2?:?Presidenti i zgjedhur bie plotësisht dakord me qëndrimin se ?Nord Stream 2? është një ide e keqe, dhe ai ka qenë shumë i qartë për këtë. . . Unë jam i vendosur të bëj gjithçka që kam në dorë për të parandaluar përfundimin e atij projekti?.
Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se sekretari Blinken po gënjente, dhe çdo arsye për të dyshuar se ai dhe Departamenti i Shtetit, kanë rënë pre e presionit të presidentit Xho Bajden. Dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. Në maj, administrata hoqi dorë nga sanksionet kundër ?Nord Stream 2 AG?, kompanisë që po ndërton gazsjellësin dhe kreut të saj, ish-agjentit të policisë sekrete të Gjermanisë Lindore, STASI, dhe i besuari i Putinit, Matias Varnig.
Departamenti i Shtetit zbuloi se Varnig dhe kompania e tij ishin të përfshirë në ?sjellje të sanksionueshme?, pasi sipas ligjit amerikan ndërtimi i ?Nord Stream 2? është i sanksionueshëm. Por Blinken zbuloi se në këtë rast, një përjashtim ishte në ?interesin kombëtar të SHBA-së?.
Se si arriti ai në një përfundim të tillë, përveçse me urdhrin e Shtëpisë së Bardhë, kjo mbetet e paqartë. Pasi u urdhërua të mos përdorë sanksionet për të bllokuar ?100 metrat e fundit? të gazsjellësit, Blinken deklaroi më 7 qershor se projekti ishte një ?fakt i kryer?, deklaratë që u prit me shumë zhgënjim nga Zelenski, Makron, Xhonson, presidenti polak Andrzej Duda dhe udhëheqës të tjerë.
Dilema me të cilën është përballur Shtëpia e Bardhë, është nëse ia vlen të tendoset akoma më shumë marrëdhënia tashmë e tensionuar gjermano-amerikane për të bllokuar gazsjellësin. Por administrata Bajden e ka bërë përgjigjen më të ndërlikuar sesa duhej.
Qëllimet e Merkel nuk duhet të ngatërrohen me nevojat e Gjermanisë. Ajo është në muajt e saj të fundit si kancelare, ndërsa nuk është e qartë nëse do të ketë të njëjtin qëndrim pasardhësi i saj i pritshëm apo koalicioni i tij qeveritar.
Por edhe duke supozuar se ka pasur faktorë të panjohur, që e bënë urgjent vendimin e administratës Bajden, po lihen haptazi pas dore interesat e aleatëve dhe partnerëve të tjerë. Kushtet që negociuan Shtetet e Bashkuara me Gjermaninë, janë minimumi jo aq mbresëlënëse. Ato thuhet se përfshijnë investimin e përbashkët të Berlinit dhe Uashingtonit në masën 50 milion dollarë në infrastrukturën ukrainase të teknologjisë së gjelbër, përfshirë energjinë e rinovueshme dhe industritë përkatëse.
Po ashtu, Gjermania do të mbështesë bisedimet energjetike në kuadrin e Nismës së Tre Deteve, një forum diplomatik i Evropës Qendrore. SHBA-ja dhe Gjermania do të përpiqen të sigurojnë që Ukraina të vazhdojë të marrë afro 3 miliard dollarë tarifa vjetore tranziti nga Rusia.
Por zyrtarët nuk kanë sqaruar se si do ta të bindin Moskën të vazhdojë të bëjë pagesa të tilla të mëdha. Edhe investimi në Ukrainë është shumë modest. Ndërkohë Nisma e Tre Deteve është një konsorcium i lirshëm shtetesh midis Detit të Zi, Adriatikut dhe Baltikut, që deri tani ka arritur të mbajë vetëm një samit.
Politika e jashtme e Bajden në Evropë dhe Euroazi, synon të forcojë aleatët tradicionalë të Amerikës, të zbusë kërcënimin rus, dhe të përqendrohet në konkurrencën strategjike afatgjatë me Kinën.
Le ta lemë Gjermaninë të marrë gazin e saj rus, dhe ne të merremi me Rusinë sipas nevojës, për sa kohë që të gjithë janë të bashkuar kundër Pekinit. Por ky një është mendim i dëshiruar i Uashingtonit. Synimi kryesor i politikës së jashtme të Putinit, është ta bëjë botën të sigurt për autokracinë.
Prandaj, të paktën për momentin, Kremlini synon të minojë, degradojë dhe prishë rendin botëror liberal të drejtuar nga Amerika kudo dhe sido që të mundet, duke e vendosur udhëheqjen e Rusisë në një hap me Partinë Komuniste Kineze./Përshtatur nga CNA.al
“Kancelarja e klimës” – kështu e quajnë herë pas here kancel...
Nga Lucio Palmisano “Linkiesta”Të fundit në radhë. Pavarësis...
Nga Julia Buckley “CNN”Kur Anglia luajti përballë Italisë në...
Ne të gjithë e dimë se Erli i Katërt i Sanduiçit shpiku sand...
Kur u përhap lajmi se Jakuca ishte ndër të parat që zbarkoi ...
Shumë lumenj kanë ushqyer njerëzit në historinë tonë të paku...
Ajo ishte një nga këngëtaret më të mëdha të shekullit XX, me...
Bota jonë do të marrë fund një ditë. Pyetja e vetme është se...
Nga Martin Pengelly“The Guardian”Javën e shkuar, “The Guardi...
Nga Ross Clark “The Spectator”Greta Tunberg ka deklaruar se ...
Nga Helen Andrews “The American Conservative”Profesoreshë Kr...
Nga Nicholas R.Longrich “The Conversation”Njerëzit e ndrysho...
Misteri dhe intrigat janë diçka e natyrshme në Selinë e Shen...
Nga Rachel Anne Gillett “The Conversation”Gjatë gjuajtjes së...
Një studim i ri i jashtëzakonshëm nga një drejtues në njërën...
Historia na ka njohur me siguri me disa përballje të pabesue...
Nga Elisabeth Braw “Foreign Policy”Midis fundit të vitit 201...
Për mijëra vjet, njerëzit kanë folur mbi mundësinë e ekziste...
Më 14 korrik 1789, revolucionarët parisienë sulmuan Kështjel...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Marsin e vitit të kaluar, kur n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...