“Filloi numërimi mbrapsht, kapitujt mbyllen brenda 2027-ës”/ Rama ndan videon nga Brukseli
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Brukseli ku s...
Djegia e mbetjeve të lëndëve djegëse kërcënon një nga zonat e fundit të Tokës, ende të paprekur nga industritë nxjerrëse.
Kur ?Traktati i Antarktidës’ hyri në fuqi 60 vite më parë, nënshkruesit e tij nuk e kishin dhe aq të qartë se sa sukses do të kishte ai. Udhëheqësit botërorë ranë dakord që të linin larg luftës, armëve dhe mbetjeve bërthamore këtë kontinent të pabanuar, sa dyfishi i përmasave të Australisë. Ata deklaruan se rajoni jugor polar, i cili përbëhet në 98% të sipërfaqes së tij nga akuj dhe që nuk ka popullsi autoktone, nuk duhet t’i përkasë asnjë shteti por përkundrazi, duhet t’i shërbejë bashkëpunimit shkencor. Në dekadat që pasuan u vendosën rregulla shtesë kundër kompanive minerale dhe atyre të shpimit për naftë, duke e kthyer Antarktidën në rezervatin natyror më të madh në botë.
Tashmë, ndryshimet klimatike po e minojnë këtë histori suksesi.
Rreth 90% e ujit të freskët sipërfaqësor të botës është ?i kyçur’ në ?Mburojën e Akullit të Antarktidës’ dhe ndërsa planeti ?vlon’ nga rritja e temperaturave, akullnajat, zhbërja e të cilave do të përmbyste qytetet bregdetare nga Nju Jorku në Xhakartë, po shkrihen dhe po bëhen më pak të qendrueshme.
Udhëheqësit botërorë janë zotuar të kufizojnë ngrohjen në shumë më pak se 2 gradë Celsius këtë shekull, por politikat e tyre aktuale do ta ngrohin botën me gati 3 Celsius, sipas grupit kërkimor ?Climate Action Tracker’, me bazë në Gjermani. Një studim i botuar në revistën ?Nature’ në maj të këtij viti zbuloi se një rritje globale e temperaturës prej 3 Celsisus do të çonte në një “kapërcim të menjëhershëm” në ritmin e humbjes së akullit në Antarktidë, e cila, nga ana tjetër, do të shkaktonte një rritje të shpejtë dhe të pandalshme të nivelit të detit.
Një studim i dytë, botuar në revistën ?Science Advances’ në qershor, zbuloi se një masiv akulli që mbështetet tek akullnaja Pine Island (175,000 kilometra katrorë) po shkërmoqet në ujë gjithnjë e më shpejt. Kjo akullnajë është përgjegjëse për më shumë se një të katërtën e kontributit të Antarktidës në rritjen globale të detit dhe do të shkrijë më shpejt nëse bie në kontakt me ujëra të ngrohtë.
Ruajtja e paqes
?Traktati i Antarktidës’ u nënshkrua në vitin 1959 nga 12 shtete, shkencëtarët e të cilëve kishin qenë aktivë në rajon. Dy vite pas nënshkrimit, hyri në fuqi. Palët ranë dakord që Antarktida të ishte “një rezervë natyrore, dedikuar paqes dhe shkencës?.
Për superfuqitë si SHBA dhe ish-BRSS asokohe ? të cilat do të vijonin mes tyre me luftërat proxy (konflikte të armatosura ku superfuqitë nuk merrnin pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë) në të gjithë Azinë, Afrikën dhe Amerikën e Jugut në tri dekadat e ardhshme ? Antarktida u bë një vend bashkëpunimi që ofroi një “armëpushim të rrallë? pas tensioneve bërthamore të Luftës së Ftohtë.
Në hapësira të tjera diplomatike, përfaqësuesit e këtyre vendeve “do të rrihnin gjoksin dhe do të bërtisnin”, tha Sridhar Anandakrishnan, glaciolog në Universitetin Shtetëror të Penn-it në SHBA. Por, në takimet e Traktatit të Antarktidës, “ata mund të flisnin zyrtarisht dhe hapur”.
