web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nata e Thikave të Gjata/ Spastrimi i përgjakshëm në Partinë Naziste, që i siguroi Hitlerit pushtetin absolut

14 Maj 2021, 07:30, Blog CNA

Adolf Hitleri ishte i tërbuar nga inati kur avioni i tij personal u ul në aeroportin e Mynihut në orën 4.30 të mëngjesit të datës 30 qershor 1934. Ai ishte i alarmuar dhe gati i dëshpëruar për lajmet e fundit në lidhje me trazirat në qytet. Para se të mbërrinte në Myhin nga Eseni, gati 3 orë më parë, Hitleri ishte informuar se Këmishë-kafenjtë kishin dalë nëpër rrugë duke shkatërruar gjithçka gjenin përpara.

Hitleri u prit në aeroport nga një udhëheqës i Partisë Naziste, që i tha se 3.000 trupa të Sturmabteilung (SA), krahut paramilitar të Partisë Naziste, kishin dalë në qytet, duke thyer dritare dhe duke hedhur parulla, shumë prej të cilave e akuzonin Hitlerin për ?tradhti?.

Udhëheqësi nazist u trondit nga ajo që e quajti ?dita më e zezë e jetës sime?. Nëse kishte ndonjë tradhtar atëherë ky ishte Ernst Rom, shefi i stafit të SA. Hitleri e anuloi axhendën e planifikuar për atë ditë. Nuk do të kishte asnjë takim me Rom dhe udhëheqësit e tjerë të SA.

Koha për negociata kishte mbaruar. Ai urdhëroi shoferin e tij që të shkonte në Ministrinë e Brendshme të Bavarisë, dhe pasi shkoi atje thirri për raportim 2 figura të larta drejtuese të SA. Kur mbërritën, Hitleri ua shkuli gradat nga uniformat, duke iu ulëritur:?Ju jeni nën arrest dhe do të pushkatoheni!?.

Më pas Hitleri mblodhi një grup policësh të rojeve SS të armatosur, dhe në krye të një kolone makinash, u nis drejt Hotel Hanselbauer në Bad Viese, një qytet me burime termale50 km në jug të Mynihut. Vetëm personeli i hotelit ishte ngritur nga gjumi kur Hitleri u shfaq në derën kryesore dhe kërkoi numrin e dhomës së Rom.
Ai ngjiti shkallët dhe hyri brenda në dhomë?Ju ndodheni nën arrest!?- bërtiti ai. Rom dukej i turbulluar nga ndërhyrja brutale. ?Tungjatjeta, udhëheqësi im!?- mërmëriti ai, duke ngritur sytë nga jastëku. Kur Rom doli nga dhoma e tij – i veshur me një kostum blu dhe duke pirë cigare – pjesa tjetër e oficerëve të SA në hotel ishin mbyllur në një dollap.

Hitleri kishte dhënë tashmë urdhrin se ata do të pushkatoheshin. Por çfarë të bëjmë me Rom? Kjo ishte pyetja që e shqetësonte Hitlerin kur u rikthye në Mynih. Për më shumë se një dekadë, Hitleri dhe Rom kishin qenë shokë ideologjikë të pandashëm, veteranë të Luftës së Parë Botërore, dhe ndër të mbijetuarit e parë të atij konflikti që bënë thirrje për një Gjermani të re, që do të ngrihej nga rrënojat.

Të dy ishin dënuar për tradhti të lartë, për rolin e tyre në Puçin e Birrarisë së Mynihut të vitit 1923, dhe ishte Hitleri ai që e kishte ringjallur karrierën e Rom duke e emëruar atë shef të shtabit të SA. Por pushteti e kishte dehur shokun e tij të vjetër. Ai kishte dalë jashtë kontrollit, dhe sjellja e tij e padisiplinuar kërcënonte ambicien e Hitlerit për t?u bërë udhëheqësi suprem i Gjermanisë.

Trazirat po zienin prej gati një viti. Më 6 korrik të vitit 1933, vetëm 5muaj pas emërimit të tij si Kancelar i Gjermanisë, Hitleri mblodhi figurat kryesore brenda lëvizjes naziste për t?i njohur ata me vizionin e tij për kombin, që tashmë ishte një shtet njëpartiak. E tija ishte një analizë pozitive, por me një paralajmërim:frikën e Hitlerit për mundësinë e ndërhyrjes nga fuqitë perëndimore.

Në atë kohë Gjermania ishte ende ushtarakisht shumë e dobët, dhe Hitleri donte të shmangte çdo përballje. Por sjelljet e trupave SA, po përcillnin brenda dhe jashtë vendit përshtypjen e një vendi të dhunshëm dhe të paqëndrueshëm. Brutaliteti kishte arritur kulmin në fund të qershorit, kur Këmishë-kafenjtë arrestuan 500 njerëz në Berlin, pasi 3 prej tyre ishin qëlluar për vdekje nga një socialdemokrat.

Të paktën 23 nga të arrestuarit u torturuan deri në vdekje. SA po bëhej gjithnjë e më e egër, dhe Hitleri kishte frikë nga perspektiva e ndërhyrjes së huaj, para vënies në zbatim të programi i tij të armatosjes. Por, Rom drejtonte një organizatë të përbërë nga rreth 3 milionë anëtarë, shumë prej të cilëve ishin nazistë të guximshëm dhe luftëtarë të kalitur.

