Kush ishin mbretëreshat më të rrezikshme në histori
Shumica e vendeve në botë janë patriarkale, ndërsa gratë sun...
?Gjeniu dhe çmenduria kanë diçka të përbashkët:që të dy jetojnë në një botë të ndryshme nga ajo që ekziston për të tjerët?- thoshte dikur filozofi i njohur Artur Shopenhauer. Kjo gjë i bën të kuptueshme disa sjellje vërtet të çuditshme të tyre. Disa shembuj? Dikush pinte shumë duhan, një tjetër mbi 50 filxhanë kafe në ditë, dikush flinte, e dikush jo. Ka nga ata që e urrejnë pjesën tjetër të botës.
Tomas Edison
Për të zgjedhur studiuesit në kompaninë e tij, ai kishte një metodë të pagabueshme:u kërkonte atyre të hanin një tas me supë. Ata që i shtonin kripë para se ta provonin përjashtoheshin automatikisht. Testi kishte për qëllim eliminimin e atyre që bazoheshin në punën e tyre tek paragjykimet. Edisoni nuk vlerësonte as ata që flinin gjatë. Ai vetë praktikonte gjumin polifazik, duke fjetur disa herë gjatë ditës për një kohë të shkurtër, në mënyrë që të ishte më produktiv në punë.
Honor Dë Balzak
Është pak të thuhet se ai e dashuronte kafenë. Ai ishte i varur tërësisht nga ajo, dhe në kohën që po shkruante ?Komedinë Njerëzore?, konsumonte deri në 50 filxhanë në ditë. Në vitin 1830 botoi një artikull në një revistë franceze me titull ?Kënaqësitë dhe dhimbjet e kafesë?, ku ndër të tjera shkruante:?Kafeja të futet në stomak, dhe ti ndjen menjëherë një emocion të përgjithshëm. Idetë fillojnë të lëvizin si batalione të Ushtrisë së Madhe në fushën e betejës, dhe pastaj beteja nis. Kujtimet mbërrijnë si me galop, të mbartura nga era?.
Agata Kristi
Pavarësisht se shkroi 66 romane me detektivë dhe 14 përmbledhje me tregime, shkrimtarja e madhe e letërsisë së verdhë, nuk e dinte se çfarë ishte tryeza e shkrimit. Ajo nuk pati asnjëherë një studio të saj, dhe për shembull romanin e famshëm ?Vrasje në Orient Express?, e shkroi në një dhomë hoteli.
Por në realitet, ajo shkruante ku të donte:në kuzhinë, dhomën e gjumit, në rrugë. Dhe për të kompozuar romanet e saj të famshëm, përdorte shpesh një proces të kundërt, duke e përshkruar së pari skenën e krimit, me detajet më të imëta, dhe më pas gjithçka tjetër, përfshirë protagonistët.
Nikola Tesla
Ai arrinte të punonte deri në 20 orë në ditë, duke fjetur vetëm 4 orë. Ky zakon ekstrem i shkaktoi një ezaurim mendor të hershëm që kur ishte 25-vjeç. Por kur u shërua, vazhdoi me të njëjtën mënyrë jetese edhe në moshë të thyer, pa u ndalur. Ai kishte dy fiksime të veçanta:gratë mbipeshë dhe bizhuteritë (sidomos perlat).
Bobi Fisher
Nuk kishte mbushur ende 30 vjeç kur fitoi kampionatin botëror të shahut në vitin 1972. Por ajo fitore nuk ishte një ogur i mirë. Duke pasur një karakter anti-social dhe polemik, ai u tërhoq në jetën private dhe ndaluar së luajturi për plot 20 vjet. Kur u rikthye të luajë në vitin 1992, shkoi në ish-Jugosllavinë e zhytur në luftë, duke shkelur kësisoj embargon e OKB, dhe duke u përplasur hapur me qeverinë e Shteteve të Bashkuara.
Për këtë arsye autoritetet lëshuan një urdhër arresti, gjë që e detyroi të mos rikthehej më në vendlindjen e tij. Pikërisht në atdheun që e kishte për përfaqësuar në tavolinën e shahut në vitin 1972, me ftesën personale të Sekretarit të Shtetit të asaj kohe, Henri Kisinger.
Psikologët kanë debatuar gjatë mbi gjenialitetin e tij rebel, dhe kanë arritur në përfundimin se Fisher, që vdiq në vitin 2008, vuante nga sindroma Asperger, një çrregullim i zhvillimit, i lidhur me autizmin, që mund të çojë në izolim dhe në probleme në komunikimin me të tjerët.
Sigmund Frojd
Babai i psikanalizës dhe neuroshkencës moderne, portretizohet shpesh me një puro midis gishtave të tij. Dhe nuk është një rastësi. E vërteta është se ai pinte duhan thuajse gjatë gjithë kohës, derisa një miku i tij mjek, e paralajmëroi se pirja e shumtë e duhanit, mund t?i shkaktonte një aritmi të rrezikshme të zemrës.
Frojdi u përpoq të hiqte dorë, por pa sukses. Mungesa e purove e zhyti në një depresion të rëndë. Por duhani nuk ishte i vetmi ves:ai konsumonte vazhdimisht kokainë, të cilën nuk hezitoi ta quante ?një substancë magjike?.
Albert Ajnshtajn
Kur ishte i vogël kishte shumë vështirësi në të folur, gjë që shqetësoi shumë prindërit e tij. Kur u rrit vetë shkencëtari tha se zhvillimi i tij më i ngadaltë se ai i fëmijëve të tjerë, i kishte dhënë atij më shumë mundësi për të vëzhguar bazat e jetës, si hapësira dhe koha. Shoferi i tij Stenli Kohen, kujton se Ajnshtajnit i pëlqente të luante në violinë muzikën e Moxartit, gjatë ekskursioneve të shikimit të shpendëve./CNA.al
Shumica e vendeve në botë janë patriarkale, ndërsa gratë sun...
Hollivudi është i njohur për prodhimin e disa prej filmave a...
Nga Leonid Ragozin “Politico.eu”Kur flasin për presidentin b...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Ne njerëzit jemi një specie...
Feja dhe filozofia kanë diskutuar prej kohësh mundësinë e ri...
Nga Michael Brendan Dougherty “National Riview”Në fillim të ...
Avioni presidencial “Air Force One”, është një simbol i Shtë...
Nga Renato Cristin “American Thinker”Më 9 nëntor të vitit 19...
Nga Rick Gates“Newsmax”Vendimi i presidentit amerikan Xho Ba...
Shumë studime kanë pohuar se për të pasur një jetë shumë të ...
Midis miteve dhe legjendave detare, pak janë aq të famshme s...
Nga Helen Branswell “Stat News”Po mbushet gati 1 vit e gjysm...
Nga Nektaria Stamouli “Politico.eu”Kryeministri i Maqedonisë...
Nuk ka asnjë dyshim se siguria është elementi qendror i të g...
Nga Enea Franza “Opinione.it”Duket se politika e zgjerimit e...
Nga Amelia Tait “The Guardian”Sa herë që ju puthni një qenie...
Nuk është ndonjë gjë e habitshme që veprimtaria kriminale mu...
Nga Michael Dorstewitz “Newsmax”Në më pak se 4 muaj në detyr...
Monedha kripto ia kaloi më 2020 të gjithë monedhave të tjera...
Telefonat celularë ose siç njihen më shumë sot “smartfonë”, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...