“Bandat” zëvendësojnë rregullat në rendin e ri global
Nga Philip Stephens, “Financial Times”Epoka e internacionali...
Nga Tucker Carlson ?Fox News?
Në vjeshtën e vitit 2017, CNN, botoi ??një artikull mjaft interesant në faqen e tij të internetit. Në të rrëfehej historia e një shoferi që shpërndante pica nga Dierborn Hajts, Miçigan, Kalil Abu Rajan. Në moshën 21 vjeçare, ai ishte shumë i dëshpëruar dhe po mendonte të vetëvritej.
Ai postoi në rrjet një foto me një armë në dorë duke sugjeruar se mund të bënte xhihad. Pak më vonë mori një reagim nga një grua, për të cilën nuk kishte dëgjuar kurrë, Gada. Të dy nuk ishin takuan kurrë personalisht, por me kalimin e kohës mes tyre u krijua një marrëdhënie shumë intensive.
Gada i deklaroi dashurinë e saj Rajanit. Ata komunikuan në internet për javë të tëra. Pastaj, një ditë, Gada ndaloi së shkruari. Ajo thjesht u zhduk. Një grua e re zuri vendin e saj dhe filloi t?i shkruante Rajanit. Emri i asaj gruaje ishte Xhanah. Ajo nuk ishte e interesuar për romanca.
Ajo donte të bënte xhihad të dhunshëm. Xhanah i tha Rajan se nëse ai planifikonte të vriste veten, duhej të merrte me vete disa nga ?të pabesët?. ?Kur është xhihad, ose kur bazohet në besimin tonë apo mbi një kauzë, kjo është hera e vetme që Allahu e lejon këtë gjë?-shkroi ajo.
Rajan i tha Xhanah se kishte fantazuar të vriste njerëz në kishën pranë dyqanit të tij të picave, edhe pse theksoi se ai nuk do ta bënte kurrë këtë gjë. Në fakt, ai e inkurajoi Xhanah të mos lëndonte askënd. Disa ditë pasi ai kishte shkruar gjëra të tilla, agjentët e FBI-së e arrestuan Rajan.
Në atë moment i riu mësoi se gratë me të cilat ai kishte komunikuar online nuk ekzistonin. Gada dhe Xhanah ishin profile të rreme të FBI-së. Byroja kishte shpenzuar 1 vit të tërë duke punuar për të neutralizuar të riun depresiv përmes një kurthi të ëmbël. Por gjërat nuk funksionuan deri në fund.
Pas gjithë asaj pune, FBI nuk kishte ende prova të mjaftueshme për të ngritur akuza ndaj tij për terrorizëm. Asgjë që kishte thënë Rajan nuk ishte kriminale. Ai mund të lirohej, por ata nuk mund ta linin të dilte i lirë. Kjo gjë do të ishte shumë e turpshme për qeverinë.
Kështu e akuzuan atë për ?armëmbajtje pa leje, ndërsa ishte nën ndikimin e një substance narkotike?. Ai nuk qëlloi askënd dhe nuk mbante armë, e megjithatë u dënua me 5 vjet burg.
Në përgjithësi, ishte një kapitull tërësisht i turpshëm në historinë e zbatimit të ligjit federal. CNN dukej se e kishte kuptuar që në atë kohë këtë gjë. Ndaj vuri në dukje se FBI bën më shumë sesa thjesht parandalimin e krimeve. Ndonjëherë, FBI-ja i krijon vetë krimet.
?Informatorët dhe agjentët nuk luajnë gjithmonë rolin e një përgjuesi pasiv. Ata mund t?i ofrojnë të dyshuarit mundësinë për të marrë pjesë në një komplot fiktiv terrori, të mbushur me bomba të rreme dhe armë të vërteta, tregojnë të dhënat e gjykatës?- thuhet në artikullin e 4 viteve më parë.
