Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Nga Tony Barber ?Financial Times?
Më pak se një muaj më parë, Rusia caktoi zyrtarisht dy vende si ?jo miqësore? ndaj saj. Njëra ishte SHBA-ja, dhe kjo nuk habit askënd. Tjetra ishte Republika Çeke. Përfshirja e kësaj të fundit në listën e Kremlinit, nënvizon faktin se si marrëdhëniet ruso-çeke kanë rënë në pikën më të ulët që nuk është parë që nga koha kur forcat e Traktatit të Varshavës të udhëhequra nga sovjetikët pushtuan ish-Çekosllovakinë në vitin 1968 për të shtypur ?Pranverën e Pragës?.
Shkaku kryesor i këtyre tensioneve, ishte zbulimi nga ana e Pragës se agjentët rusë ishin përgjegjës për hedhjen në erë të një depoje municionesh në Çeki në vitin 2014. Ky lajm u pasua nga dëbimet reciproke të diplomatëve rusë dhe çekë.
Por çekët dhe amerikanët mund të kenë së shpejti shoqërinë e të tjerëve në listën ruse të?djemve të këqij?.Sipas ?Izvestia?, një e përditshme ruse pro-Kremlinit, 8 vende të tjera janë kandidate për t?u përfshirë në të.
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe formojnë një treshe që cilësohet në Moskë si një ?treshe e pandreqshme pro-amerikane?. Pesë vendet e tjera Estonia, Letonia, Lituania, Polonia dhe Ukraina, janë ashtu si Republika Çeke, ose ish-shtetet satelitore të Bashkimit Sovjetik, ose vende që ishin dikur pjesë e BRSS.
Pasoja direkte e të qenit në listën zyrtare ruse, është se për qeveritë në fjalë do të jetë më
e vështirë që të punësojnë staf lokal në ambasadat e tyre në Moskë. Por lista jozyrtare e përpiluar nga ?Izvestia? mbart një domethënie edhe më të madhe.
Pjesa më e madhe e Evropës Qendrore dhe Lindore është në këtë listë, por jo Franca dhe Gjermania. Sipas ligjvënësit rus, Oleg Shein, kjo ndodh sepse Moska i sheh Berlinin dhe Parisin si ?palë negociuese?. Dhe vlerësimi i Kremlinit nuk është tërësisht i gabuar.
Në mesin e një përkeqësimi të përgjithshëm të marrëdhënieve Perëndim-Rusi, është i habitshëm fakti që Franca dhe Gjermania vazhdojnë të mbajnë kanale të hapura për dialog, pavarësisht nga mungesa e rezultateve të prekshme.
Shfaqja e unitetit që mund të tregojnë presidenti amerikan Xho Bajden dhe aleatët e tij evropianë në samitin e NATO-s javën e ardhshme, do të maskojë realitetin sipas së cilit politika e BE-së ndaj Rusisë është e sabotuar.
Thënë troç:vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, nuk kanë shumë besim tek përpjekjet penguese të BE-së për të krijuar një politikë të fortë mbrojtëse, të jashtme dhe të sigurisë. Për ta NATO dhe ?çadra e sigurisë? së SHBA-së mbi Evropën, janë garancitë e vetme të besueshme të lirisë së tyre.
Pozicioni më i ashpër i Evropës Qendrore dhe Lindore, mori formën përfundimtare në 10 maj në një deklaratë të përbashkët të udhëheqësve të Bullgarisë, Republikës Çeke, Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë dhe Sllovakisë. ?Veprimet agresive dhe dislokimi i ushtrisë ruse në afërsi të NATO-s. . . vazhdojnë që të kërcënojnë sigurinë euro-atlantike?- deklaruan ata.
Gjermania dhe Franca i ndajnë këto shqetësime në lidhje me qasjen agresive të Rusisë. Por secila prej këtyre të fundit beson se interesat e saj kombëtare, e justifikojnë ndonjëherë distancimin nga një linjë e përbashkët e BE-së. Për Gjermaninë, kjo ka të bëjë kryesisht me biznesin. Armin Laschet kandidati i Kristiandemokratë për kancelarin e ri të Gjermanisë, thekson se landi i tij Rein-Vestfalen ka 1.200 kompani që bëjnë tregti ose kanë investuar në Rusi.
Për sa i përket Francës, tani janë mbushur 2 vjet që kur presidenti Emanuel Makron nisi një përpjekje për thellimin e dialogut me Moskën, duke deklaruar se ?shtyrja e Rusisë larg Evropës, është një gabim i madh?.
Për evropianët qendrorë dhe ata lindorë, gabim ishte të ndiqnin një nismë e cila nuk ishte e koordinuar me partnerët e Francës në Bashkimin Evropian, dhe që rrezikonte të legjitimonte sjelljen provokuese të rusëve në ?lagjen? lindore të BE-së.
Ashtu si vera e re në shishet e vjetra, ?ri-angazhimi? i Makron me Rusinë, i bën jehonë qasjes së dikurshme të presidentit Sharl De Gol, që dëshironte një rol të pavarur të Parisit në aleancën perëndimore, që përfshin edhe një marrëdhënie të privilegjuar me Moskën. Politika gjermane është që të ndajë, për aq sa është e mundur, marrëdhëniet politike nga ato ekonomike me Rusinë. Por asnjëra nga qasjet nuk siguron evropianët qendrorë dhe ata lindorë. Viktima kryesore e këtyre mosmarrëveshjeve, është politika e jashtme e përbashkët e BE-së, e cila në lidhje me Rusinë mbetet një aspiratë e largët./CNA.al
Ndërsa fuqitë e botës ngrihen dhe bien në mënyrë të vazhdues...
Nga Patrick Buchanan“Newmax”“Ma hiqni këtë buding; është një...
Shumica mezi presin të kthehen në jetën e mëparshme. Por dis...
Nga Dani Rodrik “Project Syndicate”Ekonomitë kryesore të bot...
Nga Eva Hamrud “Science Alert”Jetëgjatësia mesatare e njerëz...
Nuk ka asnjë provë të objekteve aliene që enden në planetin ...
Nga John Keiger “The Spectator”Zemërimi i shtirur në Berlin ...
Teksa bota po bëhet gati që të udhëtojë sërish, Evropa po dë...
Piratet femra janë bërë të njohura me portretizimin e person...
Nga Justin Urquhart Stewart “New Europe”Një aeroplan që devi...
Në një ditë gushti në vitin 30 Para Krishtit, faraonesha egj...
Nga Elisabeth Braw, Politico.euAleatët evropianë të Danimark...
Aty ku i mbyllin dyert europianët për shkak të krizës, shkoj...
Disa zyrtarë të qeverisë amerikane kanë vuajtur vitet e fund...
Nga Brian Fitzpatrick “Fox News”Si një agjent special i Kund...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Përveç pandemisë aktu...
Ngjarjet e ndryshme në historinë botërore,të cilat kanë form...
Nga Jan M.Olsen “Associated Press”Kopenhagen – Disa vende ev...
Mjekësia moderne ka bërë një rrugë të gjatë për të arritur n...
Nga Paolo Mauri “Il Giornale”60 mijë trupa, një buxhet vjeto...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...