Miniera, shpime dhe peshkim
Rajonet polare të Tokës po ngrohen më shpejt se pjesa tjetër e planetit. Por ndryshe nga Poli i Veriut, i cili është bërë fokusi i tensioneve gjeopolitike pasi shkrirja e akullit zbulon burime të pasura, Poli i Jugut ka pak minerale ose lëndë djegëse të njohura për të shfrytëzuar përveç disa rezervave të qymyrit dhe naftës. Kjo e ka ndihmuar atë të mbrohet nga vëmendja e industrive nxjerrëse.
Antarktida është ende mjaft e madhe dhe e ngjashme me zonat gjeologjike aty pranë, duke pasur mundësinë për më shumë burime. Bashkë me peizazhin aspak mikpritës – me akull të trashë dhe mot të ashpër, që e bën të kushtueshme çdo tentativë nxjerrjeje e shpimi, – Traktati e ka mbajtur Antarktidën të lirë nga çdo gjë tjetër, përveç eksplorimit shkencor. Ndalimi është i pacaktuar në kohë dhe data më e afërt e rishikimit të vendimit është viti 2048.
Por panorama e ujërave rreth saj nuk është kaq pozitive.
Ujëra të pambrojtur
“Ndryshimi i klimës po e transformon në mënyrë të njeshme pamjen në Antarktidë?, tha Laura Meller, ekologe dhe eksperte polare pranë ?Greenpeace Nordic’, organizatë e cila bëri fushatë të suksesshme për të mbrojtur rajonin nga minierat dhe shpimet.
Peshkimi i një lloji karkalecësh ka lulëzuar në këto ujëra. Peshkatarët kapën 400 mijë tonë karkalecë në vitin 2019. Këto krijesa ? një gur themeli i ekosistemit të Antarktidës, me të cilët ushqehen pinguinët, fokat, peshqit dhe balenat – mund të mbijetojnë vetëm në një interval të ngushtë të temperaturës dhe janë një mbrojtës kundër ndryshimit të klimës.
Turistët dhe mbeturinat
Antarktida pret rreth 70 mijë turistë çdo vit, kryesisht në verë. Kjo shifër mund të duket e ulët në krahasim me madhësinë e kontinentit, por ata shkojnë kryesisht në të njëjtat vende, gjë që përqendron ndikimin e tyre.
Mbeturinat në Antarktidë nuk zhduken: Rajoni është aq i ftohtë dhe i thatë sa nuk ka gjasa që mbeturinat të shpërbëhen ose të zhvendosen, derisa një akullnajë të shkrihet përfundimisht dhe t’i çojë ato në oqeane. “Shkencëtarët atje tashmë po mendojnë të gjejnë një mënyrë ndryshe se si t’i trajtojnë mbeturinat? – thotë glaciologu Anandakrishnan. “Bën mirë të pyesësh veten: a dua ta hedh vërtet këtu këtë paketim ëmbësirash, i cili pas 10 vitesh mund të mbysë një fokë??/DW
Nga Robbie Gramer & Jack Detsch “Foreign Policy”Pas 4 vitesh...
Nga Emanuel Pietrobon “Il Giornale”Në zemër të Evropës, ekzi...
Nga Ann Wagner “Fox News”Pandemia e Covid-19 është një rezul...
Kërkimet mbi ngjarjet historike, tregojnë se disa nga “fakte...
Kongresi i parë kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës nisi m...
Më 26.06.1991 filloi lufta, që shkatërroi Jugosllavinë. Sot ...
Shumë tragjedi të famshme detare kanë ndodhur në det. Por 13...
Nga Martin Wolf “The Financial Times”Aleanca e demokracive ë...
E keni kaluar tashmë Covid-19? Studiuesit në Universitetin ...
Tre dekada më parë erdhi në Shqipëri Eksarku Patriarkal, Epi...
Nga Dan Mclaughlin “National Riview”Të shtunën e shkuar u nj...
Nga John Connelly “History Extra”Shtetet moderne kanë lindur...
Nga Adrien Pécout “Le Monde”Pavarësisht nëse dëgjoni fjalime...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Në vjeshtën e vitit 2017, CNN, ...
Nga Philip Stephens, “Financial Times”Epoka e internacionali...
Është e vështirë të thuash nëse kujtesa fotografike ekziston...
Nga Cesare Martinetti “Huffington Post Italia”Vladimir Luzhg...
Nga Filippa Lentzos & Gregory Koblentz “The Conversation”A d...
Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famsh...
Nga Tim O’Donnell “The Week”Gazsjellësi shumë i diskutueshëm...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...