Por në fakt të dhënat e gjykatës e tregojnë se kjo është e gabuar. Një agjenci e zbatimit të ligjit nuk duhet të inkurajojë askënd që të shkelë ligjin. Është qesharake, e megjithatë agjentët e FBI-së e bëjnë vazhdimisht këtë gjë. Në një rast CNN e pranoi se kjo gjë ndodhte, dhe se ishte problem.
Por nuk do ta pranojnë më. Në fillim të kësaj jave, ne raportuam se mes atyre që sulmuan Kapitolin (Kongresin dhe Senatin Amerikan)më 6 janar 2021, kishte dhe njerëz që punonin për FBI-në. Ne nuk hamendësuam, por u bazuam në regjistrat me emrat që kishte dorëzuar vetë qeveria në gjykatë.
Dhjetëra agjentë të dyshuar të FBI-së, thonë tani se kanë kryer krime të rënda atë ditë, dhe megjithatë nuk janë akuzuar për asgjë, madje as janë identifikuar. Pse? Me gjasë pasi ata ishin në kontakt me FBI-në përpara se të kryenin ato krime. Ky është përkufizimi i korrupsionit.
Ti je duke punuar për FBI-në, prandaj nuk akuzohesh për ndonjë krim. Kjo gjë është shumë e frikshme, duke pasur parasysh klimën aktuale, dhe faktin se tashmë ngjarjet e 6 janarit po përdoren si një pretekst për t?u hequr liritë themelore atyre amerikanëve që iu bindën ligjit. Duke pasur parasysh këtë, ne kemi të drejtën absolute të dimë saktësisht se çfarë ndodhi atë ditë, dhe rolin e FBI-së në të.
Ne besojmë se FBI kishte njerëz në terren, njerëz që sulmuan Kapitolin dhe që kryen krime brenda godinës.
Ne e kemi thënë edhe më herët, dhe FBI nuk e ka mohuar këtë. Në fakt, askush nga FBI nuk e ka komentuar këtë. Ata nuk kanë pse ta bëjnë këtë. Këto ishin disa nga ?taktikat kundër-terrorizmit? që FBI praktikoi pas sulmeve të11 Shtatorit 2001.
Tani byroja ka ndryshuar fokusin e saj, dhe nuk po ndjek më ekstremizmin islamik, por FBI po përndjek kundërshtarët politikë të Xho Bajden. Ata janë terroristët vendas, për të cilët ju kanë folur shpesh. Ky është një makth, është një makth për liritë civile, dhe për vetë demokracinë. Duhet ta kishim ditur që kjo të ndodhte. Por nuk bëmë asgjë./CNA.al
Nga Philip Stephens, “Financial Times”Epoka e internacionali...
Është e vështirë të thuash nëse kujtesa fotografike ekziston...
Nga Cesare Martinetti “Huffington Post Italia”Vladimir Luzhg...
Nga Filippa Lentzos & Gregory Koblentz “The Conversation”A d...
Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famsh...
Nga Tim O’Donnell “The Week”Gazsjellësi shumë i diskutueshëm...
Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famsh...
Himnet kombëtare marrin një vëmendje të pazakontë në turnetë...
Edhe pse Vladimir Putin është një nga burrat më të pushtetsh...
Nga Daniel DePetris “The Spectator”Takimi midis presidentit ...
Nga Jennifer Mathers “The Conversation”Askush nuk pret ndonj...
Nga Igor Pellicciari “Formiche.net”Më 8 qershor, një muaj pë...
“The Straits Times”Me mefshtësinë e tij në procesin e zgjeri...
Ai quhet ndonjëherë si shteti më i vogël në botë, por nuk ës...
Në pamje të parë, historia njerëzore mund të duket si një ka...
Nga Alina Polyakova & James Lamond “Center for European Poli...
A është e vërtetë që diktatori sovjetik lexonte deri në 500 ...
Një vit më vonë sesa ishte planifikuar për shkak të pandemis...
Nga Jonathan Guyer “American Prospect”Përmes një direktive t...
Nga Tony Barber “Financial Times”Më pak se një muaj më parë,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...