“Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime”/ Flet ish i dënuari, akuza oficerit të policisë gjyqësore
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Besmir Gjezari sot ka përfituar lirinë falë projektligjit ...
Kur presidenti i kohës Barak Obama u shpall fitues i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2009, lajmi u prit me një mosbesim të drejtë. Edhe pse ishte shumë popullor, në kohën e dhënies së çmimit prestigjioz,Obama kishte vetëm 9 muaj në detyrën e presidentit.
?The Washington Post? e quajti çmimin ?të parakohshëm? ndërsa shumë kritikë e panë fitoren e tij si asgjë më shumë se sa një kundërshtim të politikave të jashtme të paraardhësit të tij, Xhorxh W.Bush. Madje, në vitin 2017 portali i njohur amerikan ?The Daily Beast?, shkoi aq larg sa të kërkonte anulimin e çmimit për Obamën.
Por siç vërejti Noam Çomski në atë kohë:?Në mbrojtje të komitetit, ne mund të themi se arritja e të mos bërit asgjë për të çuar përpara paqen, e vendos Obamën në një plan moral më të lartë sesa disa nga fituesit e mëparshëm të këtij çmimi?.
Dhe ndërsa dështimet e perceptuara morale të fituesve të mëparshëm të këtij çmimi mund të ishin sigurisht shkas për një debat – Henri Kisinger e fitoi këtë çmim në vitin 1973, edhe pse kishte urdhëruar bombardimin e Hanoit gjatë kohës së armëpushimit dhe vijimit të negociatave- historia e Çmimit Nobel për Paqe bëhet edhe më e çuditshme po të kihen parasysh disa nga figurat që janë nominuar më parë, përfshirë disa nga diktatorët më famëkeq të historisë.
Benito Musolini u nominua 2 herë
Për shumë njerëz, emri i diktatorit italian Benito Musolini është sinonim i dhunës, terrorit dhe mizorisë. Gjithsesi, themeluesi i Partisë Fashiste italiane, që sulmoi dhe vrau hapur kundërshtarët politikë, edhe para se Musolini të merrte pushtetin në vitin 1922, ishte një herë në garë për të marrë Çmimin Nobel për Paqe.
Ai fitoi 2 nominime në vitin 1935. Në atë kohë, bota e dinte shumë mirë se Musolini nuk ishte aktivist i paqes, por propozimi i çuditshëm i detyrohet pjesërisht mënyrës së pranimit të nominimeve nga komiteti i Nobelit.
Faqja zyrtare rendit një numër të madh institutesh, në të cilat një person mund të jetë anëtar (përveç vetë komitetit që jep çmimin) ndërsa ka të drejtën e votës. Ndërkohë?profesorët e universitetit, profesorët e asociuar të historisë, shkencave shoqërore, juridike, filozofisë, teologjisë dhe fesë; rektorët e universiteteve dhe drejtorët e universiteteve mund të përcaktojnë gjithashtu një të nominuar?.
Në rastin konkret, nominimi për Musolinin erdhi nga profesorë evropianë, megjithëse mungojnë dokumentet zyrtare për këtë gjë. Gjithsesi diktatori italian nuk arriti të ishte në listën e pretendentëve kryesorë që iu paraqitën për vlerësim komitetit Nobel.
Stalini u propozua në 2 vite të veçanta
Sot mund të jetë e paimagjinueshme që një udhëheqës diktatorial, veprimet e të cilit kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra miliona njerëzve, mund të jetë në listën kandidatëve të mundshëm të Çmimit Nobel për Paqe. Por fakt është se lideri i Bashkimit Sovjetik, Josif Stalin u nominua 2 herë: një herë në vitin 1945 dhe sërish në vitin 1948.
Parë në kontekstin e historisë botërore në atë kohë, nominimet e Stalinit janë ndoshta të kuptueshme. Sapo kishte mbaruar lufta më e përgjakshme në historinë e botës, dhe forcat sovjetike të Stalinit kishin luajtur një rol të rëndësishëm në humbjen e Gjermanisë Naziste përballë forcave aleate.
