Ja si Google planifikon të na paralajmërojë, para se të godasë një tërmet
Një sistem i aftë që të zbulojë menjëherë një goditje sizmik...
76 vjet pas Ditës së Fitores ? kapitullimit gjerman më 8 maj 194 ? që i dha fund luftimeve fizike në Frontin Perëndimor në Luftën e Dytë Botërore ? mbeten ende jo pak mite dhe ide të gabuara mbi atë luftë. ?Time? pyeti historianin e Muzeut Kombëtar të Luftës së Dytë Botërore, Rob Sitino, se cilat janë mitet kryesore, me studimin e të cilave ai është marrë për shume vite. Si profesor i historisë ushtarake, Sitino është autor i 10 librave. Ja cilat janë sipas tij 5 mitet më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore:
Miti nr.1: Presidenti amerikan Ruzvelt, ishte informuar paraprakisht për sulmin mbi Pearl Harbor
Unë e quaj këtë mitin më të madh të Luftës së Dytë Botërore. Njerëzit janë të gatshëm të besojnë të gjitha llojet e teorive më të çmendura të konspiracionit. Por nuk ka asnjë dokument që të tregojë se Ruzvelti e dinte paraprakisht atë që do të ndodhte në Pearl Harbor.
Që në fillim, ka pasur një grup studiuesish ?revizionistë?, të cilët e kanë mbështetur këtë teori. Por libri i Xhon Toland në vitin 1982, që fliste për një ?Seaman Z?, që i dërgoi Uashingtonit një mesazh në lidhje me sulmin në Pearl Harbor, nuk u mor asnjëherë seriozisht.
Miti nr.2: Ervin Romel ose ?Dhelpra e Shkretëtirës?, ishte gjenerali më i madh gjerman i të gjitha kohërave
Romel ishte drejtues i një batalioni alpin këmbësorësh në Luftën e Parë Botërore. Ai e përsosi artin e sulmit të shpejtë dhe të befasishëm. Trupat e tij shfaqeshin papritmas mbi një kreshtë mali, duke zënë në befasi armikun e tyre. Kjo i dha atij vlerësime të mëdha nga eprorët.
Në periudhën midis 2 luftërave, ai dha mësim taktikat e luftës në akademitë ushtarake në Gjermani.
Ai tërhoqi vëmendjen e Hitlerit, dhe ishte ky i fundit që sponsorizoi plotësisht karrierën e tij, duke e bërë atë që ishte. Romel mori komandën e një force të madhe në Afrikën e Veriut, Afrika Korps. Aty ai i bë i njohur si ?Dhelpra e Shkretëtirës?, për shkak të manovrave të befasishme, sulmet e shpejta, dhe marshimet gjatë natës që e ngatërronin armikun.
Por ai nuk mundi që të fitojë asnjëherë ndonjë gjë të qëndrueshme. Për shembull, ai nuk arriti asnjëherë në Kanalin e Suezit. Dhe kjo sepse nuk i interesonte logjistika. Ai mendonte se logjistika dhe furnizimet, ishin problem i dikujt tjetër. Por logjistika është gjithçka në luftën në shkretëtirë.
Çdo shishe uji, çdo predhë, çdo serbator karburanti duhej të transportohej nga Evropa kontinentale. Akti i tij i fundit ishte të përpiqej të parandalonte ?D Day?, pushtimin nga aleatët perëndimorë më 6 qershor 1944, dhe ai dështoi plotësisht.
Miti nr.3: Hitleri ishte fajtori i vetëm për humbjen e Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore
Ky koncept gjendet në 90 për qind të librave të shkruar për luftën në Evropë. Sipas tyre çdo gabim, çdo kthesë e gabuar që bënë gjermanët, çdo sulm idiot që vendosën të ndërmerrnin, ishte një ide e Hitlerit. Mua do të më pëlqente që ta fajësoja për gjithçka Hitlerin.
