Faktet/Katastrofa aktuale mjedisore e shkaktuar nga ekonomitë e planifikuara komuniste
“Linkiesta”Njerezit në mbarëbotën, duket se po bien dakord m...
Nga Paolo Mauri ?Il Giornale?
60 mijë trupa, një buxhet vjetor prej 900 milionë dollarësh. Është një ushtri e vërtetë sekrete, që ka në organikën e saj 10 herë më shumë njerëz sesa operativët që përdor CIA për operacionet e saj klandestine. Kjo ushtri është zbuluar së fundmi nga një investigim i revistës amerikane?Newsweek?.
Njihet si ?Programi i Pentagonit?. Askush nuk e di madhësinë aktuale të tij, dhe as se cilat agjenci federale janë të përfshira në të. Investigimi i ?Newsweek?, që zgjati 2 vjet dhe që përdori burime anonime, bëri të mundur zbulimin në një nivel të përgjithshëm të qëllimeve dhe arkitekturës së kësaj organizate paralele me agjencitë e inteligjencës dhe spiunazhit të SHBA.
Kjo ushtri e vogël kryen misione të huaja, si ?nën uniforma? po ashtu edhe të maskuar si civile, në jetën reale dhe në internet, ndonjëherë e fshehur në disa kompani private dhe këshillimi, disa prej të cilave janë emra të njohur.
Ndryshimi i paparë i shkaktuar nga format e reja të luftës, si ajo kibernetike, dhe metodat e reja të kontrollit të flukseve të parave dhe njerëzve, që lidhen direkt me përhapjen më të madhe të një bote të ndërlidhur globalisht, ka krijuar nevojën për ta ri-menduar mënyrën në të cilën kryhen operacionet e spiunazhit dhe ndërhyrjes nga forcat speciale.
Zgjerimi i madh i luftës kibernetike, ka bërë që ?spiunët? e sotëm të kenë nevojë për një shkallë shumë të lartë të vërtetësisë mbi identitetet e tyre të falsifikuara. Për këtë arsye, programi në fjalë mbështetet në aktivitetet e afro 130 kompanive private, të cilat kanë për detyrë të administrojnë botën e re klandestine.
Këtë sistem e mbështesin dhjetëra organizata të qeverisë amerikane pak të njohura dhe të fshehta, duke mbikëqyrur operacione që nuk njihen nga publiku. Ky mekanizëm i madh, në të cilin asnjë sektor nuk e di saktësisht se çfarë po bën tjetri, kujdeset për gjithçka, duke krijuar dokumente false, dhe duke paguar fatura (dhe taksa) në emër të individëve që veprojnë nën identitete të rreme, deri tek prodhimi i maskimeve dhe prodhimi i pajisjeve të padukshme për fotografimin dhe përgjimin e aktiviteteve me interes në cepat më të largët të Lindjes së Mesme, Afrikës, Rusisë apo Azisë.
Gjithsesi operacionet e forcave speciale përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjithë forcës së këtij programi. Janë ato që gjurmojnë terroristët në zonat e luftës duke filluar nga Pakistani në Afrikën Perëndimore, dhe që punojnë në zona pak të njohura. Madje edhe pas linjave armike në vende si Koreja e Veriut dhe Irani.
Specialistët e inteligjencës ushtarake – analistët, agjentët e kundërzbulimit, madje edhe gjuhëtarët – përbëjnë elementin e dytë më të madh. Mijëra njerëz të përdorur sipas nevojës, të cilët përfitojnë nga një shkallë mbulimi për të mbrojtur identitetin e tyre të vërtetë.
Grupi më i ri dhe me zgjerimin më të shpejtë, është ai që merret me atë që ndodh në botën kibernetike. Këta janë ?luftëtarë kibernetikë? dhe analistët e inteligjencës që krijojnë identitete të rreme në internet për të fshehur praninë e tyre, ndërsa kërkojnë shënjestra me vlerë të lartë dhe mbledhin atë që quhet ?informacion i arritshëm nga publiku?, të famshmet BIG DATA, (të dhënat e mëdha),që njerëzit i japin nëpër rrjetet sociale apo çdo faqe që kërkon hapjen e një profili personal.
