Këshillat për të pasur një jetë shumë të gjatë, sipas njerëzve më të moshuar që kanë jetuar ndonjëherë
Shumë studime kanë pohuar se për të pasur një jetë shumë të ...
Nga Rick Gates?Newsmax?
Vendimi i presidentit amerikan Xho Bajden për të pranuar përfundimin e gazsjellësit rus ?Nord Stream 2?, një partneritet midis Rusisë dhe aleatëve tanë evropianë, është alarmues dhe i rrezikshëm për Amerikën. Kjo sjellje është e pakuptimtë.
Nuk ka asnjë skenar në të cilin SHBA mund të nxjerrë ndonjë përfitim të dukshëm nga vendimi i Bajden. Atëherë, përse do ta lejonte vazhdimin e këtij projekti, dhe heqjen e sanksioneve të vendosura më herët ndaj zyrtarëve rusë pranë Vladimir Putinit?
Kjo lëvizje është shumë shqetësuese, dhe përfaqëson një shembull tjetër të politikës së dobët të jashtme të Bajden. Ajo është sa e pamatur aq edhe shumë poshtëruese në raport me perceptimin e Amerikës si një udhëheqëse e fortë globale.
I vetmi aluzion që kemi deri më tani për arsyet pas veprimit të Xho Bajden? Ai dëshiron që të mbajë marrëdhënie të mira me Gjermaninë. Por duke vepruar në këtë mënyrë, ai ka sinjalizuar se është i gatshëm t?u kthejë shpinën interesave amerikane.
Duke iu nënshtruar Rusisë, Bajden po neglizhon edhe vendet e tjera në rajon, ndaj të cilave SHBA është zotuar më herët se do t?i mbrojë përballë sjelljes agresive ruse. Administratat e mëparshme presidenciale të SHBA-së, republikane dhe demokratike, e kanë kundërshtuar projektin e këtij gazsjellësi.
Madje, administrata Trump vendosi sanksione të veçanta kundër ?Nord Stream 2? në vitin 2019, dhe i zgjeroi ato në fillim të këtij viti, pak ditë para se të linte detyrën. Evropianët dhe rusët i dënuan veprimet e Trump, por ai i nuhati shumë mirë rreziqet që mund t`i kanoseshin SHBA-së në vitet që do të vinin, nëse projekti do të lejohej që të përfundonte.
Shqetësuese janë edhe sjelljet e Bajden që i paraprinë vendimit të tij për të miratuar këtë projekt. Në ditën e tij të parë në detyrë, ai anuloi projektin e gazsjellësit ?Keystone?, duke e dëmtuar praktikisht aftësinë e Amerikës për t?u bërë e pavarur në aspektin energjitik.
Kohët e fundit, një grup hakerash nga Rusia që mbajnë emrin ?DarkSide?, sulmuan dhe shkatërruar sistemin kompjuterik të ?Colonial Pipeline?.
Ky sulm kibernetik nxori në pah cenueshmërinë e aseteve tona strategjike kombëtare, dhe në rastin konkret, krijoi panik përgjatë bregdetit tonë lindor, shteroi furnizimet me gaz në pikat e karburanti,t dhe rriti për disa ditë çmimet për konsumatorët.
Ndërsa Bajden ka përmendur një raport të FBI-së,sipas të cilit as Putini dhe as qeveria ruse nuk ishin përfshirë në sulm, presidenti theksoi se Rusia mban gjithsesi ?disa përgjegjësi? për sulmin kibernetik të grupimit ?DarkSide?. Përgjigja e tij e dobët ndaj këtij sulmi vetëm sa e trimëron më tej Rusinë dhe të tjerët, që të vazhdojnë ta shkatërrojnë sistemet e sigurisë në vendin tonë.
Po pse Bajden po i jep Putinit një fitore të madhe me pranimin e projektin ?Nord Stream 2?, veçanërisht në një kohë kur Rusia e ka provokuar vazhdimisht SHBA-në, dhe ka nxjerrë në pah paaftësinë e Bajden si një udhëheqës dhe vendimmarrës i dobët?
Sinqerisht, askush nuk duket se e ka një ide, dhe është e paqartë pse Bajden bën njërën apo tjetrën gjë. Duke studiuar për 10 vjet çështjet politike të Evropës Lindore, unë kam parë ndikimin gjeopolitik të projektit të parë të ?Nord Stream?, kur u përurua në vitin 2011 dhe fillimin e pjesës së dytë të tij që për momentin mbetet e paplotë.
