Harrojeni Atlantidën, ja cilat janë 4 qytetet e vërteta nënujore të lashtësisë
Për mijëra vjet, njerëzit kanë folur mbi mundësinë e ekziste...
Nga Elisabeth Braw ?Foreign Policy?
Midis fundit të vitit 2019 dhe gjatë vitit 2020, në Bashkimin Evropian mbërritën 416.630 azilkërkues. Një numër sigurisht i madh, por që vështirë se mund të krahasohet me vitin 2015, kur mbërritën 1.2 milion azilkërkues. Natyrisht në atë periudhë, po ndodhte ajo që u quajt si kriza e refugjatëve.
Tani, Evropa po përballet me një krizë të re refugjatësh si rezultat i vendimit të presidentit amerikan Xho Bajden për të tërhequr forcat e SHBA-së nga Afganistani. Edhe aleatët ndërkombëtarë të Uashingtonit, nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të tërhiqen.
?Ne nuk shkuam në Afganistan për të ndërtuar kombin afgan. Është e drejta dhe përgjegjësia vetëm e popullit afgan që të vendosë për të ardhmen e tij, dhe mbi mënyrën sesi do që ta drejtojnë vendin?- deklaroi Bajden më 8 korrik, duke njoftuar se ushtria amerikane ishte në rrugën e duhur për të realizuar objektivin e saj:përfundimin e tërheqjes brenda datës 31 gusht.
Edhe aleatët e Shteteve të Bashkuara nuk shkuan në Afganistan për të ndërtuar kombin afgan. Në fakt, për shumë qytetarë të vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s ishte e paqartë se përse po dërgoheshin trupat e tyre atje.
Por për gati dy dekada, aleatë me madhësi të ndryshme si Gjermania dhe Estonia, kanë siguruar me besnikëri trupa për një luftë që quhet një përpjekje shumëkombëshe, por që është në fakt lufta e Uashingtonit. Gati çdo aleat i SHBA ka humbur ushtarë në këtë luftë. Por pikërisht sepse ka qenë lufta e Shteteve të Bashkuara, ishte ndoshta i papritur njoftimi i Bajden se ajo mbaroi. Tani, trupat aleate po tërhiqen së bashku me kolegët e tyre amerikanë.
Shumë afganë po migrojnë në vendet fqinje. Këtu përfshihen më shumë se 1.000 ushtarë afganë të cilët kanë ikur në Taxhikistan, duke e nxitur këtë të fundit të mobilizojë rezervistët për të patrulluar kufirin.
?Barra më e rëndë do të ndihet në vendet fqinje:Pakistan, Iran, Taxhikistan?- thotë Stefano Stefanini, një ish-ambasador i Italisë në NATO dhe ish-këshilltar i sigurisë kombëtare i presidentit italian. ?Por shumë refugjatë, me shumë kosto dhe me rreziqe, do të përpiqen të vijnë në Evropë. Mund të mos jetë rruga më e drejtpërdrejtë, por Italia, nëpërmes Libisë, do të jetë pika kryesore e zbarkimit. Pastaj shtegu i ri nga Hindu Kush do të funksionojë drejt veriut për të shkuar drejt Gjermanisë, Suedisë, Norvegjisë dhe Britanisë së Madhe?- shton ai.
Në vitin 2015, Gjermania dhe Suedia ishin dy vendet më të njohura për azilkërkuesit nga Siria, Afganistani dhe Iraku. Edhe pse vendet pritëse kanë punuar shumë për t?i integruar azilkërkuesit, sfida është bërë më e vështirë nga fakti që shumë azilkërkues mbërritën vetëm. Në Suedi, më shumë se 35.000 azilkërkues që mbërritën në vitin 2015 u regjistruan si të mitur të pashoqëruar; 92 për qind e tyre ishin meshkuj dhe 2/3 afganë.
Afërsia e Evropës – në krahasim me Shtetet e Bashkuara – është sigurisht një arsye tjetër pse kaq shumë afganë janë shkuar atje. E njëjta gjë vlen për sirianët dhe irakianët, të cilët migruan atje kur Shteti Islamik pushtoi qytetet e tyre.
Siç e theksoi Stefanini ?në NATO, aleatët evropianë ishin shumë pak entuziastë për largimin e pakushtëzuar nga Afganistani?. Pal Xhonson, kryetari i komitetit të mbrojtjes në parlamentin suedez, është po aq i shqetësuar nga pasojat e tërheqjes nga Afganistani.
Suedia po përpiqet tashmë të integrojë më shumë se 160.000 azilkërkues që mbërritën gjatë krizës së refugjatëve së vitit 2015, midis të tjerëve që erdhën në vitet pasuese. ?Nëse situata e sigurisë përkeqësohet më tej, kjo gjë mund të krijojë një situatë shumë të komplikuar për ne. Ne kemi tashmë mbi 60.000 shtetas afganë që jetojnë në Suedi, dhe ky numër është dyfishuar që nga viti 2015. Mijëra afganë kanë jetuar në Suedi në mënyrë të paligjshme, që kur kërkesat e tyre për azil u refuzuan nga Agjencia Suedeze e Migracionit?– thotë Xhonson.