Është e sigurt se ai e nisi Luftën e Dytë Botërore, dhe ai është autori i Holokaustit. Por ai nuk ishte përgjegjës për çdo vendim të gabuar që mori ushtria gjermane, pasi gjeneralët ishin në krah të Hitlerit në çdo hap. Kur gjeneralët gjermanë shkruan kujtimet e tyre pas luftës, krijuan fabulën se ?Hitleri na vuri që të gjithëve në rrezik?.
Por ata harrojnë entuziazmin me të cilin ata zbatuan planet e tij, dhe faktin që i qëndruan besnikë deri në fund. Zyrtarët e lartë gjermanë, gjeneralët, mbajnë një pjesë të madhe të përgjegjësisë për shpërthimin e luftës, vazhdimin e saj, dhe në fund për humbjen e saj nga Gjermania.
Miti nr.4: Japonia mund ta kishte fituar Luftën e Dytë Botërore, sikur përveç anijeve të kishte bombarduar edhe depozitat e naftës në Pearl Harbour
Unë mendoj se kjo mund ta vononte vetëm për disa muaj fitoren e SHBA-së. Japonia nuk donte të pushtonte Amerikën. Tokio dëshironte një lloj lufte të kufizuar:të shkatërronte flotën tonë dhe të ndërtonte një perandori të madhe në Paqësor, gjatë kohës që ne do të ishim duke e rindërtuar flotën tonë.
Kur të ishim gati për veprim, perimetri i mbrojtjes japoneze do të ishte aq i fortë, sa që Shtetet e Bashkuara nuk do të kishin vullnet për të luftuar përtej Paqësorit. Edhe nëse Japonia shkatërroi rezervuarët e karburantit, ne do t?i kishim rikuperuar shpejt ato.
Miti nr.5: Lufta e Dytë Botërore pati disa pika kthese
Nëse lexoni histori të Luftës së Dytë Botërore, autorët përmendin dhjetëra pika kthese. Në Paqësor, thuhet se kjo ndodhi në qershor të vitit 1942, kur forcat amerikane fundosën katër aeroplanmbajtëse japoneze në Miduej. Shumë të tjerë përmendin Stalingradin apo Betejën e Kurskut në vitin 1943. Por çështja është që nëse ka kaq shumë pika kthese në Luftën e Dytë Botërore, atëherë unë nuk jam i sigurt se ka pasur realisht ndonjë të tillë. / ?Time? ? Bota.al
Një sistem i aftë që të zbulojë menjëherë një goditje sizmik...
Nga Abhijit Banerjee & Esther Duflo “The New York Times”Do t...
Nga Jessica Maddox “The Hill”Të mërkurën, Bordi i Mbikëqyrje...
5 maj 1821 Napoleoni mbyll sytë përgjithmonë në ishullin-bur...
Nga Angelo Codevilla “The American Greatness”Çfarë po bëjnë ...
Nga Robin McKie, Ashley Kirk, Michael Safi, Hannah Ellis-Pet...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”Lajmi i vdekjes së Napoleon ...
Mungesa e ndjeshmërisë tek disa njerëz, kurrë nuk do të resh...
Nga Matias Bauso “Riot Times Online”Në vitin 1969, Albert Pa...
Ndonjëherë, ndryshimi i botës do të thotë thyerje e rregulla...
Nga Paul Schmidt &Vedran Dzihic “London School of Economics”...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden, e përshkroi p...
Nga Mihir Sharma “Bloomberg”Kriza e vitit 2008 e testoi glob...
Në orët e para të mëngjesit të 26 Prillit 1986, shpërtheu ce...
Lorenzo Vita “Il Giornale”Rusia zhvendos sërish trupat e saj...
Nga John Burn-Murdoch “Financial Times”Është e lehtë të arri...
Nga Dimitri A.Simes “The American Convervative”Në fund të ja...
Pavarësisht nga lloji i klimës, peizazhit apo kushteve të tj...
Kur u kap në vitin 2001, Robert Hansen kishte fituar mbi 1 m...
Nga Kevin D.Williamson “National Riview”Profesori Riçard Ulf...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...