Një gazsjellësi përfunduar do t?i jepte një ndikim të zgjeruar Rusisë në Evropë, do të ndryshonte rrjedhën e burimeve energjetike që vijnë drejt Evropës, dhe do të krijonte dobësi thelbësore në vendet fqinje, dhe sidomos në Ukrainë. Zanafilla e projektit ?Nord Stream?, ishin grindjet e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës për çështje politike dhe tregtare. Zakonisht,Moska synon të rrisë çmimet e gazit përtej aftësisë së Kievit për të paguar. Gazi natyror duhet të udhëtojë nga Rusia përmes Ukrainës, në mënyrë që të arrijë vendet evropiane. Sa herë që Rusia ushtronte presion mbi Ukrainën, Gjermania, Franca dhe të tjerët ishin peng i këtyre mosmarrëveshjeve të lodhshme dhe shpesh privoheshin nga një burim i nevojshëm energjie.
Gjermania, vendosi se nuk mund të mbështetej më tek Ukraina si ndërmjetëse për nevojat e saj energjetike. Një marrëveshje e fshehtë u ndërmjetësua direkt midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit rus Vladimir Putin, për të ndërtuar një gazsjellës që do të furnizonte direkt me gazin rus Gjermaninë dhe partnerët e tjerë evropianë.
Merkel ishte shumë e vetëdijshme se gazsjellësi iri do të shkatërronte ekonominë e Ukrainës, duke pasur një ndikim prej më shumë se 5 miliardë dollarë të ardhura në vit.
Tani, vendimi i Bajden për ta pranuar këtë projekt, e ka vendosur ?Nord Stream2? në qendër të skenës globale, së bashku me të gjitha degëzimet e tij.
Rusia është fituesja më e madhe e këtij projekti. Eksportet e rritura të gazit natyror do t?i shtojnë miliarda dollarë të ardhura Rusisë. Moska do të fitojë një ndikim më të gjerë mbi çështjet politike dhe të politikave në rajon.
Lidhjet më të forta të Rusisë me vendet e mëdha të Evropës,do të zbehin me kalimin e kohës ndikimin e SHBA-së në kontinentin e vjetër. Bajden u zotua personalisht dhe publikisht që të mbrojë Ukrainën nga agresioni rus, por vendimi i tij do ta shkatërrojë ekonominë e saj, dhe do ta shtyjë vendin më afër kontrollit të Putinit.
Shumë ukrainas ende e mbajnë mend tradhtinë e madhe kur Bajden (dhe Obama) e lejuan Putinin të pushtonte Ukrainën në vitin 2014, pa pasur asnjë pasojë negative. Si një demokraci e brishtë, Ukraina i ka varur shpresat tek mbështetja dhe përkushtimi ndaj SHBA-së.
Shtatë vjet më vonë, vendimi i Bajden pro gazsjellësit ?Nord Stream?, do të krijojë tek ukrainasit një ndjenjë edhe më të madhe mosbesimi. Ky vend nuk ka qenë asgjë tjetër veçse një peng politik për administratat demokratike amerikane për vite me radhë.
Është e sigurt se Bajden po dështon sërish me Ukrainën. Ç?është më e keqja, ai e ka dëmtuar besueshmërinë e SHBA-së, dhe i ka dhënë një fuqi të jashtëzakonshme politike dhe ekonomike njërit prej armiqve tanë më të mëdhenj./CNA.al
https://www.newsmax.com/rickgates/vladmir-putin-nordstream-2-pipelines-gas/2021/05/19/id/1021997/
Shumë studime kanë pohuar se për të pasur një jetë shumë të ...
Midis miteve dhe legjendave detare, pak janë aq të famshme s...
Nga Helen Branswell “Stat News”Po mbushet gati 1 vit e gjysm...
Nga Nektaria Stamouli “Politico.eu”Kryeministri i Maqedonisë...
Nuk ka asnjë dyshim se siguria është elementi qendror i të g...
Nga Enea Franza “Opinione.it”Duket se politika e zgjerimit e...
Nga Amelia Tait “The Guardian”Sa herë që ju puthni një qenie...
Nuk është ndonjë gjë e habitshme që veprimtaria kriminale mu...
Nga Michael Dorstewitz “Newsmax”Në më pak se 4 muaj në detyr...
Monedha kripto ia kaloi më 2020 të gjithë monedhave të tjera...
Telefonat celularë ose siç njihen më shumë sot “smartfonë”, ...
Nga Clare Nuttall “Intellinews”Sektorët e pasurive të patund...
Nga Newt Gingrich &Claire Christensen “Newsweek”Edhe pse Par...
Nga Avi Loeb “Scientific American”Këshilla ime për shkencëta...
Nga Slavisha Batko Milacic “International Policy Digest”Një ...
Nga Patrick Novecosky “Fox News”Të enjten e 40 viteve më par...
Nga Danial Hegedus “The HillNdërsa administrata e Xho Bajden...
Përpara se një shpikje të mbërrijë në duart e publikut dhe t...
Adolf Hitleri ishte i tërbuar nga inati kur avioni i tij per...
Supozohet se mjekët u japin njerëzve mbështetje kur janë më ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...