Ndërsa shumica e refugjatëve janë duke respektuar ligjet, fatkeqësisht disa prej tyre kanë filluar të shfaqen në statistikat e krimit. 58 për qind e njerëzve të dënuar për përdhunime në Suedi midis viteve 2013-2018 kanë lindur në vende të tjera, dhe afganët janë kombësia e dytë më e zakonshme midis autorëve të këtyre krimeve pas suedezëve.
Sfidë nuk është vetëm strehimi dhe përkujdesja për qindra mijëra afganë që arrijnë me sukses në Evropë; por edhe trajtimi i atyre që nuk kualifikohen për azil. Gjatë viteve të fundit, vende të ndryshme evropiane kanë forcuar rregullat e tyre të azilit, duke ua vështirësuan marrjen e azilit refugjatëve nga Afganistani.
Për shembull në Danimarkë, 46 për qind e azilkërkuesve afganë u miratuan në vitin 2007; ndërkohë në vitin 2017, kjo shifër ra në 16 për qind. Kjo është shkalla më e ulët e pranimit në BE; Italia e ka më të lartën me më shumë se 90 për qind.
Por nga ana tjetër mbyllja e dyerve për shumicën e afganëve, do të ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Më 11 korrik, qeveria afgane njoftoi se nuk do të lejojë më rikthimin në vend të afganëve, që iu është refuzuar azili në BE.
Kjo qasje do të pengojë fluturimet e riatdhesimit nga BE. Por Suedia, Gjermania, Italia dhe të tjerët gjithashtu nuk mund të strehojnë një numër të madh të ardhurish të rinj. Madje edhe një rritje më pak sesa dramatike, do të forconte pozicionin tashmë të fortë të partive populiste që janë kundër emigracionit.
Në këto kushte duket se ekziston vetëm një rrugëdalje:që aleatët e Shteteve të Bashkuara të vendosin një mision të ri që të garantojë stabilitetin në Afganistan. Një mision i tillë do të duhej të drejtohej nga Mbretëria e Bashkuar.
Unë e pyeta për këtë mundësi gjeneralit në pension Riçard Barrons, që ka shërbyer në Afganistan, Irak dhe konflikte të tjera, para se të drejtonte Komandën e Forcave të Përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar. ?Kjo gjë nuk do të ndodhë. Nuk ka një presion publik për një mision të tillë. Ai do të ishte shumë i kushtueshëm, dhe do të ishte shumë i vështirë të ndërmerrej pa bashkëpunimin e plotë të Pakistanit me mjete logjistike?- thotë ai.
Në vend se të luftojnë për t?i mbajtur refugjatët në Afganistan, Barrons thotë se vendet evropiane do të përpiqen që t?i mbajnë ata larg Evropës. ?Roli i vetëm luftarak i Evropës do të jetë përdorimi i burimeve të specializuara për të kontrolluar burimet e terrorizmit që lindin në Afganistan, që mund të kërcënojnë territorin dhe interesat evropiane. Kjo është një punë tipike e shërbimeve sekrete, forcave speciale dhe partnerëve afganë?-përfundoi ai./CNA.al
Për mijëra vjet, njerëzit kanë folur mbi mundësinë e ekziste...
Më 14 korrik 1789, revolucionarët parisienë sulmuan Kështjel...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Marsin e vitit të kaluar, kur n...
Në stinën e dimrit Evropa Veriore ka shumë pak orë me diell....
Nga Judith Miller “The Hill”Xho Bajden dhe Donald Trump nuk ...
Nga Ana E.Juncos “Carnegie Europe”Pandemia e koronavirusit k...
Nëse ndonjëherë jeni ndjerë sikur nuk mund të mendoni dot no...
Nga Patricia Mccarthy “American Thinker”Libri i Zbulesës i D...
Në provincat rurale kineze si Shanxi, Shanxi dhe Henan, ësht...
Simbolet e Lojërave Olimpike, janë të famshme në të gjithë b...
Manipulimi i mendjeve të opinionit publikut, është një shenj...
Kur presidenti i kohës Barak Obama u shpall fitues i Çmimit ...
Përgjatë gjithë historisë, ka pasur një betejë të vazhdueshm...
Nga Giles Fraser “The New European”Ata mbërritën në kishë nj...
Nga Vincenzo Musacchio“Huffington Post Italia”Marrëdhëniet m...
Akti i Mbrojtjes së Anëtarëve të Shërbimit Amerikan (ASPA) i...
Nga Hugo Drochon “Project Syndicate”Ndonëse vende si Izraeli...
Nga Koert Debeuf “Eu Observer”Bashkimi Evropian po përballet...
Demaskimi i producentit të njohur Harvi Ueinshtein, por edhe...
Nga Bill Powell “Newsweek”1 korriku shënoi 100 vjetorin e th...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...