Propozimi i parë për Stalinit erdhi nga Halvdan Koht, një ministër dhe historian nga Norvegjia, vendi i të cilit ishte çliruar nga forcat e Stalinit në fundin e luftës. Në mënyrë të ngjashme, nominimi për Çmimin Nobel për Stalinin ndodhi në vitin 1948 nga profesori çekosllovak Vladisllav Riger, që mund ta ketë bërë këtë në shenjë respekti. Fatmirësisht ashtu si Musolini, edhe Stalini nuk pati asnjë shans të afërt për ta fituar atë çmim.
Adolf Hitleri u nominua në pragun e Luftës së Dytë Botërore
Është e vërtetë:Dikush e nominoi dikur Adolf Hitlerin, udhëheqësin e Gjermanisë naziste dhe figurën më të urryer në histori, për Çmimin Nobel të Paqes. Por ky nominim nuk ishte vepër e një simpatizanti nazist. Nëfakt, ishte një lloj shakaje, edhe pse deri diku serioze.
Në janarin e vitit 1939, emri i Hitlerit u propozua nga Erik Brand, politikan suedez që synonte që ky nominim të ishte ironik. Në vitin 1938, Hitleri kishte nënshkruar Marrëveshjen e Mynihut me Britaninë e Madhe, Francën dhe Italinë, sipas së cilës Çekosllovakia aneksohej nga Gjermania.
Brand ishte një nga shumë njerëzit që e pa atë marrëveshje si një tradhti ndaj popullit çekosllovak. Dhe kur mësoi se për këtë çmim ishte nominuar edhe kryeministri britanik Nevil Çamberlen, në shenjë proteste ai vendosi të propozojë kandidaturën e Hitlerit.?Njeriu që gjatë kësaj kohe të rrezikshme e shpëtoi pjesën tonë të botës nga një katastrofë
e tmerrshme, ishte pa dyshim udhëheqësi i madh i popullit gjerman. Në momentin më kritik, ai nuk i la armët të ?flisnin? edhe pse kishte fuqinë të niste një luftë botërore …Vendimi i fundit ishte i Hitlerit dhe jo i Çamberlenit!… Ky njeri është gjithashtu shpresa për paqe në
të ardhmen?- shkroi Brand. Suedezi u përball me një reagim të ashpër nga ata që nuk e ndanin plotësisht ndjenjën e tij të ironisë, ndaj ai më vonë e tërhoqi nominimin e çuditshëm./CNA.al
Përgjatë gjithë historisë, ka pasur një betejë të vazhdueshm...
Nga Giles Fraser “The New European”Ata mbërritën në kishë nj...
Nga Vincenzo Musacchio“Huffington Post Italia”Marrëdhëniet m...
Akti i Mbrojtjes së Anëtarëve të Shërbimit Amerikan (ASPA) i...
Nga Hugo Drochon “Project Syndicate”Ndonëse vende si Izraeli...
Nga Koert Debeuf “Eu Observer”Bashkimi Evropian po përballet...
Demaskimi i producentit të njohur Harvi Ueinshtein, por edhe...
Nga Bill Powell “Newsweek”1 korriku shënoi 100 vjetorin e th...
Iljaz Bazna kishte bërë një jetë të shpenguar dhe pa ndonjë ...
Nga Ajan Hirsi Ali “The Spectator”“Qytetërimi perëndimor do ...
Njerëzimi ka përjetuar gjatë historisë shumë pandemi, të cil...
Nga Rana Foroohar “The Financial Times”Marrëdhënia midis Bas...
I ndërtuar nga gjuetarët gjatë Epokës Neolitike, Gobekli Tep...
Nga Paola Subacchi “Project Syndicate”Shumë njerëz e cilësoj...
Djegia e mbetjeve të lëndëve djegëse kërcënon një nga zonat ...
Nga Robbie Gramer & Jack Detsch “Foreign Policy”Pas 4 vitesh...
Nga Emanuel Pietrobon “Il Giornale”Në zemër të Evropës, ekzi...
Nga Ann Wagner “Fox News”Pandemia e Covid-19 është një rezul...
Kërkimet mbi ngjarjet historike, tregojnë se disa nga “fakte...
Kongresi i parë kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës nisi m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...