Ata po zhgënjeheshin nga Gjermania e Hitlerit. Për ta gjërat nuk ishin shumë ndryshe nga regjimi i dikurshëm, dhe Rom po fliste hapur për një revolucion të dytë. Ai nisi gradualisht ta promovonte veten si udhëheqësi i vërtetë i Gjermanisë naziste.
Më1 shkurt të vitit 1934,Rom firmosi një memo në të cilën ai i kërkonte Reichswehr (ushtrisë gjermane)shkrirjen me SA. Ministri i Mbrojtjes, gjenerali Verner von Blomberg, refuzoi dhe u ankua tek Hitlerit. Gjatë një takimi më28 Shkurt, Hitleri e refuzoi kërkesën e Rom, dhe miratoi propozimin e Blomberg që SA të ishte si një forcë e mbrojtjes kufitare dhe një njësi stërvitore paraushtarake.

Ai vendim ishte një zhgënjim poshtërues për Rom. ?Ajo që deklaron një kaporal qesharak nuk vlen për ne. Hitleri nuk ka besnikëri, dhe duhet të dërgohet me leje. Nëse jo, atëherë ne do t?i menaxhojmë gjërat pa Hitlerin?- u tha ai njerëzve të tij më të ngushtë.

Por këto fjalë mbërritën në veshin e Hitlerit nga Viktor Luce, një informator brenda komandës së lartë të SA. ?Ne duhet të ndërhyjmë në kohë?-murmuriti Fyhreri. Por Rom nuk ishte rivali i vetëm i Hitlerit në vitin 1934. Zëvendëskancelari Franz von Papen, kishte ambiciet e tij.

Gjatë fjalës së tij në Universitetin e Marburgut në 17 qershor të vitit 1934, von Papen paralajmëroi se Gjermania nuk mund të ?jetojë në një gjendje të vazhdueshme trazirash?. Por Hitleri i zemëruar e paralajmëroi. ?Grushti i kombit do të shtrëngohet dhe shkatërrojë cilindo që guxon të ndërmarrë edhe përpjekjen më të vogël për sabotim?-tha ai.

Duke u dergjur në shtratin e tij i sëmurë, presidenti 86-vjeçar Paul Von Hindenburg i
ndoqi ngjarjet me frikë. ?Babai i kombit? po vdiste, por ai zotëronte ende aq autoritet sa ta këshillonte Hitlerin të shpallte ligjin ushtarak nëse do të kishte kaos.

Plani i Hitleri ishte i thjeshtë. Ai do të thërriste një mbledhje të udhëheqjes së SA në Bad Viese më 30 Qershor, dhe atje do t?i arrestonte që të gjithë. Teksa po nisej për në Essen për të marrë pjesë në një dasmë, ai njoftoi kreun e rojave personale SS që të përgatitej për ?një mision të fshehtë dhe shumë të rëndësishëm të Fyhrerit?.

Ndërkohë, Rajnhard Hajdrih kreu i shërbimit të sigurisë në SS, përpiloi një listë arrestimesh të personave që konsiderohen ?politikisht jo të besueshëm?. Ndërkohë,trupat e SA në Mynih dolën në rrugë në mbrëmjen e 29 qershorit për të shprehur pakënaqësitë e tyre, udhëheqësit e tyre – të mbledhur në Hotel Hanselbauer në Bad Viese – besonin se nuk u kanosej ndonjë kërcënim i afërt nga Hitleri.

Ata e kaluan mbrëmjen duke pirë. Pasi ishte rikthyer në Mynih, Hitler mbajti në mesditë një takim me liderët kryesorë nazistë. Fyhrer u tha se Rom kishte marrë 12 milionë marka nga Franca për ta vrarë, akt të cilën Hitleri e quajti si ?tradhtia më e keqe në historinë botërore?.

Nuk pati prova për një pretendim të tillë, por ajo akuzë u përdor si justifikim për arrestimin dhe ekzekutimin e komandantëve të SA. Ndërsa SA ishin vënë nën shënjestër në Mynih, në Berlin po spastroheshin konservatorët. Kur u kthye nga Bad Viese, Jozef Gëbels, kreu i propagandës së Hitlerit, i telefonoi Herman Gëring duke i thënë një fjalë të koduar:?Kolibri?. Ishte sinjali që Ministri i Brendshëm të niste të eleminonte njerëzit që ndodheshin në listën e atyre që ishin ?politikisht jo të besueshëm?.

Midis të vrarëve ishin Herbert von Bose, sekretari për mediat i Von Papen, dhe Edgar Jung një intelektual kryesor i së djathtës konservatore, që kishte shkruar disa nga fjalimet e Papen. Ndërkohë u vranë shumë figura të larta brenda ushtrisë, duke përfshirë gjeneralmajor Ferdinand Von Bredou dhe gjeneralin Kurt von Shlajer, kancelari i fundit i Gjermanisë gjatë Republikës së Vajmarit, që u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij së bashku me gruan e tij.

Von Papen mbijetoi vetëm sepse Hitleri kishte frikë nga një reagim negativ brenda dhe jashtë vendit, nëse vritej një shtetar i kalibrit të tij. Prestigji nuk i dha atij kurrfarë mbrojtje. Më 1 korrik Hitleri, nën presionin e Gëringut dhe nazistëve të tjerë kryesorë, vendosi pushkatimin e ish-shokut të tij të ngushtë Rom.

Ai i dha atij mundësinë të vriste veten, por Rom refuzoi ta përdorë pistoletën që i dhanë 2 oficerë të SS në qelinë e burgut. Të nesërmen Hitleri njoftoi përfundimin e ?aksionit të pastrimit?, dhe më 13 korrik deklaroi në parlament se ishin vrarë gjithsej 74 njerëz. Por vlerësime të tjera flasin për mbi 200 të vrarë. Pavarësisht nga numri, ajo që hyri në histori si ?Nata e Thikave të Gjata?, e shndërroi Hitlerin në udhëheqësin absolut të Gjermanisë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.historyextra.com/period/20th-century/night-long-knives-hitler-rise-why-what-happened/





Lajmet e fundit nga