Kjo është pikërisht ajo që bën edhe Kina. Së fundmi kemi folur për skandalin ?Zhenhua Leaks? dhe mënyrën se si Pekini ka mbledhur informacion mbi 650 mijë shoqata dhe 2.4 milionë njerëz në të gjithë botën, përfshirë ato të 4 mijë italianëve nga bota e politikës, sipërmarrjes dhe krimit të organizuar.
Pjesa ?kibernetike? e programit të Pentagonit është e angazhuar në fushata që synojnë të ndikojnë dhe manipulojnë mediat sociale. Një metodologji e ndikimit mbi opinionin publik të një vendi armik, që zakonisht përdoret nga të gjithë lojtarët kryesorë në gjeopolitikën globale, nga Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina.
Kjo metodë është bërë aq shumë e rëndësishme sa që 5 vitet e fundit çdo shërbim sekret
dhe njësi e operacioneve speciale, ka krijuar një lloj celule operative në ?ueb? që mbledh informacione, kujdeset për sigurinë operacionale të operacioneve të saj, dhe që punon në mënyrë aktive për të ndërhyrë në rrjetet e kundërshtarëve.
Tek e fundit,bollëku i informacionit në internet mbi çdo individ i ka dhënë mundësi shërbimeve të huaja sekrete që të demaskojnë më mirë identitetet e rreme të spiunëve amerikanë. Kur përdorim një kartë krediti zbulohet vendndodhja jonë.
Ndërkohë kur përdorim një aplikacion në një smartfon që mbështetet në sistemin GPS, mund të rindërtojmë karakteristikat e një baze ushtarake sekrete. Një kërcënim tjetër shumë i madhka të bëjë me Rrjedhjen e Informacionit.
Rasti më emblematik është ajo që ndodhi në janarin e vitit 2018, kur informacioni i mbledhur nga një aplikacion i thjeshtë për ata që merren me ushtrime fizike, bëri të mundur që të gjendet vendndodhja e instalimeve sekrete në Rusi, Britaninë e Madhe dhe bazat ushtarake në Shtetet e Bashkuara, Siri apo Afganistani.
Zbulimi i kësaj ?ushtrie paralele? të SHBA-së nuk duhet të cilësohet si diçka e habitshme. Ne jetojmë në një epokë ku lufta hibride, përfaqëson një nga doktrinat themelore të përplasjes midis fuqive – të të gjitha llojeve- dhe për këtë arsye praktikohet nga të gjithë, dhe me të njëjtën metodologji.
Kjo gjë nënkupton përdorimin e aseteve ushtarake dhe civile, organeve publike dhe kompanive private, dhe përdor çdo fushë që e karakterizon botën në të cilën jetojmë:nga kibernetika tek ajo hapësinore, duke kaluar nëpër skenarët klasikë ushtarakë deri në mbledhjen e të dhënave të inteligjencës nga burimet ?njerëzore? (Humint)./CNA.al
“Linkiesta”Njerezit në mbarëbotën, duket se po bien dakord m...
Nga Laura Dodsworth “Spiked Online”Duhet të keni frikë. Shum...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Presidenti Xho Bajden dëshiron ...
“Gjeniu dhe çmenduria kanë diçka të përbashkët:që të dy jeto...
Shumica e vendeve në botë janë patriarkale, ndërsa gratë sun...
Hollivudi është i njohur për prodhimin e disa prej filmave a...
Nga Leonid Ragozin “Politico.eu”Kur flasin për presidentin b...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Ne njerëzit jemi një specie...
Feja dhe filozofia kanë diskutuar prej kohësh mundësinë e ri...
Nga Michael Brendan Dougherty “National Riview”Në fillim të ...
Avioni presidencial “Air Force One”, është një simbol i Shtë...
Nga Renato Cristin “American Thinker”Më 9 nëntor të vitit 19...
Nga Rick Gates“Newsmax”Vendimi i presidentit amerikan Xho Ba...
Shumë studime kanë pohuar se për të pasur një jetë shumë të ...
Midis miteve dhe legjendave detare, pak janë aq të famshme s...
Nga Helen Branswell “Stat News”Po mbushet gati 1 vit e gjysm...
Nga Nektaria Stamouli “Politico.eu”Kryeministri i Maqedonisë...
Nuk ka asnjë dyshim se siguria është elementi qendror i të g...
Nga Enea Franza “Opinione.it”Duket se politika e zgjerimit e...
Nga Amelia Tait “The Guardian”Sa herë që ju puthni një qenie...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...